Kuvend, Braçe:Belle Air piramidale
paratë në xhepat e agait të madh

Kuvend, Braçe:Belle Air piramidale<br />paratë në xhepat e agait të madh
TIRANE- Kuvendi ka zhvilluar sot seancën parlamentare, e cila ka vijuar si maratonë me diskutime e debate për buxhetin e 2012, 2012, për kompaninë Belle Air, për një Projekt-Rezolutë për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri, për Sokol Olldashin.

Deputetët fillimisht kanë mbajtur edhe 1 minutë heshtje për deputetin Sokol Olldashi, i cili humbi jetën në një aksident mbrëmjen e 20 nëntorit 2013. "I paharrur qoftë kujtimi i tij", tha kreu i Kuvendit, Ilir Meta.

Para nisjes së seancës, në vendin ku ulej deputeti i ndjerë Sokol Olldashi janë vendosur një tufë me lule në kujtim të tij. Seanca ka nisur me debate për pr/ buxhetin faktik 2012.

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani akuzoi çiftin “2 B” (i referohet ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-ministrit të Financave Ridvan Bode) për situatën në të cilën ndodhet ekonomia, duke e lënë  buxhetin pa asnjë kacidhe dhe shtetin  në borxhe.

"Një tjetër borxh, prej më së paku, më së paku 700 milionë dollarësh nuk është raportuar, pasi janë ndryshuar shifrat. Edhe për vitin 2013 buxheti është manovruar për të fshehur borxhin real nga qeveria".- tha Cani.
 
Nga ana e tij ish-ministri i Financave, Bode akuzoi Canin se po baltos dhe nuk ka asnjë shkelje ligjore gjatë drejtimit të ministrisë së Financave. Ai bëri thirrje që qeveria e re t'i futet punës, por që s'ka për të arritur dot parametrat e buxhetit të vitit 2012, i cili u diskutua sot. 

Në seanca pati debat dhe për kompaninë "Belle Air". Deputeti i PD-së, Sali Berisha bëri me faj qeverinë se po kërkon të falimentojë kompanitë. Ai hodhi dhe akuza se me Deolite and Touch po kërkohet të zëvendësohet FMN për të krijuar bonot e socialistëve.

Nga ana tjetër, ministrat dhe vetë kryetari i parlamentit akuzoi qeverinë e kaluar për situatën. Ndërkohë Braçe tha se Belle Air u ka marrë paratë qytetarëve të Shqipërisë si kompani piramidale, "paratë e saj nuk kanë shkuar në xhep të qytetarëve, por të agait të madh që ndodhet jashtë kësaj salle".

Deputetja Mesila Doda ka kujtuar mikun e saj, deputetin e ndjerë Sokol Olldashi, duke kujtuar se bashke me te "perunjesia, thjeshtesia dhe dashamiresia mes nesh dhe mes atyre që i konsiderojme më të vegjel do perbenin idealin e nje politike te re, e nje politike pa vello, pa armiqesi, pa skelete qe flejne ne shtreter pushtetesh dhe qe me pas versulen pa kuptim duke renduar jetet e shqiptarve, duke e bërë vendin më të rëndësishëm të shtetit tonë Parlamentin e Shqipërisë shpesh strehe kriminelësh".

Në fund me 109 vota pro, asnjë kundër, asnjë abstenim u miratua buxheti faktik i 2012-ës. 

Nesër Kuvendi do mblidhet sërish me mocion për debat për çështjet e integrimit dhe interpelancë për Policinë e Shtetit. Nesër mocion për debat për çështjet e integrimit dhe interpelancë për Policinë e Shtetit.

SEANCA E KUVENDIT ORE PAS ORE

ORA 19:30 - BRAÇE: BODE VETËM GËNJEU, AI DHE BERISHA MONOPOLET NË 5 FAMILJE TË PUSHTETIT
"Buxheti faktik i vitit 2012 ishte skemë për grabitjen e buxhetit publik. Këtu u thanë një sërë gënjeshtrash. Ish-kryeministri tha këtu se rritja 2,1%, por ishte 1,6%, tha se të ardhurat u rritën 10%, kur buxheti i 2012 është më i vogël se 2011, jo që s’është rritur me 10%, por më pak. Borxhi në tatime në 2013 u shtua me 6 miliardë lekë, kur ky borxh ishte 12 miliardë lekë. Berisha tha s’morëm asnjë qindarkë borxh për paga e pensione, ndërkohë që ka marrë vetëm borxhe për këtë. Duke vijuar me gënjeshtrën tjetër. KLSH në 2011 u tha qartazi detyrimet që buxheti i shtetit ka ndaj ndërmarrjeve private dhe mori përgjigjen: nuk kemi borxhe ndaj privatëve", nisi fjalën e tij deputeti i PS, Erion Braçe.

Ai ka vijuar se socialistët kanë zbatuar detyrimin ndaj KLSH për të audituar këtë borxh. Ne votuam atëherë kundër një buxheti të rremë. Tashmë është e provuar. Borxhi 70%, deficiti buxhetor 6%. Bode gënjeu, madje gënjeu fort. Në tetor 2011 tha se “qeveria synon borxhin publik në zvogëlim, borxh i shërbyer me kosto të ulët. Kriza europiane kërkon vëmendje të shtuar, por ju deklaroj se buxheti i Shqipërisë nuk përbën rrezik”. Monopolet janë përqendruar në 5 kompani të familjes së pushtetit. Në skema të mirëfillta kriminale të mospagimit të taksave, në fatura rimbursimesh të papaguara etj.
 
Rritja ekonomike nuk u bë 3,4%, por vetëm 1,6% me bazë vjetore, duke shënuar trend historik. 34,4 miliardë lekë prodhimi, borxhi 48 miliardë lekë. Dmth ekonomia s’rritet as për të shlyer borxhet. Për këtë arsye kjo kompani vlerësimi Moody’s vlerësoi qartazi: Sfidat e borxhit të Shqipërisë pasqyrohen në financat gjatë vitit të kaluar. Kjo është kriza dhe kjo është edhe drama. Ju e dini se është më keq se kaq.
 
Për të marrë paratë e tua të lësh 10% rryshfet në Thesar. Ju e dinit se buxheti po rrëzohej, se borxhi po rritej, s’bërë asgjë për ta ndalur. Për të mbuluar fajin ndryshuat ligjin. Nisi edhe harbimi fiskal. Borxh për të mbuluar gropën e të ardhurave, të borxheve të fshehura dhe të paregjistruara. Ky është krim dhe ju të dy jeni përgjegjësit. 185 milionë dollarë ju mungojnë në dogana e tatime, taksat që s’paguanin klientët e qeverisë. Të mungojnë 10,7 miliardë lekë. Mirë që s’shkuan në buxhet, po ku shkuan? Dua përgjigje konkrete dhe ligjore nga zoti Rama, të kthejë në buxhet çdo para që mungon nga qeveria e Sali Berishës.

Kontrata të make-up it. Kanë kaluar miliona dollarë për dy kompani vetëm me dy faqe, jo me kontrata, por me marrëveshje, pa tender, pa TVSH, pa tatim mbi të ardhurat. Vetëm njëra pikë e tyre: Podesta dhe Patten Bogs nuk do zbulojnë asnjë informacion të KM në lidhje me këtë marrëveshje pa pëlqim nga KM. Vetëm në 18 raste për njërën dhe në 8 raste për tjetrën janë paguar për qëllime lobimi të shkruara qartazi në këto vendime qeverie. Ekonomi në kushte monopoli, duke vrarë konkurrencën, duke iu marrë lëkurën e fundit. CEZ, KESH, Armo, Albpetrol, Belle Air, po shfaqet me gjithë përmasat e saj si kompani piramidale dhe u kushton prej 7 vitesh shqiptarëve sa qimet e kokës. Ne duam të zbatohet ligji në këtë vend, se kushdo që i ka marrë qytetarit tarifë që të çohet te qytetarët e jo në xhepat e atyre që blihen dhe në këtë sallë. Në xhepat e atij agait të madh që është jashtë kësaj salle.

DODA: PARLAMENTI I SHQIPËRISË SHPESH STREHË KRIMINELËSH
Dputetja Mesila Doda, njeohesisht mike e deputetit te ndjere, Sokol Olldashi, ne fjalen e saj nder tetjera do kujtonte se si të shihje ne terren politikanin Sokol Olldashi, ishte si nje leksion perunjesie e dashurie per njerzit, për ata qe ndoshta nganjehere ne mund te na duken krejt, krejt te veckel. Të shqyrtoje me te nje argument duhet te ishe e sigurt qe kishe perpara vetes kritizerin më të hekurt por qe nuk dinte te të fyente kurre, dinte te nderonte e te mbronte pa cmim miqte e tij. Do kalojne kohet dhe kjo ngjarje do i përkasë historisë! Une nuk besoj se do lexoj a do them ndonjëherë ndonjë fjalim më të trishtuar se ky! NJe faqe e re e historise se ketiij kombi u mbyll pa u celur ende, faqja e nje qasje te re shoqërore, njerzore e politike. Do ishte koha kur e verteta qofte dhe e hidhur dhe e trishtuar, do thuhej me zë të lartë e pa u nginjur; do ishte koha kur perunjesia, thjeshtesia dhe dashamiresia mes nesh dhe mes atyre që i konsiderojme më të vegjel do perbenin idealin e nje politike te re, e nje politike pa vello, pa armiqesi, pa skelete qe flejne ne shtreter pushtetesh dhe qe me pas versulen pa kuptim duke renduar jetet e shqiptarve, duke e bërë vendin më të rëndësishëm të shtetit tonë Parlamentin e Shqipërisë shpesh strehe kriminelësh.

ORA 19:00 - BODE: NË VEND TË BORXHEVE TË PAQENA, MERRUNI ME PUNË
"Qeveria s’ka ndër mend të punojë, por baltos. KLSH vlerëson punën e bërë nga Ministria e Financave, për buxhetet e vitit 2012. Vetëm ekonomia shqiptare pati rritje, gjithë vendet e rajonit dolën me minus", nisi fjalën e tij ish-ministri i Financave, Ridvan Bode. Sipas Bodes, buxheti faktik i 2012 dëshmon se qeveria me vijën e saj rigoroze të shpenzimeve i mbajti shpenzimet publike në nivelin e vitit 2012, në nivelin minimal historik, ndërsa qeveria e re i çoi këto shpenzime në 30% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, duke stimuluar shpenzimet qeveritare. U rritën pagat dhe pensionet, ndërsa qeveria e re, sipas Bodes, ka hequr dorë përfundimishtprej tyre. "Në përpjekje për të ruajtur kohezionin social dhe për të mbështetur shtresat më në vështirësi, gjatë 2012 shpenzimet sociale e rritën faturën me 90 miliardë dollarë, duke e çuar faturën në 1,4 miliardë dollarë", kujtoi Bode.

"Ju qeveritarë me ndryshimin e parë që i bëtë buxhetit e ulët në 10,6% të prodhimit të brendshëm bruto. S’ka pasur pengesa dhe vonesa të invalidëve sikurse kur erdhët ju në pushtet. Qeveria aktuale i njohu të drejtën vetes të marrë borxh në nivel të barabartë me atë që u mor gjatë gjithë vitit 2012, rreth 4 miliardë dollarë dhe në këtë shumë nuk gjeti para për invalidët. Kujdesi për të mbajtur në kontroll borxhin publik të kishte rritjen më të ulët në rajon 1,2% në 4 vjet. Rajoni me 11%, eurozona me 12%. Ndërsa qeveria do ta rrisë me 73%, 11% më shumë në harkun e 3 muajve", tha Bode.

Sipas tij, taksat e mbledhura treguan se i përballojnë shpenzimet e vitit. 150 milionë dollarë kanë tepruar për financimet publike. Qeveria e re merr 19 milionë dollarë hua për shpenzimet korrente të saj, por jo për ndihmën ekonomikedhe invalidët. Përmirësim në balancën tregtare, inflacion i ulur, rimbursim i imputeve bujqësore. Masat duhen çuar më tej, por qeveria as që ka ndërmend.
 
"Në vend të fryrjes së borxheve të paqena në mënyrë djallëzore për të marrë borxhe të reja, ju them merruni me punë. Flisni borxhe ndaj biznesit dhe s’mblidhni taksa. Mbani të bllokuar dhe krijoni borxhe të reja për të papunët dhe invalidët. Në muajin e parë të qeverisë suaj ulni katër herë shumën që iu është paguar vazhdimisht firmave. Buxheti 2014 duhet të ishte gati, por s’jeni të gatshëm, por merreni me vitin 2012, parametrat e të cilit s’keni për t’i arritur", tha ndër të tjera ish-ministri i Financave, Ridvan Bode.

ORA 18:45 - VASILI: QEVERIA EDHE NË 2012 BORXHE TË REJA, SEPSE E DINTE QË VININ ZGJEDHJET
"Borxhet e papaguara ndaj biznesit. Edhe gjatë 2012 qeveria borxhe të reja, duke shkelur kontrata. Për qeverinë e djeshme të tenderonte sa më shumë punë publike se shpejt do shkonte në zgjedhje. Për ta kuptuar sesa i përgjegjshëm, vetëm autoriteti rrugor 150 milionë dollarë të papaguara ndaj bizneseve. Është e rëndësishme se miratimi i buxhetit faktik 2012 nuk mund të jetë një proces formal, mekanik. Ne duhet të nxjerrim leksione të një përgjegjësie të re", tha Petrit Vasili.

ORA 18:00 - STRAZIMIRI - MOODY'S VLERËSOI STATUSIN DHE TAP, MERITA TË BERISHËS
Deputeti i PD, Gent Strazimiri kritikoi situatën financiare, duke fajësuar qeverinë në politikën e saj të taksave. "Si të mbledhë taksa nëpunësi, kur ai duhet të mendojë shkarkimin?", pyeti me ironi Strazimiri. "Ministri këru foli për ekonomi të sëmura, pa mjekim, por që po rritet me 1,6%, ndoshta me 2%. Ministri ndoshta do duhej të kuptonte raportin e Moody’s, ku thuhet se Shqipëria i rezistoi presionit ekonomik botëror. Vlerëson ligjet e miratuara së fundi. Që situata makro-ekonomike është pozitive, duke dhënë optimizëm të bazuar realisht. Reformat ekonomike s’janë të efektshme, që rritja ekonomike për shkak të reformave duhet të shkojë deri në 2%. Kemi tjetër vlerësim: edhe pse situata në vend ka probleme që lidhen me kreditimin, ka dy faktorë që balancojnë këtë; statusi i BE në dhjetor dhe TAP”, citoi Moody-n AZtrazimiri duke theksuar se të dy këto arritje janë të Sali Berishës".
 
