Foto nga takimi i Albin Kurtit me kongresistët amerikanë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim delegacionin e kongresistëve amerikanë, Keith Self, kryetar i Nënkomisionit për Evropën në Komisionin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Suhas Subramanyam, anëtar i Nënkomisionit për Çështje Ushtarake dhe të Jashtme.
Siç njofton Zyra për media e Kryeministrisë, temat kryesore për të cilat foli kryeministri në detyrë Kurti, kanë qenë mbrojtja, përkatësisht paqja dhe siguria në rajon.
“Ai e falënderoi delegacionin për përkrahjen për anëtarësim në NATO, në veçanti për Rezolutat 1246 dhe 1250 të Dhomës së Përfaqësuesve, të cilat mbështesin aspiratat e Republikës së Kosovës për t’u bërë pjesë e Aleancës Veri-Atlantike dhe bëjnë thirrje që forcat amerikane të vazhdojnë të kontribuojnë në kuadër të KFOR-it”, njofton ZKM.
Në këtë takim, Kurti diskutoi edhe për përputhshmërinë në politikën e jashtme.
“Po ashtu, ai diskutoi për investimet e Kosovës në mbrojtje dhe për tema të tjera, si zhvillimi i teknologjisë në vend, ku foli për rritjen e bashkëpunimit ekonomik në këtë fushë dhe në tregti në përgjithësi, si dhe për reformat në fushën e arsimit”, thuhet në komunikatë.
Sa i përket Luginës së Preshevës, kryeministri në detyrë Kurti ka deklaruar se duhet të ketë të drejta të krahasueshme për pakicat në të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Lajmi kryesor:
Kosovë/ Pas vizitës në Luginën e Preshevës, delegacioni i kongresmenëve amerikanë takohet me Kurtin e Haxhiun






