Kush është Loreen, këngëtarja suedeze që fitoi Eurovizion 2023 me ‘Tattoo’

Kush është Loreen, këngëtarja suedeze që fitoi Eurovizion 2023 me ‘Tattoo’

Loreen, fituesja e Eurovizion 2023

Bëri për vete publikun me këngën e saj “Tattoo”, dedikuar një dashurie që ka lënë gjurmë të pashlyeshme. Loreen, përfaqësuesja e Suedisë në Eurosong 2023, e datëlindjes 1983, u rendit mbrëmjen e së shtunës si fituesja për herë të dytë e këtij kompeticioni, pas fitores në 2012-ën me “Euphoria”

Lorine Zineb Nora Talhaoui e njohur si Loreen ka lindur në Stokholm në 16 tetor të vitit 1983. Është një artiste poliedrike, ka interpretuar në filmin “Vinterviken”, por është edhe e njohur si aktiviste politike. 39-vjeccarja është e fejuar me fotografin Charli Ljung. Profili i saj në Instagram është loreenofficial, dhe numëron thuajse gjysmë milioni ndjekës. Shumë prej fotografive të publikuara janë bërë nga partneri i saj.

Sa i përket aktivizmit politik, sicc shkruan “fanpage.it”, në vitin 2012 gjatë pjesëmarrjes në Azerbajxhan, dënoi dhunimin e të drejtave njerëzore në atë vend, dhe ka qenë edhe ambasadore për komitetin suedez të Afganistanit. Vitin e kaluar ajo performoi për eventin bamirës Sverige samlas och hjalper për Ukrainën.

Kënga “Tatto”, me të cilën këngëtarja përfaqësoi Suedinë, flet për dhimbjen dhe dashurinë, dhe bëhet fjalë për zhanrin dance-pop. Kënga flet për një lidhje romantike të trazuar, për të cilën artistja lufton: “Tatto”, ose tatuazh si simbol i dashurisë së pashlyeshme. /Fanpage.it/


Lajmi kryesor:

Suedia bën historinë, fiton për të shtatën herë Eurovision! Loreen këngëtarja e vetme që e fiton dy herë! Albina Kelmendi e Shqipërisë në vendin e 22


A.D/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Mbytja e nënës bashkë me 3 fëmijët në lumin Buna, kreu i KMSH: Ngjarja tregon se familja shqiptare është në krizë

Mbytja e nënës bashkë me 3 fëmijët në lumin Buna, kreu i KMSH: Ngjarja tregon se familja shqiptare është në krizë