Kush është biznesmeni VIP i arrestuar në Bllok/ Akuza: E ktheu lokalin në 'strofull' të kokainës me kamerierët 'sekserë' - Video

TIRANE - Një operacion i policisë ndjekur nga hetimet disa mujore të Prokurorisë së Tiranës ka nxjerrë në dritë se si një lokal mjaft i njohur në zonën e ish-bllokut në kryeqytet në rrugë "Vaso Pasha", ishte kthyer në ambient të përdorimit të kokainës nga ana e klientëve. Sipas hetimeve të kryera nga policia dhe prokuroria, skemën e drejtonte pronari i lokalit 'de Charme', por për të mos rënë në sy, kontaktet me klientët ja linte në dorë kamerierëve dhe banakierëve që punonin në clubin e natës. Shqiptarja.com mëson ekskluzivisht, se pronari i arrestuar është Orial Peçi, 38 vjeç.

Bashkë me të, në pranga ranë edhe tre persona të tjerë: Administratori i lokalit, Arbër Alkurtaj 22 vjeç, kamerieri Albi Llangozi dhe një klient të cilët ju gjet një thikë dhe 6 fishekë. Në gjendje të lirë po hetohen edhe tre persona të tjerë për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe për mbajtjen pa leje të armëve shpërthyese dhe i municionit. Veç të arrestuarve, në këtë operacion të koduar "Blloku", u shoqëruan edhe mjaft persona të pranishëm në lokal, mes të cilëve ishte edhe Dj i njohur, Vin Veli, momentin e shoqërimit të të cilit Shqiptarja.com e shfaqi ekskluzivisht edhe me pamje. Ai u lirua pasi dha dëshminë në Policinë e Tiranës për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Ndërhyrja në clubin e natës 'de Charme' u bë rreth orës 04.00 - 04.30 të mëngjesit të së shtunës. Ka qenë gjithçka e befasishme. Efektivët e seksionit të Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Tiranës në bashkëpunim me prokurorinë e kryeqytetit,  bënë kontroll të befasishëm në lokal me leje nga Gjykata e Tiranës. Si rezultat i operacionit, u bë e mundur të arrestohen në flagrancë pronari dhe të përfshirët e tjerë në këtë aktivitet kriminal të tregtimit të lëndës narkotike, kokainë.

Pronari i lokalit Orial Peçi dhe administratori i lokalit, Arbër Alukratj, akuzohen për veprat penale ”Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” kryer në bashkëpunim. Kamerieri i 'de Charme' Albi Llangozi 30 vjeç akuzohet për veprën penale 'prodhimi dhe shitja e narkotikëve'. Klienti i lokalit, 31-vjeçari me inicialet E.H, akuzohet për Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Droga e fshehur në banak, kamerieri hodhi në tokë shkrepësen me kokainë...Klienti me thikë dhe fishekë me vete

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve kishin marrë informacion se pronari i lokalit 'de Charme'  u shiste kokainë në doza të vogla klientëve të tij. Siç bën të ditur Policia e Tiranës, "për ushtrimin e këtij aktiviteti kriminal përdorte kamerierët dhe banakierët, të cilët mbanin kontakt të herëpashershëm me klientët e këtij lokali, për të mos rënë në sy".

Pas dokumentimit të këtij aktiviteti kriminal është siguruar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësore Tiranë lejimi i kontrollit të brendshëm dhe të jashtëm të lokalit, dhe si rezultat i kontrollit të befasishëm u bë kapja në flagrancë e personave të arrestuar duke tregtuar lëndë narkotike Kokainë.

Gjatë kontrollit të ushtuar, dy klientëve u është gjetur nga një dozë me kokainë. "Po gjatë kontrollit në brendësi të lokalit, në pjesën e fundit të banakut, në një ambient të veçuar, me hyrje nëpërmjet banakut janë konstatuar mbetje lëndë pluhur e bardhë e dyshuar Kokainë, e sende të tjera që shërbejnë për mbajtjen dhe përdorimin e lëndës narkotike", thotë Policia e Tiranës.

