Kuvend, Rama: Statusi s'është
gati deri në sekondën e fundit

Kuvend, Rama: Statusi s'është<br />gati deri në sekondën e fundit
TIRANE-  Pas diskutimeve në Kuvend, deputetët kanë votuar unanimisht me 105 vota pro, asnjë kundër, dhe asnjë abstenim projektrezoluten mbi çështjet e integrimit europian të kërkuar nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike. Në fjalën e tij kryeministri Edi Rama tha se, "statusi ende nuk është gati deri në sekondën e fundit". Sipas tij, ka ende vende që janë skeptike në lidhje me dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë.

Ndërsa ftoi opozitën që të jetë bashkëpunuese në realizmin e këtij procesi dhe realizmit të reformave për të bindur ato vende anëtare të cilat ende hezitojnë.

Ndërkaq, është mbajtur interpelanca me kryeministrin Rama për emërimet në Polici.

DEBATE NE KUVEND PER CESHTJET E INTEGRIMIT EUROPIAN
Seanca e cila në rend të ditës kishte mocionin për debat mbi çështjet e integrimit europian të kërkuar nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike është kthyer në arenë të fortë debati mes mazhorancës dhe opozitës.

Partia Demokratike ka paraqitur një rezolutë ku i bën thirrje Parlamentit Europian të miratojë statusin e vendit kandidat për Shqipërinë. Të gjithë deputetët kanë qenë dakord me rezolutën por është debatuar për reformat në sistemin e drejtësisë. Tashmë po pritet votimi i kësaj projektrezolute.

Deputeti i PS-së, Fatmir Xhafaj akuzoi presidentin Bujar Nishani se ka kthyer KLD-në në çerdhe nepotizmi dhe klientelizmi dhe duhet një reformë e rëndësishme dhe tërsësore në këtë sistem.

Nga ana e saj opozita e cilëson të papranueshëm sulmin. Deputetja e PD-së Jozefina Topalli akuzoi mazhorancën se me këto sulme po kërkojnë t'i dërgojnë BE-së mesazhin për heqjen e Presidentit, shkrirjen e Gjykatës Kushtetuese dhe heqjen e Gjykatës së Lartë.

Ish-kryeministri Berisha tha se Rama po vendos një shtet policor. Debate të ashpra ka patur edhe mes Berishës dhe ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

RAMA: DIDI KA SHËRBYER NË POLICINË E SHTETIT
Në interpelancën e mbajtur me kryeministrin Edi Rama lidhur me emërimet në Polici, të kërkuar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, kreu i qeverisë tha se Drejtori i Policisë Artan Didi, plotëson kriteret, duke shtuar se “Ka shërbyer në Policinë e Shtetit”.
 
“Vërtet ligji është fare i qartë, dhe sidomos i thënë nga parafolësi del në pah se një ligj i qartë nuk mjafton, por duhet qartësi në leximin e ligjit. Ju kërkoj ndjesë autorëve të interpelancës, për kohën limit në të cilën unë po jap përgjigjet dhe kjo jo për mungesë vullneti, por për arsye objektive, mungeseë në seancë, që janë të lidhur me mospraninë fizike në territorin e Shqipërisë.

I mirëkuptoj edhe ata që janë ankuar për vonësen por ndërkohë në parlament pret një interpelancë prej një viti që paraaardhësi im nuk i ka dhënë përgjigje, dhe nuk ka kohë t’i japë përgjigje.

Artan Didi ka shërbyer në policinë e shtetit”, tha kryeministri Rama.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren