Kush e krijoi frymën anti-Shqipëri në Kosovë me thirrjet: Mos pushoni në bregdetin shqiptar?

Kush e krijoi frymën anti-Shqipëri në Kosovë me thirrjet: Mos pushoni në bregdetin shqiptar?

Albin Kurti

“Mos shkoni për pushime në bregdetin shqiptar”, është thirrja që aktivistët e Vetëvendosjes dhe trushplarët e Albin Kurtit po shkruajnë në Facebook.

Gjysma e miqëve të mi në facebook janë shqiptarë nga Kosova.

Prej 20 vitesh kam mbështetur Lëvizjen Vetëvendosja me protesta, me njerëz, me mesazhe por edhe me vota duke i kërkuar aktivistëve KuqeZi të votonin Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen.

E gjitha në thelb kishte një motiv premtimin e Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes se do të afronte Kosovën me Shqipërinë dhe do realizonte parimin e vetë-vendosjes me referendum popullor, ku populli Kosoovës do votonte për bashkim me Shqipërinë.

Natyrisht që Albin Kurti gënjeu sepse ditën e dytë si kryeministër tha: “Nuk na lejon Kushtetuta dhe Amerika të bashkoheni”, a thua sikur këto të dyja nuk i dinte kur ishte në opozitë.

- Kur gënjen për premtimet thotë: “S’na lejon Amerika.”

- Kur do më shumë pushtet politik thotë: “Më ka votuar populli dhe jo ambasadori amerikan.”

Dy statdardet e Albin Kurtit kanë bërë që Kosova të largohet çdo ditë nga Shqipëria, qysh nga dita që ky njeri u zgjodh kryeministër.

Kurrë më parë nuk ka pasur kaq frymë anti-Shqipëri në Kosovë sa në dy vitet e Albin Kurtit.

Mjaftoi një letër e Edi Ramës për draftin e krizës në Kosovë dhe plasi fushata kundër Shqipërisë.

Çmenduri: Vetvendosja konsideron draftin e Francës miqësor dhe draftin e Shqipërisë armiqësor.

Fushata e Vetëvendosjes në rrjete sociale ka pushtuar opinionin me thirrjet:

“Mos shkoni për pushime në bregdetin shqiptarë”

Të dashur vëllezër shqipëtarë por edhe ju trushpëlarë, bregdeti shqiptar s’është pronë e Ramës por toka juaj e bekuar, është atdheu juaj.

Tokën na e ka dhuruar Zoti si kombi më vjetër në Europë. Toka s’është e Ramës dhe ju s’jeni bagëti lopësh e Albin Kurtit.

Shqipëria dhe Kosova janë të përhershme, Edi dhe Albini të përkohshëm.

Deti është i juaji, jo PS dhe VV.

Lëreni Albin Kurtin të shkoj se brenda dy vitesh e futi Kosovën në konfkikt me gjithë planetin.

Bill Klinton ju la një amanet:

“Ne luftën, Ju paqen”

Jetoni në paqe dhe hapuni me perëndimin.

Mos kafshoni dorën e nanës dhe babës që ju rriti.

Mos u izoloni në luftë me Amerikën, Europën dhe Shqipërinë.

Kosova shumë shpejt do bashkohet në Europë por do bashkohet edhe me Shqipërinë, por e sigurtë që kur të ndodh bashkimi aty nuk do jetë Albini.

Lëreni Albinin të mbytet në llumin e Vjosës, ndërkohë që Ju dhe familjet tuaja të pushojnë të lumtur në Detin Jon dhe në bregdetin tonë.

Lëreni Albinin të vetë-fundoset në lumin Vollga.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ethem Lalaj-MallaKASTRIOTI: 16/06/2023 11:34

    OK,K.SPAHIU: 1.Të ndjek me vëmendje edhe pse në Gjermani kontribuon për vëndin në TV e Fb..! 2.A.Kurti po zbaton porosit e S.Berishës dhe do të përfundoi si Ai.Ai,Sb dhe E.Hoxha janë me mëndësi Komuniste të Stalinit 1953. 3.Edhe AK ka militant horra si Sb ndaj po shkrihen si kaposhi detit para pulës. 4.Është fatkeqsi që edhe në Kosovë nuk ka Opozitë alternativë siguro qeverisëse. 5.Na vjen keq që Sb fatkeqsi Kombëtare nuk po arrestohen nga SPAK i tredhur prej tij 92,ku Ju thoni se Drejtësia në Shqipëri do të bëhet..!? Unë them se nuk do të bëhet kurrë sa të jet Sb gjallë dhe në politikë. -Të falënderoi.

    Përgjigju
  • Super Rrota: 16/06/2023 11:00

    Kreshnik Spahiu e krijoi frymën antiShqipëri nga hiçi, se kështu e ka kokën bosh.

    Përgjigju
  • Sehir muhabet: 16/06/2023 10:51

    Frymë anti Shqiperi thote gomori. Ku e sheh ti kete? Po me kë janë me Serboruset? Ik or hajvan.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja