Kuvendi rrëzon sërish Nishanin
Blushi: Diplomacia jonë amatore

Kuvendi rrëzon sërish Nishanin<br />Blushi: Diplomacia jonë amatore
TIRANE - Kuvendi ka rrëzuar sërish sot presidentin Nishani për ligjin e diplomacisë dhe emërimet e ambasadorëve. Deputeti socialist Ben Blushi tha sot në kuvend se vendimi i Ramës për të vendosur veton ndaj Maqedonisë vetëm sa do ta forcojë edhe më tej figurën e Gruevskit. Blushi tha gjithashtu se ne kemi një diplomaci amatore kundrejt Turqisë dhe Maqedonisë. Deputeti socialist Ben Blushi sërish sot ka lëshuar një lumë akuzash kundrejt shërbimit tonë të jashtëm por edhe deklaratave të Ramës së Shqipëria do të vendosë veton për integrimin e Maqedonisë në strukturat e NATO-s. Sipas Blushit vendimi i Ramës për të vendosur veton ndaj Maqedonisë vetëm sa do ta forcojë edhe më tej figurën e Gruevskit.  

Blushi: Kam dyshime për ambasadorët

Mendoj se për shërbimin e jashtëm ia vlen të kemi disa ndryshime. Shërbimi ynë është bërë shpesh objekt kundërshtish politike e barsoletash. Jo gjithnjë ata që duhet janë bërë diplomatë. Partitë e kanë infektuar atë më militantë. Nuk mund të themi pra sot që kemi shërbimin më të mirë diplomatik që mund të kishim në 20 vite. Ligji duhet të garantonte mbrojtje për diplomatët…Do besoja shumë tek vullneti i kësaj qeverie për të çuar në diplomaci ata që kanë merita, për të mbrojtur diplomatët e karrierës, nuk e kam parë këtë vullnet. Kam parë diplomatë që nuk e miratojnë të jenë, i kemi kaluar duke mbyllur sytë në komisione…Një rast skandaloz ishte ai kur nga një familje shkuan ambasadorë dy kunetër…Kjo na vë në dyshim se qeveria mund të sjellë sërish raste të tilla.

Kam dyshime për ambasadorët që kam parë. Pamundësia që ligji nuk e rregullon për të çuar si diplomatë njerëz që kanë jetuar si emigrantë ekonomikë, të cilët kthehen në Shqipëri rrinë 6 muaj dhe shkojnë diplomatë atje.. Nuk mendoj që një emigrant të shkojë atje si ambasador…ka një standard moral…Arsyetimi që vjen nga qeveria është që di gjuhën e atij vendi. Ne nuk jemi Koreja e Veriut.. Ligji këtë gjë nuk e rregullon. Kjo nuk figuron as tek vërejtjet e Presidentit..Nuhatja më thotë se Shqipëria për disa arsye ka politikë të jashtme amatore, nuk është në pozitat që duhet të kishte në rajon.


Blushi: A kemi ne sedër të na e ndërtojë Turqia parlamentin?

Edhe sot Blushi nuk ka lënë pa prekur vizitën e Erdogan në Tiranë dhe investimet e Turqisë për vendin tonë. Blushi ngriti pikëpyetjet nëse ne si shtet kemi apo jo sedër që të lemë Turqinë të na ndërtojë Parlamentin.

Ditët e fundit kanë qenë shumë të ngarkuara me material diplomatik, që na ka përfshirë. E kam fjalën për efektet që la vizita e presidentit turk në Shqipëri. Nuk dua të flas për shijen e keqe që la ajo vizitë.

Por nuhatja më thotë se Shqipëria për një politikë të jashtme relativisht amatore nuk është sot në pozitat që duhet të ishte në rajon. Ka pozita më të dobëta.
Është në ditët e veta më të mira në raporte me Turqinë. Për shkak se janë bërë premtime që qeveria shqiptare nuk i mban dot, e që ndoshta s’do duhet t’i kishte bërë dhe është vendi këtu për të thënë që një nga gjërat që nuk më ka pëlqyer më shumë javën e kaluar është që i kemi kërkuar republikës së Turqisë të na ngrejë parlamentin e Shqipërisë.

A kemi ne sedër si komb, a mund të lejojmë ne që parlamentin tonë ta ndërtojë një shtet tjetër kushdo qoftë ai?
Nëse kemi 12 milionë euro të ndërtojmë një stadium në Shkodër, kemi 5 mln euro për një staudim në Elbasan, kemi 20 mln euro për të investuar në Durrës dhe s’paskemi ne 30 milionë euro për të bërë parlamentin e Shqipërisë dhe ta kërkojmë borxh tek Turqia apo Franca, apo te Gjermania nuk ka rëndësi.

Parlamenti i një vendi është simboli i sovranitetit.
Kur nuk je sovran nuk mund të kesh parlament. Dhe deri në vitin 1912 nuk kemi pasur parlament se nuk ishim vend sovran.
Parlamenti ynë ishte në Stamboll. E për çfarë duhet ta marrim borxh parlamentin ?  Unë jam kundra kësaj. Të kërkojë borxh qeveria për çdo gjë, edhe për rrugë, edhe për energji, edhe për ujë por jo për parlament.

Për shkak të amatorizmit futemi në raporte që na nxjerrin më të dobët dhe ndoshta ky është rasti me Turqinë. Bëjmë premtime dhe kërkojmë gjëra që nuk duhet të kërkojmë.​


blushi
Sipas tij deklarata e Ramës për t’i vënë veton Maqedonisë në NATO do të forconte më tepër pozitat e Gruevskit.


Nuk di në mund të kishim bërë më shumë apo më pak por atje është krizë demokracie. Dikush ka dashur ti përfshijë shqiptarët në konflikt. Dua ta them sot ajo që po ndodh në Ballkan, po rrit paragjykimin për rajonin, i cili sot po prodhon eksod, po ikin të gjithë nga Maqedonia..pse? Sepse qeveriset keq..Ne e kapërcyem Gruevskin që në vitin 2103, e hoqëm stilin e Gruevskit që kur ikët juve… por ka ende probleme.

Qeveria dje ka thënë mund të rishikojmë veton tonë për anëtarësimin e saj në NATO. Po të flasë ministri i Jashtëm do ta interpretojë deklaratën ..Nuk shoh që njerëzit që prodhojnë politikën e jashtme janë të koordinuar…do ta interpretojnë do ta zbusin. Gruevski është bërë më i fortë nga vetoja greke, e ka përdorur duke thënë se mua më sulmojnë fuqitë e jashtme.

Nuk jam i bindur se dy veto do funksionin më shumë. Nuk jemi sot në ditët më të mira të politikës së Jashtme, mund të kishim pak më vështrim strategjik. Qeveria në disa raste ngatërron fishekzjarrin me dritën, fishekzjarri ndriçon në një minutë. Politika jonë e Jashtme nuk mund të mbushet me fishekzjarre
”,­ - tha Blushi.

Bushati: Shqipëria nuk krahasohet me Maqedoninë
Të krahasosh sot Shqipërinë me Maqedoninë, të vësh në gojën e institucioneve europiane gjëra të pavërteta do të thotë që në rastin më të mirë të jesh miop.

"Shqipëria konsiderohet si i vetmi vend në rajon që mund të ushtrojë influencë pozitive tek fqinjët sepse do të ketë një dialog të lartë strategjik të përvitshëm SHBA- Shqipëri. Shumë pak vende e kanë këtë luks që të konsiderohen partnerë strategjikë . Kjo është meritë e qeverisë por dhe e opozitës.
Si mendoni se SHBA do të vendosë partneritet stategjik me një regjim oligarkik?! Që nuk e kanë burimet e tyre të informacionit, inteligjencën aq sa e kemi të zhvilluar ne këtu?! Duan të ndërtojnë ura komunikimi strategjike me oligarkët?!
Iku Berlini po shkojmë në Vjenë, cili është kontributi juaj për një pozicion të qeverisë? Nuk jeni për ndërtimin e korridoreve? Nuk kemi fokusin e qartë? Më ndihmoni na ndihmoni! Nuk ka absolutisht vetëm mohime. Mirëpres çdo interpelancë për të dhënë shpjegimet e detajuara për të gjithë veprimet që kemi bërë në adresimin e krizës në Maqedoni, tha Bushati duke shtuar se po punohet në NATO, në BE me faktorin politik shqiptar." - tha Bushati.


Hap sfidën për këdo: Pas shtatorit 2013 shërbimi diplomatik s’u politizua

Do të mirëprisja një qëndrim një zëri sa i takon deklaratave të papranueshme të ministrit të Jashtëm rus se gjoja Shqipëria dhe Bullgaria kanë tendenca për të ndarë Maqedoninë mes vedi. Sepse jemi fqinj të mirë që duam stabilitet demokratik atje. Duam një Maqedoni multietnike dhe që të futet sa më shpejt në NATO e BE në përputhje me standardet.
Shqipëria ka qenë e qartë që në krye të herës për zhvillimet në Maqedoni. Sepse po të mos ishte e qartë që në krye të herës unë sërish ju sfidoj. Ne zyrtarisht kërkuam në NATO, hetim transparencë ndërkombëtare për rastin e Kumanovës. Të njëjtën kërkesë bëri sekretari i përgjithshëm I NATO-s. Të njëjtën kërkesë dhe ministri I jashtëm gjerman. Na thoni të nderuar kolegë çfarë duhet të bëjmë më shumë. Ndoshta nuk e kemi të qartë kaq shumë shikimin. Ndoshta as gjermanët as amerikanët nuk e kanë kaq shumë të qartë shikimin sa qe keni ju!


 “Nga 15 shtatori i 2013 në zyrat e ekzekutivit sfidoj seicilin të gjejë qoftë një qarkore instruksion që të nxisë shërbimin e jashtëm të Shqipërisë të merret me politikë të propogandojë qëndrime të caktuara apo të hedhë baltë mbi institucione të caktuara.
Në zyrën time kam gjetur qarkohe nga drejtorë të përgjithshëm ku nuk shpjegoheshin as fenomenet politike dhe as qëndrime të Shqipërisë por merreshenin me opozitën. Kam gjetur sqarime që merren me Glover

Ditën e parë që kemi marrë detyrën kemi ndryshuar një praktikë që ishte e papranushme. Kryetari i opozitës, që është institucion në tërë botën, në periudhën që ishim ne në opozitë nuk kishte trajtimin as të opozitës siriane. Ambasadat shqiptare jo vetëm kishin frikë të dilnin ta prisnin por dhe ti zgjasnin dorën. Ditën e parë është bërë qarkorja ku kryetari I opozitës, në këtë rast Lulzim Basha ka të njëjtin trajtim protokollar siç ka një ministër kur udhëton jashtë.
Të flasim për depolitizim të ministrisë së jashtme është dhe ajo që ndodhi para pak ditësh në Bruksel ku së bashku me opozitën përfaqësuam Shqipërinë si një komb,
" - u shpreh Bushati.

bushati

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ekskluzive/ Report Tv sjell pamjet me dron nga përmbytjet në Vlorë! Rrugë, banesa, biznese e makina...gjithçka e zhytur në ujë

Ekskluzive/ Report Tv sjell pamjet me dron nga përmbytjet në Vlorë! Rrugë, banesa, biznese e makina...gjithçka e zhytur në ujë