ORA 17:50 - BLUSHI: QEVERIA TË SHOHË MË SHUMË PËRPARA SE PRAPA
Deputeti i PS, Ben Blushi në fjalën e tij tha se "mënyra si u administrua sistemi energjitik ishte i degraduar. A do ta bëjmë energjinë më lirë, a do t’i shtojmë burimet e energjisë. Vijojmë me bashkitë dhe komunat, prej një viti nuk kanë fonde. Qeveria iu mori paratë dhe iu hoqi mundësi për të investuar. Arka është bosh. A do t’u japim më shumë mundësi bashkive dhe komunave. A do të heqim bashki dhe komuna të panevojshme, që rëndojnë arkën e shtetit. A do ta heqim taksën për biznesin e vogël dhe kur? Pyetje për vendin tonë: a ka fajtorë kjo pakicë? Ne s’mund të qeverisim pa ndëshkuar, pa reformat e duhura. Qeveria të shohë më shumë përpara se mbrapa, të marrë më shumë vendime, të flas më pak, të veprojë më shumë se sa të tregojë".

ORA- 16:50 - BUMÇI: NE I MBIJETUAM KRIZËS, RUJANI MODELIN TONË
I mbijetuam krizës botërore. Arsimi dhe shëndetësia ka probleme, por ka arritje të pamohueshme. Kemi shërbim privat, ku shqiptarët shkojnë përditë, deri vite më parë shkonim jashtë vendit.

Në arsim kemi institucione private që s’ekzistonin më parë. Infrastruktura dhe energjia kanë bërë përparime, kemi mbi 40 hidrocentrale të mbaruara, kemi TAP-in, ku ne luajtëm një rol jashtë përmasave të vendit tonë, rritëm rroga dhe pensione, ky model bëri që Shqipëria t’i mbijetonte krizës.
 
Ruajeni modelin tonë, se i rezistoi krizës, shenjat janë se keni vepruar në drejtimin e kundërt. Në rishikimin e koncesioneve njerëzit s’janë më të sigurtë. Ju thoni këto s’kanë vlerë. Kush vjen të investojë, nëse shteti i pengon. Keni vendosur të rrisni tatimet,duke harruar se taksa e sheshtë bëri mos kishim dy bilance.
 
Kemi Croë Agent. Kjo qeveri kërkon të ulë evazionin dhe ndërkohë s’bën transparencë. Ç’thotë Dogana e Përgjithshme e BE për këtë projekt? Ne besojmë se projekti i BE, IPA është më i mirë se sa të lidhen marrëveshje të tjera.
 
Sa na kushton kontrata me Crow Agent? 13,5 milionë euro, kur kemi asistencë italiane me zero kosto. Qeveria shqiptare e ka përjashtuar nga çdo taksë. Ruani çfarë u kemi lënë trashëgim.

ORA 14:40 BRAÇE: BELLE AIR U KA MARRË LEKËT SHQIPTARËVE DHE NUK JANË NË BUXHET
Deputeti socialist, Erjon Braçe ka deklaruar se, nuk mund të vazhdojë seanca në këtë mënyrë, pasi jo çdo kush mund të ngrihet e të flasë, por me rradhë. “Kam përshtypjen se kjo seancë nuk mund të vazhdojë kështu. U ngritën dy çështje shumë të rëndësishme. Zotëria të kthehet dhe të japë llogari se si 11 kompani kineze regjistrohen brenda ditës dhe u jepen paratë po brenda ditës”, deklaroi Braçe.

“Belle Air, qytetarëve të Shqipërisë u janë marrë paratë dhe nuk u janë vënë në buxhetin e shtetit. Për të dhënat e tatimeve, ministri do të raportojë në komisionin e Ekonomisë. Qytetarët kanë paguar me çmim tregu dhe tani duhet të paguajnë edhe më shumë”, tha Braçe gjatë fjalës së tij.
 
ORA 14: 42 PALOKA: BRAÇE E SHKELI REGULLOREN
“Zotëria parafolës shkeli rregulloren, pasi të ngrihesh për procedurë dhe të flasësh për Belle Air është shkelje e rregullores”, deklaroi kreu i grupit parlamentar të PD-së.

BELLE AIR,  AKUZAT E BERISHES DHE REPLIKAT ME  MINISTRAT

ORA 14:32 BERISHA : PO E CONI EKONOMINE DREJT RRENIMIT 
Deputeti i PD-së Sali Berisha akuzoi qeverinë Ramën se po e con ekonominë drejt rrënimit.
 
“Sot diskutohet buxheti i vitit 2012, viti më i vështirë, në historinë ekonomike të Europës. Përveç krizës lubi europiane që zhyti në recension të thellë edhe Italinë, përveç Greqisë, Shqipëria njohu dimrin më të thellë të 30 viteve të fundit.  Të gjitha këto e bënë buxhetin e 2012 si viti më i vështirë i qeverisjes tonë. Por ia doli të rrisë rrogat, dhe pensionet, të ndërtojë mbi 1000 km rrugë, shkolla, kanalizime. Kjo qeveri po rrokullis ekonominë shqiptare. E kuptoj që jeni me klishe parafabritakësh e nuk keni interesa të tjera veç personale. Po e shtyni vendin drejt një krize, po e rrokullisnin drejt recensionit.
 
Borxhi i mirë nuk ështëm po u hodh në investime. Cili vend në botë nuk ka borxhe?! Kështu funksionon, ju doni t’i bëni reparte policeske por s’i bëni dot. Shkoni dyllosni llogaritë bankare i falimentoni, leni me mijëra njerëz rrugëve siç vepruat këto ditë. Në vend që të nxirrni mësime, shkatërroni një model që mbajti Shqipërinë.
 
Moj doktoreshë shpjegoi pak kryetarit se sa shërohen të sëmurët kronikë, sepse do të ndodhte do të shndërroheshin në ishull shpëtimtar të njerëve.  Në tërësi kurohen .
Ekonomia po shkon drejt recensionit.  Nëse ne shkurtuam 19 miliardë shpenzimet dhe morëm borxh 6 miliardë, ju shkurtuat 13 miliardë e morët borxh 40 miliardë.  Ulni e pyesni ekspertët se po e çoni aty ku se ka çuar askush. Ju s’po jepni dot rrogat, pensionet. Për herë të parë s’ka ndodhur asnjëherë. Keni pasur 40 milionë dollarë në arkë për ndihmën ekonomike dhe invalidët. E keni shkurtuar fondin me vendim duke mos ditur se çfarë është ajo”

Ministri i Ekonomisë merr e emëron në pozitat më të larta menaxherin e Hermesit me të cilin vodhi 10 milionë dollarë. Te server u zhdukën të dhënat, i morën sepse do ia çojnë Deloitit, sepse kanë nisur të prodhojnë bonot e socialiste. Parlamenti të ushtrojë kontrollin më të rreptë ndaj këtij akti të shëmtuar. Aleanca juaj është shumë e rrezishme
Turp. Ju po prodhono bonot e PS për të grabitur paratë e shtetit. Çdo transaksion është online, ku  jetoni? Pasojat do të jenë shymë të rënda për vendin.
 
META: NESE DO ISHIN ZBATUAR LIGJET BELLE AIR DO KISHTE PASUR PROBLEME ME KOHE
“Dua te bej një sqarim.  Kam pyetur vetë përfaqësuesin e kompanisë, dhe me ministrin e Transporteve. Nëse do të ishin zbatuar ligjet në mënyrë strikte ajo kompani duhej të kishte pasur problemet me kohë. Por për hir të atyre mijëra qytetarëve që i kishin paguar biletat. Në dijeninë time janë zhvilluar takime dhe është treguar fleksibiliteti makismal nga ana e Drejtorisë së tatimeve për mundësinë e krijimeve të reja për të shlyer detyrimet që ajo i ka shtetit”
 
GJIKNURI: (replikon me Berishën) Ti vetë ke thënë një shprehje: Nuk ka rëndësi gënjeshtra por  kush e thotë i pari. Ajo mbetet. Vëllai im nuk është këshillar i kryeminsitrit. Gënjen. Vëllai im është këshilltar i ministrit të Financave. Shqetësohesh përse vëllai im ka qenë duke ushtruar kontrol si janë procedurat e administrimit të rrjetit, ku ke hallin se njerëzit e tu kanë future duart aty? Mos shpif i dashur. Shqipërtarët e dinë që ke gënjyer ke hall se më të dhënat e tatimeve ke future duart, shpejt do të dalë .

