Kuvendi i rrëzoi propozimet, Braçe: Nuk ndihem keq që mora vetëm 8 vota! Unë nuk votova pro paketës fiskale

Kuvendi i rrëzoi propozimet, Braçe: Nuk ndihem keq që mora vetëm 8 vota! Unë nuk votova pro paketës fiskale

ish  zv-kryeministri Erion Braçe

TIRANË- Rrëzimi i propozimeve për paketën fiskale të propozuar prej tij nuk është kaluar në heshtje nga ish  zv-kryeministri Erion Braçe, i cili me anë të një reagimi të fundit në rrjete sociale nuk i kursen ironitë për socialistët të cilët nuk e mbështetën amendamentin.

Amendamenti i Braçes për bujqësinë mori vetëm 8 vota pro, i cili e cilëson si “një hap të madh”, duke e krahasuar me propozimin e tij për tatimin zero për rrogat deri në 40 mijë lekë, që sipas tij në vitin 2018 mori 5 vota, ndërsa sot pritet që kjo të bëhet realitet nga qeveria.

Më tej, Braçe, i vetmi zë opozitar brenda mazhorancës, ka renditur disa nga propozimet e tij të cilat fillimisht nuk kanë marrë mbështetje.

“Po hap i madh përpara ama; Në nëntor 2018-të, kur propozova tatim zero për rrogat deri në 40 mijë lekë, mora vetëm 5 vota pro; Këtë nëntor, qeveria erdhi tek propozimi im, 3 vite me vonesë dhe me 46. 800 lekë barrë fiskale mbi cdo shqiptar me rrogë 40 mijë lekë; llogaria është edhe me tre zero të tjera për rrogat nga 30 mijë deri në 40 mijë lekë. Në nëntor 2018-të, kur kundërshtova skemën 6 me 20 për TVSH  e fermerit mora vetëm 5 vota pro; Këtë nëntor, paratë e munguara tek gjithë zinxhiri nga bujku prodhues tek grumbulluesi, përpunuesi, në tregun e brendshëm, arritën në 4.5 miliard lekë; Ndërkohë pasoja në blegtori, numër lopësh për qumësht, delesh e dhish për qumësht, është katastrofike”, shkruan Brace në Facebook.

“A mban përgjegjësi kush?” - shtron ai pyetjen deputeti.  Duke thënë se nuk ndihet keq për votat minimale që mori në Kuvend, Braçe shton se ajo që e bën të ndihet keq është se propozimet e tij të majta nuk votohen.

“Udhëheqësve ju duhet kohë të vijnë tek ajo që është e vërtetë dhe e drejtë. E dyta, unë nuk ndjehem keq për 8 votat; unë ndjehem keq kur propozimet e majta nuk votohen; unë ndjehem keq kur propozime në favor të shumicës nuk votohen; Mbi të gjitha, unë ndjehem keq kur një ligj klientelist, teresisht personal e vetëm për një kompani, si dëm për njërën e si favor për tjetrën, votohet me shumicë, sic sot. Ky është problem i madh! Personalizimi i politikës fiskale është gjëja më e rëndë që i ndodh tregut, ekonomisë”, komenton Brace.

Sjellim ndër mend se amendamentet e Braçes të dorëzuara me disa ndryshime në paketën fiskale morën vetëm 8 vota pro e ndërsa mazhoranca ka pranuar vetëm mendimin e Taulant Ballës për shtimin e fondit prej 60 milionë lekësh për KPA-në. Edhe propozimet e tjera të mbërritura nga Monika Kryemadhi dhe Erisa Xhixho, Petrit Vasili nga LSI si edhe Alfred Rushaj dhe Jorida Tabaku nga PD u hodhën poshtë.

Nga ‘Foltorja’ Braçe tha se me këtë paketë të prezantuar nga qeveria është goditur më i dobëti duke kërkuar të hiqet favorizimi TSVH-së për hotelet me 5 yje, pasi sipas tij mjafton favori që iu është bërë me lejimin e kazinove.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston