Kush është ish-n/kryetari i komunës së Levanit i përfshirë në përplasjen brenda spitalit, edhe dy plagosje të tjera në 2014-ën

Kush është ish-n/kryetari i komunës së Levanit i përfshirë në përplasjen brenda spitalit, edhe dy plagosje të tjera në 2014-ën

FIER - Eqerem Braçe, i cili ka qenë nënkryetar i komunës së Levanit vite më parë, është një nga personat e përfshirë në përleshjen në Levan mes dy familjeve, që përfundoi në përdorimin e armës së zjarrit brenda në ambientet e urgjencës së spitalit të Fierit.

Ishte djali i tij, Daniel Braçe 21 vjeç, tashmë i arrestuar, që kur mbërriti në spital i mori armën nga brezi një polici në urgjencë duke qëlluar ndaj Aleksandër Zhapës, me të cilin ishin konfliktuar më herët jashtë një lokali në Levan, bashkë me djemtë e Zhupës.

Edhe vetë Eqerem Braçe përfundoi në spital, jo i plagosur, por u shtrua për shkak të problemeve me tensionin dhe zemrën. Teksa për këtë ngjarje, policia ende nuk ka zbardhur motivet dhe rrethanat, Eqerem Braçe nuk është një emër i panjohur për uniformat blu, dhe jo vetëm. Në mars të 2014-ës, kur Eqerem Braçe ishte nënkryetar i Komunës së Levanit, ai ka plagosur me armë dy persona, kushërinj me njëri-tjetrin. Klodian dhe Besnik Aliaj po udhëtonin me makinë e tyre tip Land Rover në afërsi të komunës kur në drejtim të tyre është qëlluar me pistoletë nga Braçe. Por ky nuk është posti i vetëm politik që Braçe ka pasur. Në 2015-ën ai u emërua drejtor i Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë, por u largua nga ky post pas denoncimit që bëri në atë kohë Partia Demokratike.

Inicialet e Eqerem Braçes ishin në njoftimin e parë zyrtar që policia e Fierit solli për ngjarjen, dhe aty flitej se ai ishte person i përfshirë në momentin kur i është marrë arma policit, me të cilën u plagos Aleksandër Zhapa, ngjarje për të cilën fillimisht raportohej se Braçe u shoqërua në polici.

"Në Urgjencën e spitalit një prej shoqërueseve të të dëmtuarve i ka marrë armën e zjarrit nga brezi punonjësit të policisë, i cili po ndihmonte për të futur të plagosurit në Urgjencë dhe ka plagosur me armë zjarri një prej familjarëve të palës tjetër, shtetasin A.ZH. Në ndihmë të punonjësve të Policisë kanë shkuar menjëherë forca të shumta policie duke kanë bërë bllokimin e dy shtetasve E.B. e D.B. dhe shoqërimin në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë për veprime të mëtejshme", shkruhej në njoftimin e parë të policisë.

Por në njoftim të dytë të Policisë së Shtetit, si personat që i kanë marrë armën policit, jepen emrat e Gentjan dhe Daniel Braçes (ky i fundit djali i Eqerem Braçes), ndërkohë që inicialet E.B të Eqerem Braçes, nuk figurojnë në këtë njoftim.

"U arrestuan D.B, 21 vjeç; G.B., 22 vjeç, të dy banues ne Levan, Fier, për veprat penale "Vrasje me dashje mbetur në tentativë", "Goditje për shkak detyrës të punonjësit të rendit publik", thuhet në njoftimin e dytë.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5

Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5