Një krim brenda familjes është regjistruar mëngjesin e sotëm në Kurbin. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zhejë, ku vjehrri ka vrarë nusen e djalit për arsye banale.
 
Bëhet fjalë për 75-vjeçarin Ndoc Tota i cili ka vrarë me levë nusen e djalit, 41-vjeçaren Vera Tota.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se vjehrri ankohej vazhdimisht për mos shërbimin nga nusja, që dyshohet dhe të ketë qenë shkaku i vrasjes.
 
Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit, ku mendohet se nusja nuk i ka shërbyer kafenë vjehrrit.

vera tota

vera tota
Viktima Vera Tota

Fëmijët ndodheshin në gjumë, burri në punë
Bashkëshorti i viktimës mësohet se nuk ndodhej në shtëpi pasi punonte si polic privat(roje) gjatë natës. Rreth orës 5 ai ka mbërritur në shtëpi dhe ka gjetur gruan të vdekur ndërsa babai(autori) ishte larguar nga banesa.
 
Në momentin e vrasjes makabre dy fëmijët e viktimës 7 dhe 12-vjeç kanë qenë në gjumë. 
 
Grupi hetimor ka mbërritur vendngjarje dhe po vazhdon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

vrasje kurbin

vrasje kurbin
(Banesa ku ndodhi ngjarja)

Redaksia Online
B.B/Shqiotarja.com