Unioni i Prokurorëve të Shqipërisë i bën apel politikës për të miratuar në një kohë sa më të shpejtë pakten ligjore, e cila do të bënte aktive ndryshimet kushtetuese të cilat lidhen me sistemin e drejtësisë, ku sipas Unionit situate aktuale e hetuesve është e nderë.
Në një deklaratë për mediat, Unioni shprehet se pas miratimit të ndryshimeve Kushtetuese, “Mungesa e dispozitave kalimtare rregullatore për këtë periudhë deri në miratimin e ligjeve organike dhe krijimin e funksionimit të organeve të reja të parashikuara nga Kushtetuta, po sjell pasiguri juridike dhe mund të cënojë ecurinë e procedimeve penale që janeë në hetim dhe të cështjeve penale që janë në gjykim”.
Unioni i Prokurorëve ngre shqetësimin për ecurinë dhe të ardhmen e prokurorëve të krimeve të rënda ku sipas Unionit ata kanë hetuar çështje me grupe kriminale, të cilat dhe mund ti rrezikojnë jetën e me ndryshimet Kushtetuese nuk është përcaktuar se çdo bëhet me ta.
Për Unionin e Prokurorëve shqetësim mbetet dhe ngarkesa në punën e tyre që mund të zgjidhej me emërimin e magjistratëve të rinj, por e drejta e emërimit të magjistratëve me Kushtetuën e re i takon Këshillit të Lartë të Prokurorisë institucion, i cili ende nuk është ngritur.
Ky reagim vjen pak ditë pas reagimit të Prokurorit të Përgjithshëm, i cili deklaronte se paketa kushtetuese për reforomën në drejtësi kishte krijuar ngërç në ecurinë e hetimeve të nisura dhe kompetencat për hierarkinë në organin e akuzës, reagim me anë të të cilit kreu i akuzës kërkonte miratimin e dispozitave tranzitore.
Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO