Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka reaguar ndaj statusit që ka bërë kryeministri Edi Rama në rrjetin social “Twitter”, ku bën të ditur qëndrimin e tij ndaj refuzimit që studentët i bënë ftesës për bashkëbisedim.

Në një postim në “Facebook”, Vokshi e cilëson kryeministrin Edi Rama si një njeri që ka “hasur sharra në gozhdë” me studentët të cilët sipas saj kërkojnë as më shumë e as më pak se të drejtat e tyre.

Duke u bazuar gjithnjë në atë çfarë ka shkruajtur Rama në “Twitter”, Vokshi shkruan se Rama po tërbohet se “s’po ja var askush asaj çka kazani i tij i llumit dhe intrigës gatuan”.

Postimi i plotë i deputetes së Partisë Demokratike, Albana Vokshi:

Vetë pyet, vetë përgjigjet, vetë bërtet e uluret, vetë qesh kot e vetë ngryset, vetë ofrohet e vetë vetë-refuzohet....

Po tërbohet se s'po ja var askush asaj cka kazani i tij i llumit dhe intrigës gatuan.

I ka hasur sharra në gozhdë me studentët e vendosur për të marrë as më shumë e as më pak vetëm të drejtat e tyre.

NUK DUAN LËMOSHËN QË DO T'U HEDHË KRYEMINISTRI POR DINJITOZË KËRKOJNË VETËM ATË QË ME LIGJ JU TAKON: TË DREJTËN PËR ARSIM CILËSOR E TË PËRBALLUESHËM.

#UnëJamMeStudentët

Postimi i plotë i deputetes së Partisë Demokratike, Albana Vokshi