Kuvendi akuzon Ilir Metën për nxitjen e vrasjes së Pjerin Xhuvanit, do thirret nga komisioni hetimor për të dhënë shpjegime, lëvizjet e dyshimta para ngjarjes

Kuvendi akuzon Ilir Metën për nxitjen e vrasjes së Pjerin Xhuvanit, do thirret nga komisioni hetimor për të dhënë shpjegime, lëvizjet e dyshimta para ngjarjes

Ilir Meta dhe Pjerin Xhuvani

Një nga argumentet e 50 deputetëve për shkarkimin nga detyra të Presidentit Ilir Meta është nxitja e vrasjes së Pjerin Xhuvanit në 21 prill në Elbasan nga Arbër Papleka, pjesë e strukturës paramilitare të Partisë Demokratike, gjoja për mbrojtjen e votave. Në dokumentin e motivacionit të shkarkimit thuhet se Ilir Meta, me retorikën e tij agresive dhe luftarake, ka nxitur konflikte me armë dhe humbjen e jetës së një personi dhe plagosjen e tre të tjerëve. 50 deputetë i referohen pikërisht vrasjes së Pjerin Xhuvanit, kundërshtar politik i PD-LSI në Elbasan, si dhe plagosjes së tre të tjerëve. Në dokument, thuhet gjithashtu se Ilir Meta ka nxitur strukturat paraushtarake të PD-së për të kufizuar lirinë e qytetarëve, përmes patrullimeve të paligjshme, ndalimeve, kontrolleve dhe heqjen e lirisë.

Për këto dy akuza dhe pretendimet e tjera, presidenti Ilir Meta do të thirret nga komisioni hetimor, për të dhënë sqarime si dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve të anëtarëve. Kreu i shtetit, sipas Rregullores së Kuvendit, mund të paraqitet për të mbajtur qëndrimin e tij edhe gjatë seancës kur do të miratohet kërkesa e 50 deputetëve për ngritjen e komisionit hetimor, për shkarkimin e presidentit. Po pse Kuvendi e shikon me dyshim rolin e Presidentit Ilir Meta në raport me ngjarjen e rëndë në Elbasan?

Gjashtë ditë para vrasjes së ish-kreut të LSI-së në Elbasan, Pjerin Xhuvani, i cili kishte braktisur partinë e drejtuar nga Monika Kryemadhi, Ilir Meta, artikuloi një mesazh të koduar nga një studio televizive, për situatën e tensionuar parazgjedhore në Elbasan. Meta u shpreh se “Do iki edhe në Elbasan. Patjetër! Do të iki kudo ku të ketë nevojë atdheu! Për zgjedhje të drejta dhe të lira. Ka gjë më të rëndësishme se zgjedhjet? Nuk janë të kërcënuara zgjedhjet?”.

Katër ditë pas mesazhit, Ilir Meta u zhvendos në Elbasan, për të shpëtuar LSI-në, e cila megjithatë, në zgjedhjet e 25 prillit 2021, nuk arriti të marrte asnjë mandat nga 2 mandate që kishte marrë në zgjedhjet e 2017. Në një shpjegimin zyrtar u tha se Meta do të merrte pjesë në një iftar me komunitetin mysliman. Por, disa foto konfirmuan se Meta po zhvillonte takime shtabin elektoral të LSI, duke dhënë porosi, udhëzime dhe mobilizuar mbështetësit.

Dy ditë më pas, mjeku psikiatër Pjerin Xhuvani vritet nga Arbër Papleka, pjesë e një strukture të armatosur paramilitare të PD në Elbasan, nën patronazhin e Gazmend Bardhit. Pjerin Xhuvani më parë ka qenë një nga figurat kryesore të LSI-së në Elbasan dhe kryetar i saj në këtë qark. Përplasjet e tij të para me Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin nisën kur ishte drejtor u Drejtorisë Rajonale të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor Tiranë, i propozuar nga LSI-ja.

Në qershor të vitit 2015, Xhuvani u ndalua si dyshuar si pjesë e një skeme të mashtrimi me rimbursimin e medikamenteve, ndërsa u dënua një vit më vonë u dënua me 3 vjet burg për “shpërdorim të detyrës. Atij iu hoq e drejta për ushtrim të funksioneve publike për një periudhë 3-vjeçare. Pas ndalimit, Luan Rama, doli në një konferencë për shtyp në emër të LSI-së, duke distancuar nga Xhuvani dhe njoftuar shkarkimin e tij si kryetar i LSI-së në Elbasan, duke komanduar Edmond Haxhinaston në vend të tij. 

Në vitin 2017, Pjerin Xhuvani ishte pjesë e PDIU-së Elbasan, ndërsa raportet e tij me drejtuesit e LSI ishin të ftohta. Muaj e fundit, Xhuvani ishte afruar me Partinë Socialiste, ku për shkak të peshës së tij elektorale, krijoi shqetësim tek PD dhe LSI. I shqetësuar për dobësimin e strukturave të LSI-së në Elbasan, Ilir Meta u angazhua disa ditë para zgjedhjeve, bashkë me stafin e Presidencës, për t’i motivuar, por megjithatë LSI-ja nuk arriti të marrë mandat deputeti.

Kërkesa e Kuvendit për shkarkimin e Ilir Metës

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lala: 04/05/2021 19:27

    Ore Jan ne rregull keta deputet? Mir like floriri e meriton reçin ene e ka pak fisderri ..po ata qe krijuan strukturen gaz pedja e lul gjumi sdo preken?!!! A tha bythshpumi gaz qe I kishte ne patronazh?deputet vk arsa. Futini met ne burg per krim bandash se esht ligji. E vertetuar esht qe vepronin e vertetuar nga kush u krijua.po ca doni me juve mer legena deputet.apo keni hall se kur te vi pd do ju fali juve sic po I falni.se liken se keni mo frik ju ngaqe svje me ne pushtet sikur qielli me token te puthen.ju dhjefsha spakun tuj

    Përgjigju
  • Riku: 04/05/2021 19:23

    O te shitur pse nuk i jepni komentet mbi fshehjen e provave deri mbas zgjedhjeve. Jeni bere si zeri i popullit

    Përgjigju
  • Gysi: 04/05/2021 18:40

    E thoshte gjithmone likja se i ka marre masat per zgjedhjet.Kur e pyesnin gazetaret cfare masash ke marre ai nuk tregonte po thoshte e di une cfare masash kam marre do ta shikoni.Dhe ja bandat me ish polica ordiner te perjashtuar nga policia bridhnin neper qytete me furgona per te terrorizuar njerezit qe te kishte kunderpergjigje dhe te beheshin trazira.Po nuk i eci plani kriminal.Ate te vrarin ne elbasan e kishte dhe inat sepse la Lsi dhe iku me Ps.Do ti jete ber qefi shume likes per vrasjen e tij

    Përgjigju
  • Romi: 04/05/2021 18:29

    Hajde estrade hajde. Pse i fshehu faktet qe ne makinen e tyre kishte fotokopje kartash dhe lista policia me prokurorine deri mbas zgjedhjeve????? Tani e ka fajin Meta dhe per kete.....Me keto metoda dhe 30 vjet nuk ndryshon qeveria....

    Përgjigju
    • Toni: 04/05/2021 23:38

      Pjerini shkrete mori ate qe deshi. O je mjek o je i forte. Zgjodhi te ishte i forte e mori ate qe meritoi. Terheqte kemben zvarre pwr shoket e tij

    • Andi: 04/05/2021 19:55

      Ore e karta jo karta, me cfare tagri ndalon personin dhe e vret? Karta pa karta, me cfare fytyre nje president pranon ne heshtje si vrasje legjitime dhe nxit popullin. Je ne terezi ti mor vlla? Po re po, ai ka faj, qe cke me te.

  • Daje Ceni: 04/05/2021 16:02

    Shume mire kaq mjafton per ti hedhur prangat dhe per ta derguar tek shtepia e tij e re ne Rec

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë