Identifikohet i burgosuri shqiptar që u gjet i vdekur në qelinë e Malandrinos në Greqi (EMRI)

Identifikohet i burgosuri shqiptar që u gjet i vdekur në qelinë e Malandrinos në Greqi (EMRI)

Foto ilustruese

Është identifikuar i burgosuri shqiptar që u gjet i pajetë në qelinë e Malandrinos në Greqi, në orët e para të mëngjesit të 1 dhjetorit. 

Sipas policisë, viktima është Armand Nuraj nga Fieri.

"Në orët e para të mëngjesit të datës 01.12.2024, janë gjetur pa shenja jete nga rojet e burgut në Malandrino, dy të dënuar (në të njëjtën qeli). Njëri nga ata është identifikuar shtetasi shqiptar Armand Qamil Nuraj, dtl. 06.07.1987, lindur në Fier”, njofton policia.

37 vjeçari ishte duke vuajtur dënimin për trafikim të lëndëve narkotike. Edhe pas ndihmës të dhënë, shqiptari nuk arriti të mbijetonte.

Aktualisht nuk ka të dhëna për ndonjë ngjarje kriminale, por gjithsesi autoritetet lokale të policisë janë duke kryer hetime.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!