Zaçaj mesazh politikës në 25-vjetorin e Kushtetutës: Ndalni sulmet, sistemi i drejtësisë funksionon vetëm i pavarur! Begaj: Sfidë mbingarkesa

25 vite më parë Presidenti i vendit në atë kohë Rexhep Mejdani firmosi shpalljen e Kushtetutës së parë të Shqipërisë pluraliste. Hyrja në fuqi e ligjit themeltar të shtetit shqiptar u përkujtua përmes një ceremonie në sallën e seancave plenare në Kuvend.

Drejtuesit kryesorë të shtetit shqiptar, Presidenti Bajram Begaj dhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla vlerësuan shkruesit e Kushtetutës për orientimin euroatlantik si themeli i Shqipërisë evropiane.

“Kushtetuta jonë arriti që t’i paraprijë dhe të parashikojë procesin e integrimit euro-atlantik të Shqipërisë, që lidhet ngushtësisht me parimet e shtetit të së drejtës dhe sovranitetit shtetëror. Nëpërmjet kësaj Kushtetute u arrit të sanksionohen dispozita të rëndësishme, që vendosin parimet bazë për përgatitjen dhe legjitimimin e integrimit të Shqipërisë në aleancat ndërkombëtare, duke i çelur rrugën anëtarësimit në NATO dhe procesit të integrimit në BE”, tha Begaj.

Presidenti apelin e tij e kishte për politikën që të jetë e matur në ndryshimet e ardhshme në Kushtetutë.

“Rishikimi i Kushtetutës, për shkak të zhvillimeve e të realiteteve të reja, duhet vlerësuar me kujdes, maturi dhe ekspertizë, duke mbajtur në vëmendje të ardhmen tonë evropiane, parimet themelore dhe shtyllat kryesore të saj. Ndryshimet kushtetuese të vitit 2016 sollën ndryshime në sistemin e drejtësisë, si: reformimin e organeve ekzistuese dhe krijimin e strukturave të reja, me qëllim forcimin e pavarësisë dhe rritjen e llogaridhënies së organeve të drejtësisë”, tha Begaj.

Presidenti Bajram Begaj në fjalën e tij tha se sfida e sistemit gjyqësor sot është se po përballet me një numër të lartë dosjes që janë në shqyrtim, ndërsa theksoi se synim mbetet afrimi i drejtësisë me eficencë, barazi para ligjit e transparencë, te qytetarët shqiptarë.

“Sistemi i drejtësisë po përballet me një sfidë të madhe, për shkak të numrit të madh që gjykatat kanë në shqyrtim. Duhet të mendojmë zgjidhje sa më të shpejta dhe efektive. Synimi ynë është që drejtësia të afrohet para qytetarëve me eficencë, barazi para ligjit, transparencë. Rezultatet e saj ndihmojnë në rritjen e cilësisë ligjvënëse dhe kontrollit kushtetues”, tha Begaj.

Mesazhe të forta dha në fjalën e saj kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj si drejtuesi e institucionet gardian dhe që thotë fjalën e fundit për interpretimin e Kushtetutës. Zaçaj i bëri thirrje politikës që të heqë dorë nga sulmet dhe presionet pasi drejtësia mund të funksionojë vetëm nëse është e pavarur.

"Mos të harrojmë, pushteti gjyqësor mund të luajë rolin e tij kushtetues vetëm nëse është i pavarur. Politizimi i gjyqësorit dhe gjyqësorizimi i politikës kanë qenë dhe janë fenomene, të cilat përbëjnë sfida të vazhdueshme të demokracive në zhvillim, por edhe të atyre të konsoliduara. Reforma kushtetuese e vitit 2016, e njohur si reforma në drejtësi, synoi shkëputjen e politikës dhe të ndikimit të saj në përzgjedhjen e gjyqtarëve të lartë, duke bërë kështu një përpjekje domethënëse për depolitizimin e gjyqësorit. Nga ana tjetër, gjyqësorizimi i politikës për shkak të referencës kushtetuese në veprimtarinë dhe proceset e politikëbërjes është një trend në rritje. Aksionet politike të rëndësishme e kanë devijuar diskursin politik nga organi i zgjedhur nga populli në një debat gjyqësor kushtetues”, u shpreh Zaçaj.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja si përfaqësues i ekzekutivit krahasoi vizionin dhe mesazhet e baballarëve të Kushtetutës me atë që ndodh sot në Kuvendin e Shqipërisë.

“Sot në kuvend kemi një situatë që ngjan me atë të viti të largët ‘98, në kohën e debatit kushtetues, Sabri Godo i bënte thirrje opozitës ti bashkoheshin diskutimit në komisionin kushtetues. Sot kthimi tek parlamentarizmi dhe debati parlamentar si zgjidhja e vetme e ngërçeve politike e dikton vetë kushtetuta. Historia politike e tranzicionit në Shqipëri ka treguar se sa herë palët politike kanë tentuar të gjejnë zgjidhje duke shmangur kushtetutën kanë dështuar me sukses”, tha Manja.

Kushtetuta e Shqipëria u aprovua në Kuvend më 21 tetor 1998, nga mazhoranca socialiste e asaj kohe, teksa u refuzua nga opozita e drejtuar nga Sali Berisha. Kushtetuta mori miratimin e 93.5% të votuesve shqiptarë në referendumin e 22 nëntorit 1998, ndërsa u shpall dhe hyri në fuqi më 28 nëntor, në përvjetorin e themelimit të shtetit shqiptar. Që prej miratimit Kushtetuta ka pësuar disa ndërhyrje, me ato të vitit 2008 dhe reforma në drejtësi e vitit 2016 që përbëjnë ndryshimet kryesore.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:26
Gent Ibrahimi: Stabiliteti politik i Shqipërisë u forcua falë kësaj Kushtetute dhe si u miratua ajo

Anëtari i Gjykatës Kushtetuese Gent Ibrahimi vuri theksin tek betejat e mirëfillta politike të cilat bëhen në emër të Kushtetutës megjithatë Ibrahimi pranon se stabiliteti politik i Shqipërisë është forcuar falë kësaj kushtetute dhe mënyrës si u miratua ajo.

“Pjesa më e madhe e atyre që ishin protagonist në procesin e miratimit të kushtetutës janë ende pjesë aktive e jetës politiko shoqërore shumë syresh janë me ne sot këtu, por duhet thënë jo të gjithë patën kontributin në miratim e kushtetuteës dhe të gjithë pritet ta respektojnë pa asnjë ekuivok atë pork u qëndron vështirësia.

Nuk mund të neglizhohet fakti se procesi i miratimit të kushtetutave është një ushtrim politik. Politika në demokraci nuk është kurrë monolit.

Nevoja objektive për të përfaqësuar shtresa dhe interesa të ndryshme shoqërore kombinuar me nevojën për të fituar epërsi politike në zgjedhje bën që krahët e ndryshme të politikës të vendosen në pozita antagoniste mes tyre duke vështirësuar në këtë mënyrë miratimin e Kushtetutës dhe shpesh çështjet objekt diskutimi shndërrohen në çështje betejash të mirëfillta politike duke vendosur protagonistët në pozita konkuruese me nëjri tjetrin. Rezultati, jo të gjithë identifikohen me të njëjtën cilësi me Kushtetutën.

Ky është problem kur vjen fjala për zbatueshmëri të Kushtetutës. Miratimi me referendum është më politik për nga natyra dhe më i përshtatshëm në rastet e miratimit fillestar të Kushtetutës, ndërsa votimi në parlament paraqet avantazhe kur amendamente si ai I 2016 është më teknik nga natyra. Stabiliteti politik i Shqipërisë është forcuar dhe kjo I dedikohet kushtetutës dhe mënyrës si miratohet ajo.

Deklarata u bë në kuvendin e Shqipërisë mbahet një aktivitet në kuadër të veprimtarisë “25 vite Kushtetutë” .

Ora 11:27
Rithemelimi kaos në Kuvend, Manja: Zgjidhjen e ngërçeve politike e dikton Kushtetuta, historia ka treguar që ata që e shmangën dështuan me sukses

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja në 25-vjetorin e Kushtetutës ka dhënë edhe një mesazh për situatën kaotike që është krijuar në Kuvend. Manja thotë se zgjidhjen e ngërçeve politike e dikton Kushtetuta dhe historia ka treguar që ata që e shmangën dështuan me sukses.

Kushtetuta e miratuar 25 vite më parë i ftoi të gjitha forcat politike të konkurrojnë për pushtet, por me ligj. Kushtetua hodhi hapa të rëndësishme duke vënë në plan të parë të drejtat dhe barazitë duke e vënë shtetin në shinat e të drejtës. Kushtetuta i dha shoqërisë shansin e mirëkuptimit dhe të bashkëpunimit, për të kaluar nga bajraktarizmi politik në demokracinë institucionale. Me këtë Kushtetutës asnjë shqiptari nuk u bëhet pyetja nga vjen, por ku dëshironi të shkoni. Shqipëria e ka zgjedhur rrugën e saj dhe ecën e sigurt drejt integrimit euroatlantik. Me bindjen për një sistem të pavarur, me reformën në drejtësi. Gjatë këtyre viteve, përpos ndasive politike, kemi ditur të ndërtojmë edhe konsensus politik për të sjellë ndryshime të domosdoshme për vendin. Sot në kuvend kemi një situatë që ngjan me atë të viti të largët ‘98, në kohën e debatit kushtetues, Sabri Godo i bënte thirrje opozitës ti bashkoheshin diskutimit në komisionin kushtetues. Sot kthimi tek parlamentarizmi dhe debati parlamentar si zgjidhja e vetme e ngërçeve politike e dikton vetë kushtetuta. Historia politike e tranzicionit në Shqipëri ka treguar se sa herë palët politike kanë tentuar të gjejnë zgjidhje duke shmangur kushtetutën kanë dështuar me sukses.

Manja po ashtu tha se institucionet duhet të dëshmojnë se janë në lartësinë e misionit kushtetues.

