/ATSH/.- Komuniteti i biznesit do të ketë një zyrë edhe brenda Kuvendit të Kosovës, në mënyrë që të kenë mundësi që përmes saj të marrin pjesë në përgatitjen e projektligjeve që janë në interes të ekonomisë.
Këtë vendim e bëri të ditur kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli në një konferencë për media në Odën Ekonomike të Kosovës, mbi dialogun dhe partneritetin me komunitetin e biznesit në hartimin e legjislacionit.
Ai shtoi se këtë po e bëjnë për të rritur zhvillimin ekonomik dhe për të ulur papunësinë dhe varfërinë.
Vendimin e kryetarit të Kuvendit e vlerësoi lart, Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit, i cili tha se ky është një hap tjetër për të krijuar një legjislacion më të mirë.
/Shqiptarja.com