Kush rreh gruan do dëbohet nga shtëpia pa vendim gjykate, nisma ligjore me masat e ashpra shkon në Kuvend

Ditë të zeza në horizont për burrat që dhunojnë gratë. Policia do të dëbojë nga banesa burrat që dhunojnë gratë pa pritur urdhrin e mbrojtjes që do të lëshohet me vendim gjykate. Kështu parashikon një tjetër nismë ligjore e depozituar për miratim në Kuvendin e Shqipërisë, me qëllim për të mbrojtur viktimat e dhunës në familje, përmes masave paraprake të menjëhershme, para se të vihet në lëvizje gjykata.

Projektligji është propozuar nga deputet e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka dhe Eglantina Gjermeni, duke ndryshuar ligjin e vitit 2006 për masat ndaj dhunës në marrëdhënie familje, ligj i cili është ndryshuar për herë të fundit në vitin 2018. Nisma shton një pikë në nenin 13 /1, të ligjit për masat dhunës në familje, tek masat urgjente për ndalim e dhunës. Konkretisht, kur nga kryerja e vlerësimit të riskut rezulton se dhuna e ushtruar paraqet rrezik për jetën, shëndetin dhe lirinë e anëtarëve të familjes, strukturat përgjegjëse për trajtimin e rasteve të dhunës në familje, pranë Policisë së Shtetit, marrin menjëherë masa për largimin e dhunuesit/es nga banesa derisa gjykata të nxjerrë urdhrin e menjëhershëm të mbrojtjes ose urdhrin e mbrojtjes.

Projektligji parashikon edhe ndryshimin e nenit 10 të ligjit në fuqi, duke përcaktuar që në krye që “si rregull, mbrojtja ndaj dhunës në familje, në zbatim të këtij ligji, do të sigurohet duke larguar menjëherë të paditurin (dhunuesin/en) nga banesa për një afat kohor të caktuar me urdhër të gjykatës dhe të mos e lejojë të rihyjë në banesë pa autorizimin e gjykatës”. Sipas dy deputeteve ‘nga te gjitha studimet mbi dhunën ndaj grave del si domosdoshmëri izolimi i dhunuesve dhe krijimi i një distance efektive midis dhunuesit dhe viktimës për të mos përsëritur dhunën”. Nisma parashikon gjithashtu marrjen e masave rehabilituese ndaj dhunuesve të alkoolizuar, të droguar ose me probleme të shëndetit mendor dhe monitorimi i ecurie së zbatimit të tyre. Në ligjin në fuqi këto pasa ishin evazive, ndërsa tani do të bëhen detyruese.

Dy deputetet kanë propozuar në të njëjtën kohë edhe një nismë për ndryshimin e Kodi Penal, duke parashikuar rritjen e dënim nga një deri në pesë vjet për ata që rrahin dhe ushtrojnë presion psikologjik mbi gratë, si dhe dy deri në 10 vjet burg për përsëritësit. Ndryshimet përfshijnë të këdo ushtron dhunë fizike dhe psikologjike ndaj personit që është bashkëshort, ish-bashkëshort, bashkëjetues apo ish-bashkëjetues, gjini e afërt ose krushqi e afërt ose në lidhje apo ish-lidhje intime me autorin e veprës penale, por në Shqipëri kryesisht, madje pothuajse në të gjitha rastet, janë burrat protagonistët e dhunës.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ligji i shqiptarit: 25/01/2020 10:15

    Keto nuk jane ligje,nje polici qe ka te drejten te veproje pa vendim gjykate nuk eshte pare as ne diktaturat me te egra,te behesh mesjetar per te garantuar te drejta eshte nje djallezi pervec se paaftesi per te krijuar qytetare te rregullt.keto jane nisma te pa shqyrtuara katercipesisht sepse mund te keqperdoren.drejtesia qe sherbehet nga padrejtesia nuk eshte drejtesi por dobicllek.

    Përgjigju
  • Gjorm: 22/01/2020 20:16

    Bravo dhe beni kontrolle te forta ne Vlore se vlonjatet i kalbene grate te rrahure!

    Përgjigju
  • Qytetari: 22/01/2020 14:51

    O deputete, e keni ne studim qe problemi eshte te moszbatimi i urdhrave te mbrojtjes, ate rregulloni ju.

    Përgjigju
  • Titi: 22/01/2020 12:33

    O te shkretet ne burrat, do plasin padite tani kot me kot ne raste divorci. Burra, mbajeni mire muhabetin me ndonje shok beqar qe te mos flini rruge e.

    Përgjigju
  • Tutu: 22/01/2020 12:19

    Cjane keto idiotlleqe....po sikur gruaja te vetrrihet si i behet... beni gjerat ligjore o deputete injorante dhe idiote...nuk mbrohen grate keshtu.. flitet per barazi gjinore...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngjarja më e pabesueshme dhe e jashtëzakonshme, në një Krishtlindje

Ngjarja më e pabesueshme dhe e jashtëzakonshme, në një Krishtlindje