Kuvendi Kombëtar i PD, Kulluri në Report Tv: Proces farsë, Basha e mblodhi sot për të sfumuar protestën e studentëve

Edvin Kulluri ishte mes 6 demokratëve të tjerë të cilët u tërhoqën nga gara për anëtar të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. I ftuar në studion e Report Tv, Kulluri u shpreh se mbledhja e sotme e Kuvendit Kombëtar demokrat është nul (Lexo këtu), pasi u shmangën Kryesia dhe Këshilli Kombëtar. Ai tha se Basha vendosi me kokën e vet të mbledhë forumin më të lartë vendimmarrës të PD-së në një kohë kur studentët protestojnë prej disa ditësh për të drejtat e tyre. Sipas tij, mbledhja e Kuvendit Kombëtar u bë për të eklipsuar protestën e studentëve. Arsye këto, të cilat, tha Kulluri, e çuan atë drejt tërheqjes nga kandidimi për t'u rizgjedhur anëtar i Këshillit Kombëtar të PD (Lexo këtu). 

Nuk është mbledhur as Kryesia as Këshilli kombëtar për të mbledhur Kuvendin. Nga kjo pikëpamje ky Kuvend është nul. Fare lehtë po ta çosh në Gjykatë, nëse do kemi gjyqtar që nuk varet as nga Rilindja dhe as nga z.Basha, do ta rrëzonte normalisht. Bashës i kemi thënë jep dorëheqjen që t'i hapësh rrugë një gare, ai ngriu. U rizgjodh përmes një kandidati përballë që s'dihet se ku është tani. Sot doli një zonjë dhe tha që një pjesë e atyre këtu, punojnë për Edi Ramën. Po të shihje atë dokumentarin sot aty, dukej qartë që Lulzim Basha kishte fshirë historinë e Partisë Demokratike. Dukej sikur historia e PD niste dhe mbyllej me Lulzim Bashën. 

PD sot dhe Sigurimi i Shtetit dje nuk punon me ligj. Të fusnin në burg kot. I kam propozuar Këshillit Kombëtar të PD një statut të ri. Arsyeja pse Basha mblodhi Kuvendin Kombëtar të PD është për të sfumuar protestën e studentëve dhe për t'iu fshehur kësaj proteste. Kuvendi sot nuk ka pasur kuorum. Nga 7 mijë delegatë, kanë marrë pjesë vetëm 2500. Pra, që nga data kur u mblodh, kuorumi e gjithçka është farsë aty. 

Edvin Kulluri

"PD në drejt katastrofës elektorale, nuk fiton më shumë se 7-8 bashki"
Zgjedhjet e ardhshme vendore të qershorit 2019, tha Kulluri, PD nuk fiton dot më shumë se 7-8 bashki. Sipas tij, PD po shkon drejt një katastrofe elektorale. 

"Sido që të jetë, PD nuk merr më shumë se 7 ose 8 bashki. Kjo do jetë një katastrofë elektorale. Basha nuk jep dorëheqjen as po të mbetet i vetëm në PD. Ta dinë demokratët, kjo e sotme na bindi plotësisht, se i vetmi synim i Bashës është për ta mbajtur PD-në në opozitë. Sa më shumë trembet Edi Rama, aq më shumë e mbyll PD-në Basha. Sa më i fortë bëhet Rama, aq më trim bëht brenda PD-së Lulzim Basha. Le ta dijë, as të mos i shkojë në mendje të afrohet te studentët. E kanë bërë të qartë ata se nuk kanë besim te politika. Po të kishte besim te opozita, studentët nuk dilnin në shesh, por i bashkoheshin opozitës", tha Kulluri. 

Edhe zgjedhjet në degët e PD, tha Kulluri, u zhvilluan përmes një procesi jo transparent, ndërsa u zgjodhën drejtues dege ata që kanë humbur zgjedhjet në në të kaluarën.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

'Vërtet i tmerruar nga sulmi terrorist në Magdeburg', reagon Rama: Mbetemi të bashkuar kundër terrorizmit

'Vërtet i tmerruar nga sulmi terrorist në Magdeburg', reagon Rama: Mbetemi të bashkuar kundër terrorizmit