KURBIN - Donte të kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën, aksidentohet për vdekje 13-vjeçarja. Ngjarja ka ndodhur passditen e së premtes në aksin rrugor Fushë-Krujë -Laç në kryqëzim të Gjormit në Kurbin ku 13-vjeçarja me inicialet L.T së bashku me mamanë e saj po tentonin të kalonin nga njëri krah i rrugës në anën tjetër por në këtë moment është përplasu nga një automjet i tipit Volksëagen – Golf i cili drejtohej nga Robert Arapi 38 vjeç.

E mitura është dërguar menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë, por plagët e rënda të marra nga aksidenti i kanë shkaktuar vdekjen. Ndërkohë policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.