17-thasë me lëndë narkotike, janë gjetur në hidrovorin Shllinzes në Kurbin. Ka qenë punonjësi i hidrovoit i cili ka parë disa thasë të mbushur të cilët kishin ngecur në zgara.
 
Pasi është afrua ai ka konstatur se brenda tyre kishte sasi lëndësh narkotike dhe menjëherë ka lajmëruar policinë e Kurbinit.
 
Këta të fundit janë nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes, duke nisur verifikimet.
 
Thasët me lëndë narkotike janë marrë nga policia, e cila ka nisur menjëherë hetimet në lidhje me këtë rast.
 
Dyshimet janë se droga mund të jetë hedhur nga ndonjë banorë në kanalin e ujërave të larta nga frika e policisë, e cila një natë më parë po kryente kontrolle në zonen e Kurbinit.
 
Policia po merr në pyetje disa persona mes tyre dhe punonjësin e hidrovorit, për të mësuar me tepër detaje për ngjarjen.

[gallery]19264[/gallery]



dy.b/shqiptarja.com