Kuvendi miraton huanë për Hekurudhën Vorë - Hani i Hotit! Dritë jeshile dhe për pagat e prapambetura të punonjësve të Poliçanit

Kuvendi miraton huanë për Hekurudhën Vorë - Hani i Hotit! Dritë jeshile dhe për pagat e prapambetura të punonjësve të Poliçanit

1717695947_4d43fde77bf64cba8bc8723c4eadba2d.jpg

Kuvendi miratoi në seancën e sotme me 86 vota pro dhe 1 abstenim Ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për rehabilitimin e linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit. Në total kjo hekurudhë do të kushtojë afro 373 milionë euro ndërkohë që 98.7 milionë euro janë kredi nga BERZH, janë 130 milionë euro grant nga BE dhe pjesa tjetër financim nga shteti. 

Punimet për këtë projekt parashikohet të zgjasin plot 6 vite, dhe faza e parë e punës do të nisë në fund të këtij viti, për të përfunduar së ndërtuari në vitin 2030.Hekurudha e re do të jetë e elektrifikuar ndërsa shpejtësia e lëvizjes së trenave do të jetë deri në 120 kilometra në orë, ndërsa koha mesatare e udhëtimit nga Vora në Hanin e Hotit do jetë 2 orë. Për projektin e ndërtimit do të angazhohen afro 1000 punonjës ndërsa pas përfundimit pritet të ketë një staf prej 100 personazh që do të punojnë për operimin dhe menaxhimin e linjës. Kjo vepër infrastrukturore do të jetë e ndërtuar në mënyrë të tillë që të përdoret dhe për qëllime ushtarake, vec transportit të mallrave dhe pasagjerëve. 

Pagat e prapambetura të punonjësve të Policanit

Kuvendi miratoi me 89 vota pro dhe asnjë kundër pr/ligjin “Per financimin e detyrimit të prapambetur të pagesës së punonjësve dhe ish- punonjësve të Kombinatit Mekanik Poliçan".Ndërkohë është rrëzuar me 72 kundër e 20 pro amendamenti i propozuar nga Ferdinand Xhaferraj që përveç pagave të prapambetura ti paguheshin edhe interesat vjetore.

Përfitues do të jenë 127 punonjës të palikuiduar për periudhën shkurt 2017 deri më 31 dhjetor 2020. Po ashtu do të përballohen efektet financiare për 4 punonjës aktualë, për vitet 2021- 2023

Votime të tjera 

-Projektligji "Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 10 129, date 11.5.2009, "Per giendjen civile'', te ndryshuar u miratua me 73 vota pro, 0 abstenim, 15 kundër.

-Projektligji "Per ratifikimin e marreveshjes ndermjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shiperise dhe qeverisë së Republikës se Turqisë për bashkëpunimin për zhvilim dhe statusin e Zyrës së Koordinimit e Programeve të TIKA-s në Shqipëri" u miratua me 88 pro, 0 kunder, 0 abstenim.

-Projektligji "Per ratifikimin e traktatit te miqesisë dhe bashkëpunimit ndermjet Republikes se Shiperise dhe Ukraines", 91 vota pro, 0 kundër, 0 abstenim.

- Projektligji "Per miratimin e vendimit nr. 1/2023 te Komitetit të Përbashkët të Konventës Rajonale per Regullat Preferenciale Pan-Euro-Mediteriane te Origjines per ndryshimin e Konventës Rajonale per Regullat Preferenciale Pan-Euro-Mediteriane te Origjines dhe të rekomandimit nr. 1/2023 të Komitetit te Perbashkët te Konventës Rajonale për Rregullat Preferenciale Pan-Euro-Mediteriane të Origjines, ne lidhje me perdorimin e certifikatave ët garkullimit et leshuara en mënyrë elektronike, të dates 7 dhjetor 2023"  u votua 87 pro, 0 kunder, 0 abstenim

Projektligji "Per nje ndryshim ne ligjin nr. 7918, date 13.4.1995, "Per miratimin me ndryshime et dekrefit nr. 1030, date 23.2.1995, "Per emetimin dhe shperndarjen e bonove et privatizimit (lekëve te privatizimit) dhe dekretit nr. 1049, date 27.3.1995, "Per disa plotesime ne dekretin nr. 1030, date 23.2.1995'", të ndryshuar, u votua 82 pro, 3 kunder, 3 abstenim.


Lajmi kryesor:

Kuvendi miraton përbërjen e Komisioneve 'Antikorrupsion', e drejton Fatmir Xhafaj! Miratohet dhe 'Dezinformimi' me në krye Erion Braçen! 7 deputetët që votuan kundër


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani