Kurti: Zgjerimi i BE-së, përgjigjja më e mirë ndaj atyre që kërcënojnë paqen

Kurti: Zgjerimi i BE-së, përgjigjja më e mirë ndaj atyre që kërcënojnë paqen

1726774703_albinkurti.JPG

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se zgjerimi i Bashkimit Evropian është përgjigjja më e mirë ndaj atyre që kërcënojnë paqen dhe unitetin e Evropës.

Në një postim në rrjetin X, Kurti ka shkruar se gjatë takimit të sotëm ka falënderuar presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen për mbështetjen e saj për Ballkanin Perëndimor.

Kosova është e etur për t'u bashkuar në "garën për në krye" në një proces anëtarësimi të bazuar në merita. Me zgjerimin e kthyer në agjendën e BE-së, ne presim me padurim marrjen e statusit të kandidatit dhe pyetësorit, pasi angazhimi ynë ndaj reformave, zhvillimit dhe demokracisë vetëm sa bëhet më i fortë”, ka shkruar Kurti.

Ndryshe, presidentja e KE-së Ursula von der Leyen ka pritur sot në një drekë pune liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, në mesin e tyre edhe kryeministrin Kurti./Kosovapress


Lajmi kryesor:

Albin Kurti në Bruksel: Të hiqen masat e BE-së ndaj Kosovës, t’i jepet statusi i vendit kandidat


S.B/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament