Kuvendi i Kosoves Foto ATSH Behlul Jashari
PRISHTINË, 14 Shtator /ATSH-B.Jashari/.-Kuvendi i Kosovës, nesër, 15 shtator, feston Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, me moton "Demokracia është liri pjesëmarrjeje dhe përgjegjësi".
Duke filluar nga ora 10:00, Kuvendi hap dyert për qytetarët që dëshërojnë ta vizitojnë ndërtesën e legjislativit të vendit dhe të takohen me përfaqësuesit e tyre të zgjedhur.
Gjatë kësaj dite do të mbahet Panairi i Organizatave të Shoqërisë Civile, si dhe do të organizohen aktivitete të ndryshme për pjesëmarrësit, bëhet e ditur në njoftimin zyrtar të sapodërguar nga Kuvendi i Kosovës.
Po nesër, do të ndahen çmimet për essenë më të mirë me temën "Dua të jem aktiv dhe të marr përgjegjësi për proceset politike dhe shoqërore të vendit".
Ndërsa, gjatë javës, të enjten e 18 shtatorit Kuvendi i Kosovës mblidhet për vazhdimin e seancës konstituive të 17 korrikut, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 8 qershorit./k.s/f.n/
/Shqiptarja.com