Shfrytëzimit të përmbajtes së mediave online, nga dhjetra portale, thuajse anonime që ushqehen nga puna e të tjerëve, duket se i ka ardhur fundit. Ndryshimet në ligjin për të Drejtat e autorit, të miratuara këtë të enjte nga parlamenti, ofrojnë mbrojte për rastet e përdorimit pa autorizim të materialeve të publikuara nga mediat online.
Kompetenca për këtë i njihet Drejtorisë së Përgjithshmë të së Drejtës së Autorit (DPDA). Pala e dëmtuar i drejtohet pikërisht asaj “për të kërkuar ndalimin e përdorimit ose heqjen e materialit, që dyshohet se shkel të drejtën e autorit ose të drejtat e tjera të lidhura me të”. Kërkesa, shoqëruar nga dokumentacioni që vërteton shkeljen, realizohet online përmes portalit e-Albania.
Nga ky moment, nëse DPDA, vendos ta trajtojë rastin, i drejtohet palës që pretendohet se ka kryer shkeljen. Kur ajo e kundërshton dhe nuk e heq vullnetarisht, përmbajtjen e kontestuar, atëherë DPDA del me vendim. Në rast se provohet shkelja e pretenduar, kërkohet heqja e materialit. Urdhri është i zbatueshëm, edhe nëse ndërkohë, bëhet ankim në gjykatë. Në rast të moszbatimit, atëherë hyjnë në lojë sanksionet administrative, që sipas këtij ligji shkojnë deri në 500 mijë lekë.
Ndryshimi në ligj përcakton se, ankimi në DPDA, nuk bie në kundërshtim me të drejtën për t'i kërkuar gjykatës respektimin e të drejtave të tyre nga çdo shkelës i të drejtave të autorit në internet.
Ministri i Kulturës Blendi Gonxhe, tha se ndërhyrjet në ligj, sjellin një standart të ri për të drejtat e autorit në Shqipëri.
Platformat online si YouTube, Facebook dhe TikTok do të duhet të marrin autorizim për përdorimin e veprave të mbrojtura ose të marrin masa për bllokimin dhe heqjen në rast shkeljeje.
“Platformat ndërkombëtare që operojnë në Shqipëri pa pasur seli këtu do të duhet tashmë të kenë një përfaqësues ligjor në vend. Për herë të parë, autorët shqiptarë do të kenë një adresë konkrete ku mund të kërkojnë zbatimin e të drejtave të tyre, këtu”, theksoi ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja.
Ligji i ri synon gjithashtu të forcojë pozitën e autorëve në marrëdhëniet kontraktore.
“Ai do të ketë të drejtë të dijë si përdoret vepra e tij, çfarë të ardhurash gjeneron dhe të kërkojë rishikim të kontratës kur shpërblimi mund t’i duket i padrejtë. Hapim gjithashtu tregun e administrimit kolektiv, duke krijuar më shumë konkurrencë dhe më shumë zgjedhje për të gjithë autorët”, shtoi ministri Gonxhja.
Ndryshimet parashikojnë gjithashtu lehtësimin e përdorimit të veprave për qëllime mësimdhënieje, kërkimi shkencor dhe ruajtjeje të trashëgimisë kulturore.
Bibliotekat, arkivat dhe muzetë do të kenë mundësi të digjitalizojnë dhe të publikojnë vepra, në përputhje me kushtet e përcaktuara në ligj. Përjashtime nga detyrimet e reja parashikohen për enciklopeditë jofitimprurëse online dhe përmbledhjet arsimore e shkencore.
Ky ligj sjell rregulla konkrete për platformat online. YouTube, Facebook, TikTok dhe platformat e tjera do të duhet të marrin autorizim për përdorimin e veprave të mbrojtura dhe të reagojnë kur ka shkelje të së drejtës së autorit.
Një tjetër risi e rëndësishme është se platformat ndërkombëtare që operojnë në Shqipëri pa pasur seli këtu do të duhet tashmë të kenë një përfaqësues ligjor në vend. Për herë të parë, autorët shqiptarë do të kenë një adresë konkrete ku mund të kërkojnë zbatimin e të drejtave të tyre, këtu.
Forcojmë edhe pozitën e autorit në kontratë: ai do të ketë të drejtë të dijë si përdoret vepra e tij, çfarë të ardhurash gjeneron dhe të kërkojë rishikim të kontratës kur shpërblimi mund t’i duket i padrejtë.
Hapim gjithashtu tregun e administrimit kolektiv, duke krijuar më shumë konkurrencë dhe më shumë zgjedhje për të gjithë autorët.
Gjithashtu, riorganizojmë dhe fuqizojmë strukturën përgjegjëse për drejtorinë e të drejtës së autorit, këtu në Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, me një strukturë të dedikuar për mbrojtjen e të drejtave të autorit në fushën digjitale dhe me 11 punonjës shtesë, kjo për të garantuar zbatimin real të këtyre kompetencave të reja që ky ligj i ri na jep.
Ky është një ligj që mbron më mirë krijuesin shqiptar, vendos më shumë përgjegjësi mbi platformat dhe e përputh tashmë Shqipërinë me standardet europiane.
Ministri i Kulturës, Blendi Gonxhja, është shprehur se ndryshimet në ligjin për të drejtën e autorit që u miratuan sot në Kuvend, e çon mbrojtjen e krijuesve shqiptarë në një standard të ri.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gonxhja theksoi se këto ndryshime sjellin rregulla konkrete për platformat online.
Ai sqaroi se sipas ndryshimeve në ligj, Youtube, Facebook, Tik Tok dhe platformat e tjera, do të duhet të marrin autorizim për përdorimin e veprave të mbrojtura dhe të reagojnë kur ka shkelje të së drejtës së autorit.
Një tjetër risi e rëndësishme që sjellin ndryshimet në ligj, sipas Gonxhes është se platformat ndërkombëtare që operojnë në Shqipëri pa pasur seli këtu, do të duhet tashmë të kenë një përfaqësues ligjor në vend.
Po ashtu ai nënvizoi se për herë të parë, autorët shqiptarë do të kenë një adresë konkrete ku mund të kërkojnë zbatimin e të drejtave të tyre.
Sipas Gonxhes, ligji forcon edhe pozitën e autorit në kontratë, i cili do të ketë të drejtë të dijë si përdoret vepra e tij, çfarë të ardhurash gjeneron dhe të kërkojë rishikim të kontratës kur shpërblimi mund t’i duket i padrejtë.
Reagimi i ministrit Blendi Gonxhja:
Miratuam sot në Kuvend një ligj shumë të rëndësishëm për të drejtën e autorit, që e çon mbrojtjen e krijuesve shqiptarë drejt një standardi të ri.

Komente
Komento