BERISHA (replikon me Gjikurin) Minsitri faktori. Lum Panajoti që ka vëlla në parlament, dhe po ju përmend emri Damiani gënjen marë e mbrasht. Ja pra zoti ministër , mor zoti Damian, nuk mund të merret një e dhënë pa procesverbal. Por yt vëlla nuk dinte që ka një back up sistemi qeveritar i të dhënave, por mednuan erdhi rasti të mbushim xhepat me të dhënat e këtij vendi. Dhe pastaj po ta bëjmë familjar parlamentin, je në konflikt të plotë me inters. E vërtea është që arrestuat si në vitet 50 shefin e IT të tatimeve . ky është turp i vërtetë

BEQAJ (replikon me Berishen): Cështjen e serverave e di mirë se e bëtë në janar. Meqë the që nuk diktam më i rrezikshmë është ai që di keq. Meqë fole parë për sëmundje që kurohen por nuk shërohen ti do metes i pashërueshëm

BERISHA: (replikon me Beqaj) Bashkë me mikun e tij Franko baxhanakun e shokut Edvin fiton të gjithë tenderat e serverave dhe humbi mandatin”
 
CANI (replikon me Berishen): BELLE AIR 5 MILIONE DOLLARE EVAZION

Thatë po zëvendësojmë FMN me Deloitin. Si të doni një merak kam kur të vijnë të dhënat e FMN do i pranoni apo jo?
Mësoni që shpejt do ju vijnë të dhënat edhe të Deloitit, FMN e BB dhe po ju do i hedhni poshtë. Lidhur me Belle Air nuk kam për t’i shpjeguar shumë qytetarëve, por po ju them një gjë shumë të thejshtë. Ka 5 vjet që ai 10 dollarëshi derdhet për çdo biletë nuk është derdhur asnjëherë dhe borxhi ndaj tatimeve është 5 milionë dollarë. E keni krijuar ju. Janë pagesat e vonuara kur ju nuk jeni kujdesur dhe ne po  kujdesemi t’ia kthejmë buxhetit. Ne i kërkuam me mirësjellje e korrekteresë për 2 muaj rresht të zbatonte ligjin, kemi qenë shumë elastik, por elasticiteti ndaj ligjit ka kufi, ne kemi ardhur për të zbatuar ligjin. Tjetër pikë lidhur me të dhënat në drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, mos  u shqetësoni, aty janë, kane tentuar miqtë tuaj ti fshijnë, ju vetë personalisht, ministri i Financave personalisht, dhe firmat ti paguajnë sepse një më një do i vijë radha.Është një audit i gjërë terësor nga rastet e vjedhjeve flagrante.  Zumë mend një audit të gjërë ku brenda janë ato të IT. Do të kërkohen të gjitha, Ju vetë paguani ato para shpejt e shpejt.
 Keni nja 4 vetë ekonomistë kur unë kam folur me trimëri me Alinë, atë pataten mbajeni. Keni të drejtë nuk ka sëmundje kronike që shërohet se ju jeni rasti tipit të pashërueshmërisë. 4 vjet keni folur për suksese imagjinare jeni titi që nuk ka ilaç që nuk ju shëron. Dhe Beqja e pranoi të të heqë dorë nga shërimi juaj.

BERISHA AKUZA CANIT: VODHE THESARIN E KRRABES
(Berisha replikon me Canin)
"Këta janë vetëm për të bërë papagallin dhe për të përsëritur atë çka ju mëson një kryepapagall. Të dhënat kanë rregullin e marrjes së tyre. Është gënjeshtër se keni cuar audit. Dy këshilltarë, kryeministri të vetin e ju vëllanë e Damianit. Dhe kur shefi i IT ka kërkuar zbatimin e rregullave, akrabaja e ministrit të Brendshëm ka deklaruar se do të arrestoj. Jo i ka thënë nuk i jap pa procesverbal. Si ëprfundim e arrestuan 3 ditë. Ky është ministry polic.
Sa i takon FMN harroni se ato institucione komunikojnë në mënyrë konstante me ne. Ato nuk janë dakord me Deloite sepse aty do të implementohen bonot e PS.
 Ti je njeriu që pasi u vodh thesari i Bankës së Shtetit të cilin ju i kishit vendosur në raport, se ekziston dolët e u thatë shqiptarëve se banka nuk ka pasur flori. Të shpëtoi Dhori Sallaku, i preu kokën Dhanes e dole ti se ti pagoje me verdhushkat e thesarit të Krrabës, e Sollaku të mbylli dosjen. Ti po bëhesh autor kryesor pas Ramës i një drame të madhe të ekonomisë shqiptare. Si ka mundësi keni 2 muaj sulme ndaj biznesve. Duhet të kesh eficencë intelektuale të mos dish që biznesi nuk i ka borxh shtetit. Shkoni kontrolloni koncensionet, por mos i mbyll. Ti i merr dosjet për të prerë gjobat e reja. Nuk shkelet kontrata. Ka marrëveshje . Ju grisni kontrata sepse u firmosën para 23. Sigurisht që mbush xhepat me gjobat që pret por len qindra pa punë."

13:07 SHALSI: ENDE SE KENI KUPTUAR QË JENI NË OPOZITË
Duke marrë fjalën në Kuvend, deputeti Eduard Shalsi tha se, “sot në tre folësit e parë të opozitës 2 ishin ish-ministra. Nuk e di nëse është taktikë apo nëse deputetët nuk kanë çtë thonë. Këta ish-ministra flasin sikur të ishin ende në detyrë dhe ata nuk e kanë kuptuar ende se janë në opozitë”.

