Kursi ‘djallëzor’ mund Bankën e Shqipërisë, edhe pse bleu valutë përgjatë dy muajve euro vijoi zhvlerësimin

Kursi ‘djallëzor’ mund Bankën e Shqipërisë, edhe pse bleu valutë përgjatë dy muajve euro vijoi zhvlerësimin

Banka e Shqipërisë dhe Euro

“Kursi i këmbimit është shumë djallëzor”, tha guvernatori Gent Sejko në Kuvendin e Shqipërisë më 19 korrik.

‘Djallëzisë’ së kursit të këmbimit, Banka e Shqipërisë mesa duket nuk po i bën dot ballë, pavarësisht se ka ndërhyrë disa herë gjatë vitit për ta stabilizuar.  Si rezultat i zhvlerësimit të fortë të euros, banka ka ndërhyrë në treg duke blerë valutë përgjatë dy muajve maj-qershor, me qëllim që të normalizonte tregun, në atë periudhë euro luhatej në 100 lekë.

“Në 6-mujorin e parë të vitit ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë në tregun valutor, më të theksuara në periudhën maj-qershor, kanë qenë të fokusuara në ruajtjen e stabilitetit të kursit të këmbimit midis Lekut dhe Euros, duke siguruar që lëvizjet në nivelin e kursit të këmbimit të jenë graduale”, thotë Banka e Shqipërisë.

Por këto ndërhyrje nuk kanë rezultuar të suksesshme pasi euro është zhvlerësuar edhe më shumë përgjatë korrikut dhe gusht, dhe prej mesit të gushtit ka zbritur në 99 lekë. Ndërkohë këtë të premte euro ka fituar +0.48 pikë, dhe po këmbehet me 100.1 lekë. Një rritje e tillë kaq e papritur lë vend për dyshime për ndërhyrje të tjera të bankës së Shqipërisë, kjo blerje nëse është bërë njoftohet 3 muaj më vonë.

Banka thotë se zhvlerësimi i euros është përshpejtuar nga rritja e investimeve të huaja, dërgesat e emigrantëve dhe nisja më shpejt e sezonit turistik që ka shtuar sasinë e valutës në treg. Ndaj i bën thirrje bizneseve dhe qytetarëve që të ulin ekspozimin nga përdorimit të Euros pasi kursi paraqet rreziqe.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarjet e fundit në vend ju shqetësojnë për nivelin e sigurisë?



×

Lajmi i fundit

Qëllohet me armë zjarri në drejtim të një makine të blinduar në Vaun e Dejës! Braktiset mjeti

Qëllohet me armë zjarri në drejtim të një makine të blinduar në Vaun e Dejës! Braktiset mjeti