Shoqata e Hidrokarbureve ka arritur të shfuqizojë tarifën e re të vendosur nga qeveria për lincensimin e veprimtarisë në sektorin e tregtisë së karburanteve.

Pagesa për dhënien dhe përsëritjen e licencave për stacionet e shitjes së karburanteve, gazit të lëngshëm të naftës, për automjetet, dhe vajrave lubrifikante ishte përcaktuar në masën 5 milionë lekë për Bashkinë e Tiranës dhe 2 milionë lekë për bashkitë e tjera.

Gjykata Kushtetuese  ka rrëzuar  vendimin e  qeverisë, duke  vendosur  të  pranojë  pjesërisht  kërkesën  e  grupeve  të  interesit dhe duke shfuqizuar pikën 9 të kreut II të Vendimit të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e procedurave dhe të kushteve për dhënien e licensave për tregtimin e naftës bruto dhe nënprodukteve të saj”.

Përfaqësuesja e Avokatit të Shtetit e ka justifikuar rritjen e taksës për licensim me synimin e vënies nën kontroll të tregut të shitjes së karburanteve. Por, kjo logjikë nuk është pranuar nga Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.


d.b/shqiptarja.com