Kuvendi pritet te miratoje te enjten ne seance plenare vendimin per ngritjen e komisionit hetimor që do te shqyrtoje kërkesën e maxhorances për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë të zgjedhur nga Kuvendi, Elvis Çefa dhe Lulzim Lelçaj.

Dy dite me pare, komisioni i Ligjeve vendosi t'i propozojë parlamentit ngritjen e këtij komisioni, i cili do të verifikojë të dhënat, faktet dhe rrethanat për shkelje të ligjit nga dy anëtarët e KLD-së, që përbëjnë shkak për kërkesën për shkarkim. Komisioni do të përbëhet nga 9 anëtarë, 5 nga maxhoranca dhe 4 nga opozita.
Kërkesa e 39 deputetëve të mazhorancës, e paraqitur në komisionin e Ligjeve, argumenton se dy anëtarët e KLD-së, Çefa dhe Lelçaj, me veprimet dhe mosveprimet e tyre në 10 raste kanë shkelur rëndë ligjin.

Dy anëtarët e KLD-së, të pranishëm në komision, u shprehën të gatshëm të përballen me hetimin parlamentar, ndërsa i konsideruan antikushtetuese argumentat e maxhorancës për shkarkimin e tyre nga detyra. /ATSH/