E ftuar në ‘Why Not’ nga Roza Lati ajo ka treguar rreth fjalëve që qarkullojnë për pagesat që bashkëshorti i bën në lidhje me karrierën muzikore, përfshirë kompozitorin apo veshjet luksoze.
“Do isha mosmirënjohëse dhe e pavërtetë nëse do thoja se Besi nuk ka qenë një ndihmë e madhe për mua. Mirëpo që në fillim më ka thënë një shprehje që nuk do e harroj kurrë: Xhensila, unë ty do të të ndihmoj, do të të jap një dorë! Në rradhë të parë si shok, pastaj si partner që nesër të kesh dicka tënden dhe të mos i shtrish dorën askujt. Dhe unë jam këtu sot, punoj, kam koncertet e mia dhe cdo klip, cdo këngë, cdo veshje që shikoni janë shpenzim i imi.
Patjetër që kam dhe dhuratat nga partneri por më besoni që punoj fort për të patur gjërat e mia. Është shumë e rëndësishme të kesh një mbështetës shpirtëror pastaj material, sepse më pas do e quaja sponsor,” – tregoi ajo. Xhensila, si shpesh herë shprehet mirënjohëse që ka në krah një partner si Besi i cili njihet për zemërgjerësi, jo vetëm me të por me të gjithë.
d.c./shqiptarja.com