Kush është ‘Roni i Shijakut’, 48-vjeçari që u arrestua sot në Durrës, dyshohet se porositi heroinën në Has (E shkuara kriminale)

Kush është ‘Roni i Shijakut’, 48-vjeçari që u arrestua sot në Durrës, dyshohet se porositi heroinën në Has (E shkuara kriminale)

Pamje nga laboratori i drogës në Has dhe një pjesë e heroinës së sekuestruar

Hekuran Hoxha, 48-vjeçari që u arrestua sot në Shijak mësohet se është koka e grupit të Shijakut, të arrestuar në muajin tetor në kuadër të operacionit Volvo 4. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Hekuran Hoxha i njohur ndryshe si “Roni i Shijakut”, dyshohet se ka qenë porositësi i heroinës që prodhohej në laboratorin e Hasit, ku u gjetën 250 kilogramë heroinë bashkë me përzierësit. (Lexo këtu), ku u arrestuan 5 persona.

Sipas prokurorisë Saimir Gjepali, (i shpallur në kërkim),  dhe Hekuran Hoxha, janë dy kontaktet e biznesmenit Admir Hoxha, ende në kërkim, që akuzohet si njeriu që udhëhoqi ngritjen e laboratorit të heroinës. 

Si u arrestua Hekuran Hoxha?

Mësohet se pasi janë analizuar të gjitha provat nga prokuroria si edhe janë hetuar dhe verifikuar të gjitha përgjimet dhe bisedat telefonike, prokuroria ka dalë në përfundimin se Hekuran Hoxha porosiste heroinën në Has.

Hoxha mësohet se është arrestuar në vitin 2011 si pjesë e një grupi që trafikonte heroinë nga Turqia drejt Europës. Ai është arrestuar edhe në vitin 2009, bashkë me 4 persona të tjerë, ku 5 të arrestuarit u etiketuan si “5 bosët e Shijakut”, pasi kishin mundur të trafikonin rreth 488 kg heroine nga Shqipëria drejt Italisë. Bashkë me Hekuran Hoxhën, në 2009 u arrestuan edhe Alket Hatija i njohur si “Zoti i drogës”, si edhe  Fatbardh Hoxha, Mentor Shehu dhe Saimir Gjepali, që të gjithë nga Shijaku.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)