Në momentin e kontrollit nga Policia, kamerieri i lokalit Albi Llangozi ka hedhur në tokë një kuti shkrepëse me katër doza kokainë.

Në pjesën para banakut të lokalit është gjetur një qese brenda së cilës, ndodhej një leje drejtimi me emrin e 31-vjeçarit E. H, klient i lokalit, dhe një thikë me palosje e cila ishte hedhur në dysheme  nga E.H. Gjithashtu janë gjetur dhe sekuestruar edhe 9 fishekë luftarak, njofton policia. Hetimet për të arrestuarit do të ndiqen më tej nga Prokuroria e Tiranës.

Orial Peçi, 38 vjeç, pronar i 'de Charme' ka 100 % të aksioneve në shoqërinë "ITALBA BUSINESS" krijuar në 24 mars 2017 me kapital të deklaruar në QKB 4.080.000,00 lekë. Siç sqarohet në objektin e aktivitetit në Qendrën Kombëtare të Biznesit, Italba business ofron: "Bar, Restorant, hoteleri, menaxhim të bareve, restoranteve, dhe hotelerisë si dhe çdo lloj aktiviteti mbështetës në funksion të veprimtarisë kryesore. Tregti me shumicë e pakice, import, eksport e tranzit për artikuj industriale, lëndë të parë për përpunim bujqësor apo farmaceutik, makineri dhe makina të llojeve të ndryshme, pajisje elektrike të të gjitha llojeve, shtëpiake apo edhe industriale, pajisje elektro-mjekësore, pajisje teknologjike për të gjitha fushat, medikamente farmaceutike, produkte bujqësore, produkte fitosanitare, materiale ndërtimi të të gjitha llojeve, hidrokarbure të të gjitha llojeve shtypshkrime apo makineri të kësaj apo ndonjë fushe tjetër. Negocim për investime të ndryshme në të gjitha fushat midis privatëve të vendeve të ndryshme dhe sipërmarrësve në Shqipëri, midis subjekteve private dhe shtetit shqiptar, midis shteteve te tjera dhe organizmave të ndryshëm financues dhe qeverisë së Shqipërisë. Shoqëria ka te drejtë të kryejë gjithashtu çdo lloj aktiviteti tjetër të lejuar nga ligji shqiptar. Shërbime të ndryshme parkimi për automjete".

Mbi 'de Charme'

'de Charme' është një club nate mjaft i njohur në zonën e ish-bllokut. Lokali shpesh ka të ftuar Dj më të njohur dhe më 'In' të momentit, ndërsa nuk mungojnë edhe këngëtarët e ftuar që luajnë muzikë LIVE për klientët. Është lokali që kyçet i fundit në zonën e ish-bllokut, pasi festa vazhdon deri vonë në orët e para të mëngjesit. Me të njëjtin emër, 'de Charme' është edhe hoteli luksoz në pronësi të Orial Peçit, shumë pranë clubit në bllok.

 

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • free: 02/09/2019 23:16

    i ndershem shum ky surrati....ose hiqet sikur ia futen kamarieret....hajt se do e zhvasin mire i bon edhe ca vite mrena qe ti vijn mendt.

    Përgjigju
    • ani: 03/09/2019 05:39

      Neser del pa merak

  • Agim: 01/09/2019 22:30

    Mos na tregoni ndershmerine dhe miresine e tij si baba. Ai ka vite qe merret me droge dhe ka dhe nje dyqan celularesh perball ish ekspozites. Maskohet prej vitesh si celulare dhe shet kokaine. Edhe telefona shume pak ka ne dyqan.

