Kuvendi i Berishës në 2 dhjetor, gazetarja zbulon detaje: Votim i fshehtë dhe rezolutë kundër 'Drejtësisë'! Grupi i Bardhit e saboton! Baçi: E kanë detyrim pjesëmarrjen

Në 2 dhjetor, Sali Berisha ka njoftuar mbajtjen e Kuvendit të Rithemelimit për t’u rikonfimuar si kryetar pas humbjes së thellë në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Sa i takon detajeve të organizimit të këtij Kuvendi, gazetarja e Report Tv Danjela Maloku tha në emisionin “Frontline” me gazetaren Marsela Karapanço se do të ketë një votim të fshehtë për votëbesimin e Berishës në krye të Rithemelimit. Ajo tha se pritet të miratohet edhe një rezolutë që do ketë në qendër tezat e Berishës për organet e drejtësisë.

“Kuvendi i 2 dhjetorit pritet të mos ketë surpriza pasi vjen në kuadër të statutit të miratuar në kuvendin e 11 dhjetorit të vitit 2021 i cili edhe pse nuk njihet nga gjykata, PD e Rithemelimit ka zgjedhur ta repsektojë. Për këtë, të shtunën do mblidhet Kuvendi kombëtar i PD-së së Rithemelimit me 2 çështje kryesore, votëbesimin e Berishës pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 14 majit. Te procedura, nuk do jetë votim me ngritje dore por me kuti.  Anëtarët dhe delegatët do zgjedhin nëse Berisha do duhet të qëndrojë në krye të PD të Rithemelimit apo jo. Do jetë votim i fshehtë. Do miratohet një rezolutë që ende është në proces të hartimit të detajeve të fundit që do ketë tezat e artikuluara nga Berisha për të lidhur gjithë veprimtaritë e tjera që kanë të bëjnë edhe me organet e drejtësisë. Berisha nuk e ka fshehur se edhe aksioni i SPAK është i lidhur me dëmtimin e opozitës, prandaj do jetë pjesë e rezolutës. Pritet të ketë 12-20 folës dhe pritet të zgjasë deri në 2 orë dhe më pas procesi i votimit e numërimit”- u shpreh gazetarja.

Mes të tjerash, ajo zbuloi se Bardhi dhe grupi i deputetëve që kryeson, nuk do të jenë prezentë në Kuvendin e Rithemelimit pavarësisht bashkëpunimit mes tij dhe Berishës sa i takon kaosit të shkaktuar në Parlament në javët e fundit.

“Bardhi dhe deputetët e tij nuk do jenë prezentë. Mund të ketë deputetë që do marrin vendim individual, nuk e përjashtojmë këtë mundësi. Por në vendimin e grupit të drejtuar nga Bardhi deri më tani është që të mos shkohet në Kuvendin e Berishës për sa kohë nuk është diskutuar mes tyre situata e brendshme në PD”- shtoi gazetarja.

Ndërsa deputeti i Rithemelimit, Luan Baçi tha se deputetët e grupit parlamentar të drejtuar nga Bardhi e kanë të drejtë por edhe detyrim për të marrë pjesë në Kuvendin e Rithemelimit.

“Janë automatikisht anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD dhe është në të drejtën dhe detyrimin e tyre për të marrë pjesë. Unë kam dëshirë t’i shikoj, por edhe nëse nuk do jenë pjesë, duke i dhënë përgjigjie asaj pyetjes që bëhet shpesh herë.  Ata deputetë të grupit Bardhi janë 2-3 herë në mbledhje në javë me Sali Berishën. Njohja është de facto dhe de jure”- tha deputeti.

Ndërsa anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Lisandër Hoxha tha se përveç votëbesimit të Sali Berishës si kryetar i Rithemelimit, duhet të ketë edhe një riorganizim dhe zgjedhje për drejtuesit e degëve në rrethe të ndryshme të vendit.

“Nëse do rizgjidhet Sali Berisha, po këshilli kombëtar, po dega a nuk mund të pësojë një riorganizim? Jemi në kohë që në 2 dhjetor të kërkojmë që secili drejtues i partisë të shkojë dhe ta masë veten me votë, se ne na duhen votat e qytetarëve jo votat e njëri tjetrit”

Deputeti Saimir Korreshi i cili është pjesë e ‘grupit’ të Bardhit njoftoi se nuk do jetë pjesë e Kuvendit të Rithemelimit në 2 dhjetor pasi nuk ndjehet i përfaqësuar. Ai u shpreh se aksioni opozitar do të vijojë në seancat e rradhës të Kuvendit të Shqipërisë.

Për sa i përket paralajmërimeve të Berishës për mosbindje civile, deputeti Luan Baçi deklaroi se do të vijojë gjatë gjithë dhjetorit dhe vitit të ardhshëm, përfshirë edhe aksionin e dhunshëm në Kuvend.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:14
Kuvendi i Rithemelimit, gazetarja e Report Tv: Do të miratohet një rezolutë me tezat e Berishës kundër organeve të drejtësisë

 

Mes detajeve të dhëna mbi Kuvendin e Rithemelimit që do mbahet në 2 dhjetor për votëbesimin e Berishës si kryetar, gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku zbuloi se përveç votimit të fshehtë, në Kuvend, Këshilli Kombëtar do të miratojë një rezolutë me tezat e Berishës për organet e drejtësisë.

“Do miratohet një rezolutë që ende është në proces të hartimit të detajeve të fundit që do ketë tezat e artikuluara nga Berisha për të lidhur gjithë veprimtaritë e tjera që kanë të bëjnë edhe me organet e drejtësisë. Berisha nuk e ka fshehur se edhe aksioni i SPAK është i lidhur me dëmtimin e opozitës, prandaj do jetë pjesë e rezolutës. Pritet të ketë 12-20 folës dhe pritet të zgjasë deri në 2 orë dhe më pas procesi i votimit e numërimit”- u shpreh gazetarja Danjela Maloku në “Frontline” nga Marsela Karapanço.

Kujtojmë se Berisha ka akuzuar organet e drejtësisë së re po ndjekin një agjendë poltike në shërbim të mazhorancës. Këto akuza u shpeshtuan pasi ndaj kreut të Rithemelimit GJKKO caktoi masën 'detyrim paraqitje' dhe 'ndalim i daljes jashtë shtetit' duke e akuzuar për korrupsion pasiv për aferën e privatizimit të klubit 'Partizani' 

Ora 21:46
Korreshi ‘bojkoton’ Kuvendin e Berishës për votëbesim në krye të Rithemelimit: Nuk ndihemi të përfaqësuar

 

Deputeti i PD, Saimir Korreshi ka bërë me dije se nuk do të marrë pjesë në Kuvendin e Rithemelimit në 2 dhjetor për votëbesimin e Sali Berishës pas humbjes së thellë në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Në një lidhje ‘skype’ për emisionin “Frontline” me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv, deputeti tha se nuk ndihet i përfaqësuar pasi nuk ka marrë pjesë më herët në vendimmarrjet e këtij Kuvendi.

“Nuk do jem në datën 2, është në momentin më të papërshtatshëm. Ka gjëra më të rëndësishme pasi opozita ka ngritur një kauzë shumë të rëndësishme në Kuvend. 40 burra patëm kurajon të linim mënjanë mosmarrëveshjet për të përballur me një të keqe më të madhe. Ka shumë demokratë të tjerë që nuk kanë marrë pjesë e këtyre vendimmarrjeve të Kuvendit që do mbahet në 2 dhjetor. Po marr rastin e Lushnjës, nuk jemi bërë pjesë unë dhe shumë demokratë të tjerë. Nuk përfaqësohemi dot”- tha Korreshi.

Sipas tij, më të rëndësishmet janë seancat plenare të ditës së hënë dhe të enjtë në Kuvendin e Shqipërisë.

“Jemi të fokusuar për të hënën dhe të enjten në 2 seancat e Kuvendit, sepse këtu ka rënë shteti. Lindita po nuk pa mesazhet nuk të jep fjalën”- shtoi ai.

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A e forcon sigurinë dhe rolin e Shqipërisë baza e NATO-s në Kuçovë?



×

Lajmi i fundit

Cili është personi më i bukur për Arbana Osmanin?!

Cili është personi më i bukur për Arbana Osmanin?!