'Kush i dha zemër atentatorit?', Lefter Maliqi i del krahë prokurorit Ndoja, flet dhe për shpëtimin e Alvinit: Është Show

'Kush i dha zemër atentatorit?', Lefter Maliqi i del krahë prokurorit Ndoja, flet dhe për shpëtimin e Alvinit: Është Show

Deputeti Lefter Maliqi ka dalë në një deklaratë për mediat ku ka folur në lidhje me situatën politike në vend, duke hedhur akuza ndaj kryeministrit Rama. Sipas Maliqit, kryeministri Rama po qeveris me banda dhe ai nuk ndahet dot nga kriminelët dhe për këtë arsye e ka mbushur edhe Kuvendin me kriminelë.

Ndërkohë Maliqi ka folur edhe në lidhje me nxjerrjen e Alvin Berishës nga kampi famë keq në Siri duke e quajtur si një 'shfaqje' që bën Rama.

Më pas Maliqi është ndalur edhe tek atentati ndaj prokurorit Ndoja, duke i dalë në mbrojtje e duke thënë se sulmi ndaj tij u bë me indicie politike.

Maliqi shprehet se kryeministri ka mashtruar shqiptarët. Gjithashtu deputeti thotë se vendi është në alarm dhe se Rama drejton gishtin nga të gjithë por jo nga vetja. Në fund ai ka thënë se nuk i dhimbset as mandati në mënyrë që kryeministri Rama të largohet.

"Shpëtimi i Alvin Berishës është një Show. Kosova mori 110 veta nga Siria. Kemi para një kryeministër që mashtron. Premtoi 300 mijë vende punë sot kemi 1 milion shqiptarë të larguar. Vendi është në alarm kemi kryeministër që drejton gishtin ndaj prokurorëve që i quan kriminel. Mbi oficerët e policisë që që akuzojnë krimin dhe trafiqet. E quan horra e kriminel. I drejtohet Ndojit e quan bandit kriminel. Me pas çon zv kryeministrin për të shantazhuar prokurorin, për arrestimin e ish drejtorit të Kadastrës, dhe ndodh atentati dhe atëherë lind pyetja kush i dha forcë nipit të deputetit? Kemi vrasje kemi vrasës me pagesë. Më thoni në qytet që nuk ka grupe me krim të organizuar. Ryshfeti është rritur. Gjoba deri në 5 fish. Ky kryeministër i sëmurë nuk heq dot dorë nga kriminelët. I katërti do të dalë së shpejti. E kam burim të sigurt." ka thënë Maliqi.

"Mua nuk më dhimbset mandati i deputetit. Nuk pyes për kërcënime. Ky mafioz e shkatërroi këtë vend. Ky po tallet me burrat. Të iki pra ky të vij një femër. Ky është i sëmurë psiqik" ka shtruar më pas ai.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 07/11/2019 15:02

    Hahaha sjellje tipike e njerezve te frustruar qe kujtojne se s'kane vemendjen e duhur nga shoqeria dhe bejne dicka te jashtezakonshme ne sjellje, veshje apo look, per te rene ne sy. Shko o leshko se jane velur shqiptaret me kete lloj opozitarizmi qe kap nje foltore e thuaj budalliqe me oke qe te behesh lajm, eshte zero efekt per me teper thene nga nje kameleon si ty.

    Përgjigju
  • Vlora: 07/11/2019 14:06

    Mos o zot kush e beri deputet....Ne fakt ska faj populli se ky vajti nga lista jo nga vota.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur