Filmi “Shame and Money” me regji nga Visar Morina, ka fituar fiton çmimin e Jurisë së Madhe në festivalin e filmit Sundance.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar ekipin shqiptar që fituan çmimin kryesor.

“Ky vit nisi edhe më mirë se mbarë për kinematografinë tonë. Filmi ‘Shame and Money’ (Shabani dhe Hatixhja) i regjisorit Visar Morina ka fituar Çmimin e madh të Jurisë, Seksioni Ndërkombëtar-Dramë (Ëorld Cinema Grand Jury Prize: Dramatic) në Sundance Film Festival”, ka shkruar Kurti në Facebook.

“Ky është çmimi më prestigjioz për filmat ndërkombëtarë në festivalin më të njohur në botë për kinemanë e pavarur”.

“Filmat ‘Babai’ dhe ‘Exil’ të Visar Morinës i kam parë. Mezi pres ta shoh edhe këtë të tretin. Urimet më të përzemërta ekipit realizues!” ka vijuar ai.