Kush ishte shkrimtari i parë në botë?

Kush ishte shkrimtari i parë në botë?

Foto ilustruese

Shkrimi më i vjetër i njohur daton më shumë se 5000 vjet në Mesopotaminë e lashtë, atje ku ndodhet sot Iraku. Por kush ka qenë shkrimtari i parë i njohur me emër? Zbulimet arkeologjike kanë zbuluar se shkrimi më i hershëm i njohur është shpikur rreth vitit 3400 Para Krishtit në një zonë të lashtë Mesopotamiane të njohur si Sumer, afër Gjirit Persik. Ky shkrim, i njohur si kuneiform, mori formën e shenjave në formë pyke, të bëra nëpërmjet një mjeti të mprehtë në argjilën e lagësht. Shumë njerëz mund të citojnë emrat e lashtësisëgreke si poetin epik Homeri, poeteshën lirike Safo apo historianin Herodot.

Megjithatë, një mijë e ca vite para këtyre figurave ishte princesha, priftëresha dhe poetja e njohur Enheduana thotë Erhan Tamur, kurator në Muzeun Metropolitan të Artit në Nju Jork. “Ajo është autorja e parë që ne e njohim me emër, dhe të cilën mund ta lidhim me një tekst ekzistues. Për pjesën më të madhe të letërsisë mesopotamiane, ne nuk i dimë autorët. Por ajo është një përjashtim”-thotë Benxhamin Foster, asiriolog në Universitetin e Jeilit. Enheduana ishte e bija e mbretit akadian Sargon, që jetoi nga viti 2334 deri në vitin 2279 Para Krishtit, thotë Tamur, që është bashkë–kurator i një ekspozite rreth Enheduanas me titull “Enheduana dhe gratë e Mesopotamisë në vitet 3400-2000 Para Krishtit” e hapur në tetor në Bibliotekën dhe Muzeun Morgan në Nju Jork, dhe që do të zgjasë deri në shkurtin e vitit të ardhshëm.

Rreth vitit 2300 para Krishtit, Sargoni bashkoi shumicën e Mesopotamisë nën sundimin e tij kur kultura akadiane e Mesopotamisë Veriore pushtoi sumerët e Mesopotamisë Jugore. Kjo hapi rrugën krijimit të Perandorisë Akadiane, perandorinë e parë në botë, apo koleksionit tështeteve nën një autoritet të vetëm, vuri në dukje Tamur. Sargoni emëroi vajzën e tij si kryepriftëreshë të perëndisë sumeriane të Hënës, Nana, në qytetin sumerian Ur, si pjesë e përpjekjeve të tij për të konsoliduar perandorinë e tij të re. Kur mori këtë rol, ajo mori emrin Enheduana, që në sumerisht do të thotë “priftëreshë e lartë, stoli e parajsës” thotë Tamur.

Si kryepriftëreshë e perëndisë së Hënës dhe përfaqësuese e babait të saj në Ur “ajo ishte qartazi një figurë shumë e rëndësishme në qytetin Ur, dhe pavarësisht këtyre përgjegjësive, ajo shkroi edh poezi”shton më tej eksperti. Bota moderne mësoi për herë të parë mbi Enheduanën nga mbetjet e një disku prej alabastri të zbuluar në vitin 1927 gjatë gërmimeve të arkeologut britanik Sër Leonard Uollej në Ur.Disku që ruhet sot në “Muzeun e Filadelfias në SHBA, përshkruan imazhin e Enheduanës në pjesën e përparme dhe e identifikon atë me emër në anën e pasme, ndërsa ajo i kushton një poezi perëndeshës sumeriane Inana, vajzës së Nanas, në tempullin e saj.

Disa nga poezitë e Enheduanës nderojnë Nanën. Megjithatë, priftëresha ishte shumë më e fokusuar pas Inanës, shtëpia e së cilës ishte ylli i mëngjesit dhe i mbrëmjes, ose Venusi, sipas ekspertes Beti De Shong Medor, autore e përkthimit në anglisht të poezive të Enheduanas. Në poezitë e saj, Inana barazohej me homologen e saj akadiane, Ishtar, perëndeshën e dashurisë dhe luftës. “Në shkrimet e priftëreshës, Inana është edhe e ashpër dhe mizore, por edhe dashur dhe e sjellshme, e aftë si për shkatërrim ashtu edhe për bujari”- vë në dukje Medor.

Poezitë e Enheduanas ishin të pasura me detaje autobiografike, si lufta e saj kundër Lugalanes, që ishte me shumë gjasa mbreti i Ur, i cili u përpoq ta largonte me forcë nga detyra. “Enheduana është shkrimtarja e parë që njohim, e cila ka përfshirë detaje autobiografike në veprën e saj. Përveç kësaj, ajo është autorja e parë që na tregon diçka se si i ka krijuar poezitë. Ajo e krahason aktin e krijimit letrar me lindjen e fëmijës, përdorimi i parë i njohur i kësaj metafore, që do të mbetet në përdorim për mijëvjeçarë në letërsinë botërore”- thotë Tamur./ Bota.al

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit