Aksident në Mamurras, makina përplas për vdekje drejtuesin e motorit! Arrestohet shoferi (VIDEO)

LEZHË- Një 45-vjeçar humbi jetën, pasi motoçikleta me të cilën po udhëtonte u përplas me një automjet.

Aksidenti ndodhi rreth orës 8 e 30 minuta të së dielës në aksin e vjetër Laç-Mamurras, ndërsa viktimë mbeti shtetasi Besim Seli, banues në Gjorm të Kurbinit.

Sipas të dhënave 45-vjeçari i cili po lëvizte me motoçiklete u përplas nga një automjet automjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin Agis Vathi.

Goditja ka qenë e fortë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme drejtuesit të motoçikletës, ndërsa pas aksidentit automjeti tip "Benz" doli nga rruga dhe përfundoj në një kanal.

Policia sakaq ka arrestuar drejtuesin e mjeti tip "Benz" shtetasi Agis Vathi,i cili ishte larguar nga vendngjarja dhe është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë grupi hetimor i cili mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti që i mori jetën 45-vjeçarit Besim Seli.

M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Përplasja me SHBA-të, sipas jush a duhet ta përjashtojë Basha nga grupi i PD-së Sali Berishën?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Ylli i futbollit, Michael Ballack humb tragjikisht të birin në moshën 18-vjeçare