Kurbin, kërcënoi me armë shokët
e punës, arrestohet 21-vjeçari

Kurbin, kërcënoi me armë shokët<br />e punës, arrestohet 21-vjeçari<br>
Policia e Lezhës ka arrestuar 21-vjeçarin Mikel Gjonaj, i cili ka kërcënuar shokët e tij të punës duke qëlluar me pushkë në ajër.

21-vjeçari nga fshati Drojë i Kurbinit ka kanosur me armë punonjësit e një guroreje, por policia ka ndërhyrë në kohë dhe ka arrestuar Gjonajn dhe ka sekuestruar armën dhe 10 gram kanabis.

Gjithashtu në vendin e ngjarjes grupi hetimor gjeti dhe sekuestroi 3 gëzhoja.
PUSHKE

Kurbin, Lezhë
Policia parandalon një krim të rëndë, arreston autorin e dyshuar dhe kap armën.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë shtetasin Mikel Gjonaj, 21 vjeç, banues në Fashti Drojë, Kurbin.

Arrestimi në flagrancë i tij u krye pasi ka qëlluar me armë në ajer dhe ka kanosur për motive të dobëta disa punonjes të një firme guroreje, ku ishte i punësuar.

Ndërhyrja në kohe e shërbimeve të Policisë së Kurbinit parandaluan konfliktin, si dhe kapen shtetasin së bashku me armën e zjarrit tip pushkë.

Gjatë kontrollit fizik Policia i gjeti në trup edhe 10 gr kanabis.

Në vendin e ngjarjes grupi hetimor gjeti dhe sekuestroi 3 gëzhoja.

Materialet në ngarktim të këtij shtetasi i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprat penale “Kanosja", “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Mat/ I vuri zjarrin tokës, por u dogj dhe vetë! Ndërron jetë në spital i moshuari

Mat/ I vuri zjarrin tokës, por u dogj dhe vetë! Ndërron jetë në spital i moshuari