Kushi publikon udhëzimin për fillimin e vitit të ri shkollor në sistemin parauniversitar: Risi anglishtja në klasë të parë

Kushi publikon udhëzimin për fillimin e vitit të ri shkollor në sistemin parauniversitar: Risi anglishtja në klasë të parë

Ministrja Evis Kushi

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi dhe Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj firmosën “Udhëzimin për vitin e ri shkollor 2021-2022 në sistemin parauniversitar”.

Kushi thotë se ky udhëzim orienton dhe ndihmon institucionet arsimore në zbatimin sa më efikas të politikave arsimore dhe krijimin e një mjedisi sa më miqësor dhe gjithëpërfshirës për të gjithë nxënësit.

‘Ky dokument prej 18 faqesh vë theksin tek nevoja e përsëritjes së temave mësimore të vitit të kaluar, zbatimin me përpikmëri të planeve mësimore për çdo nivel arsimor, zbatimin e politikave dhe strategjive ndërsektoriale, marrëveshjeve, nismave, programeve e projekteve në funksion të rritjes së cilësisë në sistemin arsimor parauniversitar.

Gjithashtu, në këtë udhëzim është përfshirë edhe futja për herë të parë e gjuhës angleze në klasat e para dhe trajnimin e mësuesve përkatës, regjistrimi me përparësi i fëmijëve me nevoja të veçanta, konsolidimi i shkollave si qendra komunitare, reduktimi i braktisjes shkollore, zbatimi i planeve për parandalimin e bulizmit dhe ekstremizmit, si dhe zbatimin e programit të ri të arteve, zejeve dhe sporteve.

Dokumenti është bashkëfirmosur edhe nga ministrja Anila Denaj sepse përmban edhe udhëzime të posaçme për institucionet e arsimit profesional.’- shkruan Kushi në rrjetet sociale.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Polici shantazhon qytetaren se do i publikonte fotot nudo kundrejt 3 mln lekëve, pezullohet nga detyra

Polici shantazhon qytetaren se do i publikonte fotot nudo kundrejt 3 mln lekëve, pezullohet nga detyra