Kushtetuta hodhi hapa të rëndësishëm drejt shekullit të njeriut. Me këtë Kushtetutë, asnjë shqiptari nuk i bëhet pyetja “nga vjen”, por “ku dëshironi të shkoni”. Kushtetuta të mos mbetej një testament juridik në letër por dokument që gjen zbatim dhe aspiron të zbatohet. Në këto 25 vite, kemi qenë dëshmitarë se si Kushtetuta është bërë pjesë e retorikës sonë politike, si argumenti më i fortë për të mbrojtur standardet e të drejtave. Është për tu lëvduar largpamësia e hartuesve të saj, që hartuan dispozitat integruese në Kushtetutë. Ky rrugëtim ka nisur dhe jemi më pranë se kurrë këtij ideali. nNë këtë fazë maturimi të Kushtetutës parashtrohen detyra për të gjitha institucionet shqiptare, legjislativit, ekzekutivit e gjyqësorit, të dëshmojnë që me punën e tyre të përditshme kanë devizën kushtetuese në themel të punës së tyre.Mbetet detyra jonë të garantojmë balancën e drejtë mes vazhdimësisë së dikton Kushtetuta dhe përballjes së sfidave të kohës.  Duhet që institucionet t’i dëshmojnë kohës që jemi në lartësinë e misionit kushtetues”, u shpreh Manja.

Ora 10:59
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese mesazh politikës: Pushteti gjyqësor mund të luajë rolin e tij kushtetues vetëm nëse është i pavarur

 

Holta Zaçaj kryetare e Gjykatës Kushtetuese në një seancë solemne me rastin e 25-vjetorit të Kushtetutës së Shqipërisë, në fjalën e saj u ndal te kritikat ndaj sistemi gjyqësore. Sipas Zaçajt, kritikat janë një indikator i lirisë së shprehjes, por deri në atë masë që nuk kthehen në sulm ose mjet presioni ndaj tyre. Me tej Zaçaj tha se pushteti gjyqësor mund të luajë rolin e tij kushtetues vetëm nëse është i pavarur.

Gjykata Kushtetuese, së cilës i është ngarkuar përgjegjësia e të qenit rojtarja dhe interpretuesja e normës kushtetuese, thirret të thotë fjalën e fundit sa herë nevojitet. Ky është një mision dhe rol që gjyqtarët kushtetues e mbajnë me krenari dhe përgjegjësi të lartë. Përmes interpretimit, Gjykata arrin ta bëjë normën kushtetuese realitet, të gjallë. Ajo në interpretimin e Kushtetutës respekton vlerat tona kombëtare si pjesë e vlerave universale, duke marrë në konsideratë qëllimin e hartuesve të saj, si edhe duke iu përshtatur dinamikave të reja shoqërore.

Gjatë tri dekadave të funksionimit të saj, Gjykata Kushtetuese ka ndikuar në zhvillimin e demokracisë dhe drejtësisë kushtetuese, e përgjegjshme për ndikimin e vendimmarrjes së saj në jetën shoqërore, ekonomike e politike të vendit.  Pavarësisht kësaj, të gjithë aktorët duhet të pranojnë verdiktin e saj. Zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është në fakt sjellja e duhur, e nevojshme dhe e vetme për të zbatuar Kushtetutën.

Kritikat ndaj Gjykatës dhe gjyqtarëve të saj janë një indikator i lirisë së shprehjes, për të cilën ne të gjithë kemi luftuar, por deri në atë masë që nuk kthehen në sulm ose mjet presioni ndaj tyre. Mos të harrojmë, pushteti gjyqësor mund të luajë rolin e tij kushtetues vetëm nëse është i pavarur. Politizimi i gjyqësorit dhe gjyqësorizimi i politikës kanë qenë dhe janë fenomene, të cilat përbëjnë sfida të vazhdueshme të demokracive në zhvillim, por edhe të atyre të konsoliduara.’- njofton Gjykata e Kushtetuese.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eri: 27/11/2023 16:31

    Kjo nuk ka lidhje me gjyqsorin.....po fare

    Përgjigju
  • redi: 27/11/2023 12:09

    Zonja Zacaj sulmi kunder drejtesise ndalet me ligj duke i treguar njerezve te papergjegheshem se shoqeria ka ligje dhe nuk pranon kaosin. Nen petkun e luftes politike pa princip, disa llapaqen me ne krye njeriun me negativ qe ka Shqiperia duke perfituar nga toleranca juaj vazhdojne sulmet.Ne asnje shtet te BE nuk gucon njeri te fyej dhe te kanos prokuror dhe gjygjtar se i tregojne vendin.Vet jeni fajtor si sistem qe nuk u padisni per kanosje per shkak te detyres

    Përgjigju
    • AlphaBank: 27/11/2023 13:58

      Zonja zacaj eshte nje hajdute ordinere e zgjedhur ne krye te gjykates kushtetuese!! Ka punuar ne sistemin bankar nga ku me vjedhje ka dale me dy vila ne qerret!!

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore