Kushtetuesja rrëzoi herësin, juristi Ledio Braho për Report Tv: Duhet formule e re! Vakancat në Bashki? Duhet të presim vendimin e Kushtetueses për 'vendoret'

TIRANË-Vendimin i Gjykatës Kushtetuese për të shfuqizuar herësin kërkon sa më parë përcaktimin e një formule të re thotë për Report Tv, juristi Ledio Braho, i cili është edhe anëtar i Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ. Por sipas tij formula duhet të jetë e lexueshme dhe e zbatueshme për çdo qark pas një analize që i takon ta bëjë Kuvendi.

"Me këtë shfuqizim që ka bërë Gjykata Kushtetuese, sjell problematikë tjetër pasi nuk ka detyruar kuvendin e ardhshëm të bëjë plotësimin e normës juridike, mënyra se si është neni 163 sot, e bën të pa zbatueshëm shpërndarjen e mandateve, ndaj vetë ligjvënësi do të  ketë detyrim të bëjë ndryshime duke pasur parasysh edhe arsyetimin që ka bërë GJK. Duhet percaktuar një formulë tjetër tashmë për shpërndarjen e mandateve, një formulë e tillë që vota parapëlqyese të jetë e zbatueshme në cdo qark, pasi në qarqe të vogla ku numri është më i vogël, e për këtë duhet një analizë nga Kuvendi për të parë se sa është i zbatueshëm, që vota preferenciale të ketë realisht efekt", tha Braho.

Por si reflekton vendimi i Gjykatës Kushtetuese në kodin zgjedhor? Braho argumenton ngërçin që krijohet në zgjedhjet e ardhshme.

"Sistemi mund të mbetet si është, me lista të hapura, duke përfshirë një formulë të ndryshme nga kjo që është tashmë për votën preferenciale, pra herësi nuk mund të përllogaritet në këtë mënyrë, kalimi nga jo fitues në fitues nuk mund të behët si u bë në këto zgjedhje, por duhet një formulë ku herësi të jetë i thyeshëm në çdo qark. Partitë e kanë detyrim për të ulur dhe vendosur ndryshimet  në kodin zgjedhor. Por kështu siç është kodi nuk thyhet në zgjedhje të tjera se  është e pa mundur shpërndarja e mandateve", tha ai.

Teksa shtohen bashkitë e mbetura pa kryetar dhe nevojën apo jo për zgjedhje lokale, Braho shprehet se është e rëndësishme vendimi i kushtetueses për legjitimitetin e zgjedhjet e 2019.

"Gjendemi në kushte specifike sepse janë disa bashki dhe kjo vjen nga vendimi Gjykatës Kushtetuese për vendimmarrjen për zgjedhjet vendore të 2019. Duke qenë se presidenti nuk i njohu kryetarët e bashkive të atyre zgjedhjeve, nuk njeh as kryetarin e bashkisë Lushnjë dhe nuk nxjerr asnjë dekret për zgjedhje vendore. Dhe në këtë rast na duhet të presim vendimin e gjykatës kushtetuese për zgjedhjet e vitit 2019", tha ndër të tjera juristi Ledio Braho.

K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin për dozë të tretë vaksine për personat mbi 60 vjeç?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

FOTO/ Ivanka Trump me bashkëshortin vizituan këtë verë Shqipërinë, me ta edhe sheiku i PSG