Mirela Ferracaku mund të bëhet deputetja më e re e Kuvendit, pasi mandati i Mark Frrokut mund t’i kalojë pikërisht asaj, e cila ndodhet e treta në listën e kandidatëve të Partisë Kristian Demokrate për Qarkun e Shkodrës.

I dyti në listë është vëllai i Markut, Arben Frroku, i cili ndodhet në arrati dhe është dënuar nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisarit, Dritan Lamaj.

Në bazë të Kodit Zgjedhor mandati i kalon Mirela Ferracakut, e cila në fakt rezulton një emër i panjohur për politikën, botën akademike apo shoqërinë civile.
I vetmi fakt që dihet për Ferracakun deri tani është se ka lindur në vitin 1983.

PKD /  LISTAT E KANDIDATEVE PER DEPUTET QARKU SHKODER 

1. MARK PRENG FRROKU
2. ARBEN PRENG FRROKU
3. MIRELA RIZA FERRACAKU
4. NDOKE GJELOSH KOLA
5. ANILA SHEVQET FERLUSHKAJ
6. BARDHOK GJON QERSHIA
7. MARK VLASJ FILIPI
8. KRISTJANA NIK NIKAJ
9. VALENTINA PRENG PJETRI
10. FRAN NDUE CURRI
11. ERMAL GJERGJ TEMELI

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)