“Mes jush ka njerëz dinjitozë, deputetë të thjeshtë dhe ju duhet të ishit ata që duhej ti kontrollonit. Nuk e bëtë për 4 vjet dhe për çfarë arsye nuk e di, ndoshta nga frika. Nuk më ngelet gjë tjetër t’ju them që vetëm ju qofshi. Unë bashkë me mazhorancën kemi një mision, që ti kërkojmë llogari ministrave për atë që kanë bërë. Edhe ky parlament ka filluar të ndryshojë diçka. Nuk duam të shohim skena të kaluarës kur Kuvendi drejtohej në mënyrë të njëanshme. Talleshit nëpër komisione dhe në këtë Kuvend, kur ministri i Financave thoshte këtu, nuk i kemi borxh biznesit. Nuk ishte biznesi borxh ndaj jush, por ju ndaj atyre”, përfundoi fjalën e tij, deputeti i PS-së, Eduard Shalsi.

12:15 BODE: PO BALTOS, NUK KA ASNJE SHKELJE LIGJI
Ish-ministri i Financave në replikë akuzoi Canin se vazhdon të merret me rrënim spiunim dhe falisifikim të parardhësve të tij.

“E nisët punën me baltosje. Jini të tmerruar nga pamundësia e paaftësia juaj për të menaxhuar ekonominë në një periudhë tepër të vështirë. Vitin 2012 ju duhet ta lexoni me kujdes. Vërtet është që viti me rritje më të ulët ekonomike, por ke filluar dhe bën të njëjtin huç që ke bërë 10 vjet më parë. Je marrë me rrënim, spiunim dhe falsifikim të parardhësve të tu.

Rrëmo sa të duash nuk ke për të gjetur asnjë shkelje ligji asnjë kushëri të Ministrit të Finanvave në dogana e tatime apo të ketë favorizuar një firmë korruptive. Nëse ju thonë që ne kemi mashtruar pse po e votoni sot?!

Borxhi i Shqipërisë në 2012 është më i ulëti historik. Nëse kam bërë paligjshmëri ja ku më keni prorkuroria e gjykatat janë të hapura.”

 ORA 12: 30 RULI: MINISTRIT TE FINANCAVE I VJEN ERA NAFTALINE
Deputeti i PD-së, Genc Ruli ish ministër i Bujqësisë tha se qeveria ka një betejë të vështirë përpara dhe nuk duht të ketë të lehtë duke bërë inventarin e të pabërave të qeverisë së kaluar.

”Ministrit i bie era naftalinë, sikur sapo ka dalë nga muzeu i fosileve. A mendoni se do rregulloni ekonominë duke sharë qeverinë e vjertër. Do të jeni opozitë apo do të vazhdoni të silleni si opozitë. Ai që s’ka ditur të bëjë punë di vetëm të baltosë. Ai që nuk është bërë s i gjërave shumë kollaj e bën zhbërësin e gjërave. Jemi qeveria që ka bërë uljen më të madhe të taksave sesa të gjithë qeveritë parardhëse.
Kriza ekonomike është te pragu i derës, doni apo nuk doni do plaseni me të. Në asnjë rast nuk do doja që të uroj ardhjen e krizës brenda vendit, thjesht të diskretitoheni mbase do të isha ndër të parët që do ju lavdëroja publikisht. Ka gjëra që nuk janë bërë mirë pse jo dhe janë bërë gabim por për hir të gjëndjes sot mos vazhdon inventarin vulgar të gjërave të pabëra. Duhet të kuptoni cfarë ishin ato gjëra që ne nuk bëmë apo ku bëmë gabim ,.pro të bëni zullumet tuaja. Betejat e vështira mos mendoni se do ta keni të lehtë duke bërë inventarin e zullumeve tona”

ORA 11: 56 CANI: ÇIFTI 2 B SHKAKTAR PER KRIZEN EKONOMIKE 
Ministri i Financave Shkëlqim Cani akuzoi çiftin “2 B” (i referohet ish kryeministrit Sali Berisha dhe ish ministrit të Financave Ridvan Bode)  për situatën në të cilën ndodhet ekonomia, duke e lënë  buxhetin pa asnjë kacidhe dhe shtetin  në borxhe”
 
”Në dukje buxheti faktit i vitit 2012 duket një gjë që do kalonte thjeshtë, por kjo do ndodhte nëse opozita e sotme do të njihte dëmet e tyre. 2012 ishte viti që i vuri vulën të keqes në ekonomi që po e vuajmë sot. Ekonomia është e sëmurë dhe rëndë, pasi doktori i paaftë nuk dinte ta shëronte. Çifti “dy B”, nuk diti ta shërojë. Borxhi ka kapur qiellin dhe ka shkuar mbi 73 për qind dhe në borxh janë të gjithë, shteti, privati dhe populli. Edhe pilafin në shpi e gatuajnë me orizin e marrë nga rezervat. Janë grabitur prona në hipotekë. Nuk janë mjaftuar me kaq, por kanë pirë edhe naftën. Individi sot është keq, biznesi edhe më keq, buxheti pa asnjë kacidhe dhe shteti është në borxhe dhe ish-pushtetarët krihen në popull dhe në Kuvend. 2012 është viti i 4-rt rradhazi me ekonomi të dështuar dhe qeveria nuk ka futur në buxhet 1.2 miliardë dollarë.
 Ish-kryeministri ka iniciuar dhe mbajtur një fushatë me shifra të mashtruara. Borxhi i fshehur vetëm ndaj biznesit ka qenë mbi gjysëm miliardë dollarë. 2012 e futi ekonominë e vendit, si 1996-97 në pritën e një ekonomie piramidale, me të njëjtin çift “dy B”, por pa Suden. Ish-ministri i Financave ka shpërdoruar duke paguar jashtë rradhe gjoja për urgjencë kompanitë të ndryshme që nuk kanë qenë prioritet. Vetëm një investitor ka marrë pagesa për 2.2 milionë dollarë brenda ditës. Në 8 muajt e parë të 2013 janë paguar 33 milionë dollarë, jashtë rradhe gjoja për urgjencë. Nga ministri i borxhit pa tavan, pretendohet se ky vit ka qenë i vështirë për shkak të të ardhurave të pakta. Në vijim do të dëgjojmë që përfaqësuesit e opozitës do t’ia hedhin qeverisë edhe pse ne kemi 2 muaj dhe bëhet fjalë për vitin 2012. Ish-ministri në nëntor të 2011 në komisionin e Ekonomisë deklaroi se, “buxheti i 2012 ishte buxheti i maturisë”."- tha Cani.

CANI: TE ARDHURAT NUK REALIZOHESHIN NGA 300 MILIONE DOLLARE NE VIT
"Vetëm në 20 ditë shmangia nga taksat ishte 4 miliardë lekë. Në të gjithë mandatin e shkuar qeveria nuk realizonte të ardhurat me 300 milionë dollarë në vit. Ne do të dëgjojmë që buxheti duhet të jetë optimist. Kjo është e vërtetë po kjo nuk do të thotë që buxheti të jetë demagog. Rritjen ekonomike ta përcaktonte ish-kryeministri në garë me Merkelin. “Çifti dy B”, nuk donte ti besonte opozitës së atëhershme dhe KLSH-së edhe pse ishte e shkruar", tha Cani.

CANI: DETYRIMET E PAPAGUARA, EKONOMIA NE NGERÇ
Sipas ministrit të Financave, Shkëlqim Cani, "ish-ministri i Financave nuk la asnjë dokument exeli që ne të punonim në të, por në përgjigjen e tij, Bode tha se, “e kishin fajin bizneset që punuan jashtë parashikimit të buxhetit”. Na le një borxh katastrofik. Mirë bëre sepse doje që ta pësoje kjo qeveri, që të gjendej para faktit të kryer. 2012 është një vit i dështuar për administrimin e buxhetit. Po ta krahasonim me buxhetin fillestar është i gjithi i ndryshuar. Çifti “dy B”, e kishte mendjen që të nënshkruante kontrata me qëllim retushimin e opionit. Për vite me rradhë propagandoheshin arritje të mëdha. Një nga gabimet e vitit 2012 ka të bëjë me parashikimet demagogjike, jo realiste dhe të ekzagjeruara dhe opozita e atëhershme jepte zgjidhje që nuk u morën parasysh. Detyrime e papaguara e kanë çuar ekonominë në ngërç".
 
Ministri i Financave, Shkëlqim Cani tha se ka edhe një tjetër borxh që së paku është 700 milionë dollarë. "Një tjetër borxh, prej më së paku, më së paku 700 milionë dollarësh nuk është raportuar pasi janë ndryshuar shifrat. Edhe për vitin 2013 buxheti është manovruar për të fshehur borxhin real nga qeveria".
 
Ministri i Financave, Shkëlqim Cani tha se, "manipulimi me shifrat ka bërë që tani të ndodhen pas hekurave dhjetëra punonjës të administratës tatimore. Gjatë vitit 2013, janë bërë 29 ndryshime të vendimeve të këshillit të ministrave, udhëzimeve duke krijuar një situatë të rëndë në administratën tatimore.

  
lule per sokoll olldashin ne parlament
(Në foto: Lulet për Sokoll Olldashin nga Kryetari i Kuvendit Ilir Meta në sallen e parlamentit)

lule per sokoll olldashin ne parlament

Redaksia online
(sg/mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat