Dialogu me Serbinë, Kurti takim me Borrell e Lajçak në Munih: Domosdoshmëri nënshkrimi i marrëveshjeve

Dialogu me Serbinë, Kurti takim me Borrell e Lajçak në Munih: Domosdoshmëri nënshkrimi i marrëveshjeve

Albin Kurti në takim me Josep Borrell

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me shefin e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, si dhe të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Në fokus të diskutimeve ka qenë procesi i dialogut dhe normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në takim ka qenë edhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, pasi të dy ndodhen në Konferencën e Sigurisë në Munih. Kryeministri e Kosovës ka zbardhur edhe qëndrimin e Kurtit në takim, i cili ka thënë se nënshkrimi i marrëveshjeve është i nevojshëm si garanci se dp të zbatohen, si edhe për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Në dritën e shkeljeve të vazhdueshme nga Serbia, sulmit terrorist dhe paramilitar në Banjskë ndaj integritetit territorial të Kosovës dhe sigurisë kombëtare, letrave dhe deklaratave të vazhdueshme publike për mosdetyrimin ligjor të marrëveshjes për Serbinë dhe për moszbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike të arritur në Bruksel dhe Aneksit të saj në Ohër, nënshkrimi i marrëveshjeve është bërë i nevojshëm si garanci e respektimit dhe zbatimit të plotë të tyre, drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve”, ka thënë Kurti.

Po ashtu, Kurti i ka kërkuar Borrellit dhe Lajçakut heqjen e masave të vendosura nga BE-ja, për të cilat qeveria e Kosovës thotë se janë të padrejta.

Në Munih ndodhet edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç. Por, një takim i përbashkët mes Kurtit dhe Vuçiçit me ndërmjetësin evropian të dialogut, nuk është në axhendë.

Që nga viti 2011, BE-ja e ndërmjetëson dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Ky proces mbështetet edhe nga Shtetet e Bashkuara.

Vitin e kaluar, palët arritën Marrëveshjen në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe Aneksin për zbatimin e saj. Pavarësisht trysnisë ndërkombëtare që palët të zbatojnë marrëveshjen, blloku evropian ka thënë se ajo nuk po zbatohet. BE-ja ka thënë se marrëveshja, që nuk është nënshkruar, është obligative për palët.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë