Kuvend/ Deputeti i PD-së i përgjigjet Manastirliut: Keni krijuar grup parlamentar brenda në burg!

Deputeti i PD-së Dashnor Sula me ironi tha se maxhoranca ka krijuar grup parlamentar brenda në burg.

""Sigurisht këtu në këtë parlament çfarë nuk mund të presësh edhe pa diskutim që ngjarjet kështu do të vazhdojnë pasi ju ka kapur mania për të kontrolluar gjithçka. Keni krijuar grup parlamentar brenda në burg. Deputetë, Ministra dhe Drejtorë i keni në burg. Keni gjetur tani një slogan që thoni i dorëzuam. Por kur i dorëzuat? Kur u kapën?!

Mirë po pse nuk kapen nga opozita, se deri dje kjo opozitë ishte mazhorancë. Me vjen keq për disa nga kolegët që janë njerëz të nderur, por për disa të tjerë nuk më vjen fare keq. SPAK të shtojë hapat dhe të çojë më tej hetimet sepse këtu çfarë nuk po ndodh. Shkoni kontrolloni tenderat nëpër bashki dhe drejtori ku nuk janë kryer punë fare. Se ju në momentin që ata arrestohen thoni që ja hodhëm edhe këtë herë. Zoti ju dhëntë mendje”.

Një tjetër shqetësim që shprehu deputeti i PD-së është fakti se keqqeverisja e Ramës po largon shqiptarët nga atdheu. Për këtë bëri një paralelizëm me kohën e komunizmit

“Ju edhe kohën për të folur në parlament e ndani sipas interesave sepse mendoni se përfaqësoni më shumë, ju jeni të kënaqur dhe merrini merrini, mirë bëtë që i morët krejt, merrini të gjitha dhe lini një parti, mbani një mbretëri dhe kaloni si para viteve ’90.Nuk është kjo rruga e duhur, duhet të jemi alarmantë me atë që thotë OKB-ja që do të jemi kombi më i plakur, do jemi vend pa rini dhe me më pak njerëz, ndonëse nuk kam nostalgji për të regjim, ai regjim të paktën e çoi vendin në 4,5 milionë banorë, ndërsa ju po e çoni në 800 mijë, po e zbrisni mbrapsht. Të jeni të sigurt që me politikat që po ndiqni fshati po braktiset shumë shpejt dhe brenda 4 apo 5 viteve nuk do të ketë njeri kush do të punojë tokat e fshatrave, pasi njerëzit po ikin gjithnjë e më shumë në Greqi dhe në jugun e Italisë, këto duhet të jenë shqetësime"-u shpreh Sula.


Lajmi kryesor:

Kuvend/ Debat për arrestimin e sekretares së përgjithshme të MSH, Bardhi: Jep dorëheqjen! Manastirliu distancohet, Balla: Është arritje


S.G/M.T/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Nesër Këshilli Bashkiak i Himarës cakton pasuesin e Jorgo Goros, flet Vangjel Tavo: Është totalisht kompetencë e tyre

Nesër Këshilli Bashkiak i Himarës cakton pasuesin e Jorgo Goros, flet Vangjel Tavo: Është totalisht kompetencë e tyre