Forcat Peshmerge kanë nisur një operacion çlirimi të disa zonave në rajonin verior të Irakut.
Raportimet nga zonat e nxehta të luftës në Lindjen e Mesme thonë se forcat e armatosura kurde kanë nisur një operacion sulmi të ashpër me artileri të rëndë mbi fortesat e organizatës terroriste ISIS në në rajonin e Mosulit.
Përleshjet në disa fronte në rajonin në fjalë vazhdojnë akoma, ndërsa Peshmerget çliruan disa pjesë të qytetit. Në të njëjtën kohë, të udhëhequra nga forcat e koalicionit të SHBA-të ata kërkuan mbështetje në sulmet ajrore ndaj fortesave të militantëve ekstremistë.
Si pasojë e sulmeve ajrore të koalicionit Amerikan mendohet se janë vrarë 50 xhihadistë vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Koban, në qytetin kufitar mes Sirisë, Irakut dhe Turqisë.
Ky lajm bëhet me dije nga Observatori Ndërkombëtar për të drejtat e njerëzve në Siri, ONDUS, të cilët thonë se ky është bilanci më I rëndë në humbjen e forcave të ISIS që prej kohës kur tenton të pushtojë Kobanin.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com