Pas Erla Mëhillit, tërhiqet nga gara edhe Edvin Kulluri. Në një postim në Facebook, Kulluri thotë se procesi për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD, është farsë. "Te dashur miq dhe delegate te Kuvendit te PDSH-se! Duke u nisur nga situata e rende ne te cilen ndodhet Partia Demokratike per shkak te leaderiship-it te saj qe vepron ne kundershtim te hapur me cdo parim demokratik, deklaroj terheqjen nga gara “farse” per Anetar i Keshillit Kombetar! Duke falenderuar per vleresimin e qindra delegateve qe me kane shkruar qe nga mbremja e djeshme duke me dhene mbeshtetjen, do vazhdoj te angazhohem ne opozite me kete qeveri te korruptuar, kriminale dhe anti-demokratike! Do mbeshtes me cdo menyre protesten e studenteve dhe qytetareve, deri ne largimin e kesaj qeverie dhe “mashave” te saj ne opozite! Te qenit anetar i PD-se eshte nder, por nuk mund ti lejoje vetes te behem pjese e opozites se emeruar nga Edi Rama! Ju faleminderit!"-shkruan Kulluri.
Lajmi kryesor: