Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin u mblodh pak minuta më parë për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm për dhënien e autorizimit për arrestimin ose heqjen e lirisë së dy deputetëve të Kuvendit, Tom Doshi dhe Mark Frrokut. Deputeti Tom Doshi mbërriti rreth orës 17.05 në selinë e Kryesisë së Kuvendit.
Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi deklaroi pak minuta para fillimit të Mbledhjes së Këshillit se, Partia Demokratike ka qenë gjithmonë në favor të kërkesave të Prokurorisë për çdo anëtar të Kuvendit, në mënyrë që ata të shkojnë para drejtësisë si qytetarë të këtij vendi.
Ai rikujtoi se Partia Demokratike, 3 vite më parë ka kërkuar një ndryshim kushtetues, sipas të cilit çdo deputet të kishte të njëjtin standard për t'u gjykuar si çdo qytetar, por kjo kërkesë, tha Halimi, nuk u pranua nga Partia Socialiste. Ndërkohë, Halimi ripërsëriti kërkesën e Partisë Demokratike për largimin e kreut të Kuvendit, Ilir Meta nga posti që mban. Një hetim i tillë nuk mund të jetë i besueshëm, nënvizoi Halimi, për sa kohë numri dy i shtetit mban postin. "Ai duhet të shkojë para drejtësisë si çdo qytetar i këtij vendi", deklaroi Halimi. (vijon) /atsh/
/Shqiptarja.com