Policia e Kurbinit në Lezhë ka zbuluar një bazë falsifikimi të dokumenteve ndërkohë që në pranga kanë rënë dy persona që prodhonin dokumente të ndryshme si dokumente shkolllore dhe të tjera.

Sipas policisë, baza e falsifikimit është zbuluar pas operacionit të koduar “Piktori” ku u dokumentua veprimtaria kriminale e prodhimit të dokumenteve të ndryshme  të falsifikuara kundrejt vlerave monetare.

Në pranga kanë rënë Mark Gjinaj 52-vjeç, banues në Kurbin dhe Fatmir  Braha 45-vjeç, banues në Durrës ku në banesën e Gjinajt janë gjetur një sasi baze materiale  që dyshohen se përdoreshin për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara dhe janë gjetur e sekuestruar edhe dokumente e  materiale të ndryshme të  cilat dyshohet se përdoreshin  nga  ana e tyre, si modele falsifikimi.

baza e falsifikimit ne lezhe

baza e falsifikimit ne lezhe

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)