    Përgjigju
    • Agim: 02/09/2019 17:54

      Po 10 copa per nate nga 50 i beri 500, sa rroga jote mujore. Ai me cel mund te jete marre por e ka pare qe ka kjo me shume leverdi. Ka vite qe ne dyqan shiste kokainen. Plus qe me shitje telefonash nuk krijon dot biznese sic ka bere ai. Ai e shet per njerezit edhe ska rendesi apo jo e pi vete. Kshu si thua ti eshte, ka plot sa te duash. Jam dakort.

    • Eni: 02/09/2019 10:20

      E ke super shum gabim Oriali nuk ka ngel te shesi copa per 50 mij lek ok! Nese ai e pi pervete esht pun tjeter dhe nese kamarieret kan neper xhepa tjeter pun prap por kta neper lajme sdin cfar te shpikin me par nuk esht ai lloj njeriu oriali por njerzit e mir nuk kan fat asnjeher ti ke horra e drrogaxhinjt me mijra gram neper kemb dhe nuk meren me ata por meren me copa turp i zotit po ky shtet esht nje shtet shk**t qe duan vetem lek,dhe sa per biznesin e telefonave te orialit esht marr qy ne mosh te vogel ok!

  • karidi: 01/09/2019 20:20

    Oriali eshte cun i perkryer, baba shembullor dhe biznesmen shume i nderuar. mese shesin kamarieret kokaine dhe bejn biznes tek biznesi i tij nuk eshte faji orjalit

    Përgjigju
    • Avra: 02/09/2019 01:14

      Tani qe e kapen mos e mbro kot se eshte turp. Mund ta kesh njeriun tend por veshtire se gjen biznesmene te nderuar sidomos ne fushen e Bar Kafeve lukzose. Megjithate kam pershtypjen se kete e ka dorezuar dikush qe do te tregoje se dhe antidroga punon ne bllok. Ligji antimafia duhet te veproje shpejt. Eshte e kollajte te vertetohet burimi i te ardhurave me shpenzimet dhe pasuria e vendosur. Baba " shembullor " qe mireqenjen e femijes e bazon ne shitjen e droges nuk mund te kete. Droga sjell viktima si tek ata qe e perdorin dhe tek ata qe e tregtojne ne sasi te medha dhe te vogla. Sa familje mund te kete shkatruar ky duke ju shitur droge te tjereve? Do bej mire te bashkepunoje ndryshe 7 - 9 vite i ka te sigurta me dy akuzat qe ka.

    • Enea: 01/09/2019 22:49

      Cfare thua more Tano Karidi, ironi e holle kjo e jotja hahaha e paskan marre ne qafe kamarieret hahaha komplot nderkombetar hahaha

  • Vera: 01/09/2019 20:12

    Edhe une per marijuanen mendova,,ajo te behet legale si ne amerike....

    Përgjigju
  • Moj: 01/09/2019 19:49

    Ku e paske legale drogen ti mi zemra. N.E. kolorado dea ta mat koken me fije peri. Spo flasim per bar/weed/marijuana Po flasim per kokaine. Shpresoj te denohem dhe te behet shembull por ai do lirohet si gjithe te tjeret I shkreti kamarier thuaj.

    Përgjigju
  • vera: 01/09/2019 19:09

    ORE ,,DROGA NE HOLLANDE DHE NE DISA SHTETE NE AMERIKE ESHTE LEGALE,,,SHITET NE DYQAN NE COLORADO,,PSE TE MOS LEGALIZOHET DHE KETU,,,NE MAQEDONI ESHTE LEGALIZUAR.MOS DENONI NJEREZIT KOT PER SHITJE BARISHTESH....//

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Ambasadori i Rumanisë: Shqipëria punë të mirë për kapitujt e integrimit! Reforma në drejtësi të jetë në ‘shërbim’ të shqiptarëve

Ambasadori i Rumanisë: Shqipëria punë të mirë për kapitujt e integrimit! Reforma në drejtësi të jetë në ‘shërbim’ të shqiptarëve