Bushat/ Qëllohet me armë drejt një ‘Audi’, dyshohet se ka pasur shkëmbim zjarri nga dy makina! Gjenden 10 gëzhoja! S’ka të lënduar

SHKODËR- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në fshatin Rranxë në Bushat, ku është qëlluar në drejtim të një makine të parkuar tip Audi me targa të huaja.

Policia thotë se nuk ka persona të dëmtuar, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur 10 gëzhoja.

Ende nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur, por dyshohet se është qëlluar me armë nga dy makina të ndryshme dhe më pas protagonistët e kësaj ngjarjeje janë larguar.

'Rreth orës 18:55, në fshatin Rrenxa, Bushat, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti të parkuar. Nuk ka persona të dëmtuar. 

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. 

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen  e rrethanave, identifikimin e autorit dhe  dokumentimin ligjor të rastit.'- njofton policia.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kiras: 23/08/2024 22:03

    Ku jeni trimat e dobraqit pse ikni vrap

    Përgjigju
  • Hff: 23/08/2024 21:55

    Asnje nuk eshte i paprekshem kur ju bie ne qafe tjerve

    Përgjigju
  • Dobraci: 23/08/2024 21:54

    Safet ruju se e hangre

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarjet e fundit në vend ju shqetësojnë për nivelin e sigurisë?



×

Lajmi i fundit

Biseda telefonike e Biden me Netanyahun, presidenti amerikan i kërkoi të tërheqë trupat nga një pjesë e kufirit Egjipt-Gaza

Biseda telefonike e Biden me Netanyahun, presidenti amerikan i kërkoi të tërheqë trupat nga një pjesë e kufirit Egjipt-Gaza