SHBA i hoqi vizën/ Vettingu: Fshehe pasurinë dhe lekët për shkollën e vajzës/ Gjyqtari: Gënjen banka, mos më ndërprisni ëndrrën

Pas më shumë se dy seancash me tension e debat ka përfunduar përballja e gjyqtarit të Tiranës Artan Lazaj me komisionin e vettingut. Fillimisht Lazaj kërkoi përjashtimin e trupit gjykues për anshmëri në gjykim, por pas rrëzimit të kërkesave të tij dy herë rresht seanca u hap për të zgjatur plot 3 orë e 30 minuta.

Rrëzimi i kërkesës për përjashtimin e trupit gjykues
Gjyqtari Artan Lazaj kërkoi përjashtimin e trupës gjykuese me pretendimin se ishin treguar të njëanshëm. Sipas tij, trupa e KPK e ka hetuar atë vetëm për pasurinë dhe jo për aftësitë profesionale dhe morale. Artan Lazaj është gjyqtar i Gjykatës së shkallës së parë të Tiranës. Përpara trupës së KPK, Lazaj mbrohej nga avokati Sokol Hazizaj. 

Lazaj kërkoi edhe përjashtimin e gjyqtares Brunilda Bekteshi për konflikt interesi. Bekteshi në 2016 ka qenë juriste e OSHEE dhe ka bërë kërkesë në një proces gjyqësor për përjashtimin e gjyqtarit Artan Laze, në një proces gjyqësor.  Kërkesa e Lazajt për Bekteshin erdhi pas rrëzimit të kërkesës për përjashtimin e të gjithë trupit gjykues. “Kjo është tentativë për zvarritjen e procesit. Nëse përsëritet kjo tentativë rrezikoni të gjobiteni”, tha trupa e KPK. 

Gjyqtari Artan Lazaj ka tentuar të marrë fjalën, por nuk është lejuar nga KPK. “Me ndërpretë fjalën. Do sqaroja përse kërkoja dorëheqjen tuaj. Nuk kisha dijeni nëse ju keni qenë apo jo juriste e një institucioni. Nuk ju njoh nuk ju mbaj mend. Ju keni bërë kërkesë për përjashtimin tim asokohe”, ka thënë Lazaj duke iu drejtuar anëtares së KPK, Brunilda Bekteshi. 

Hetimi për pasurinë e Artan Lazes
Pas rrëzimit të kërkesës për përjashtimin e trupës, KPK ka vijuar seancën për gjyqtarin. Sipas anëtarëve të vettingut gjyqtari Lazaj kishte fshehur pasurinë, kishte bërë deklarim të rremë dhe për 13 vite nuk e justifikonte.Komisioni theksoi se nga hetimi ka rezultuar se gjyqtari ka dy apartamente në Tiranë, një në Vlorë dhe një në Bulqizë, tokë në Porto Palermo dhe një makinë tip ‘Benz’. KPK deklaron se pasuria nuk justifikohet, ndërsa Lazaj ka bërë kontrata noteriale fiktive dhe nuk ka deklaruar pagesën për shkollën e vajzës në një kolegj privat. Artan Lazaj është njëri nga gjyqtarët që Ambasada e SHBA i ka refuzuar vizën.

Kemi kryer hetim të thelluar mbi pasurinë. Gjyqtari ka një apartament në Vlorë, një në Tiranë në rrugën e ‘Kosovarëve’ 158 m2, një në rrugën e Durrësit 120 m2, një në Bulqizë, tokë kullotë në Porto Palermo në vlerën 200 mijë lekë, një makinë tip ‘Benz’ të blerë nga KQZ. Lidhur me apartamentin 158 m2 në Tiranë, përfituar në 2010 me vlerë 129 mijë euro nuk është deklaruar në 2010, por në 2011. Apartamenti është deklaruar 120 mijë euro dhe jo 129 mijë euro.

Në 2011 gjyqtari ka deklaruar se burimi i pagesës së 129 mijë euro ishin të ardhura nga shitja e një tjetër apartamenti. Për këtë pasuri ka mospërputhje midis deklaratës në ILDKPI dhe deklaratës vetting. Lazaj na është përgjigjur ‘e kam paguar ashtu sikur thotë kompania dhe kontrata me firmën ‘orion’. Pagesat i kam bërë me bankë dhe e kam shlyer përfundimisht në 2014’. Nga verifikime ka rezultuar se ne 2009 gjyqtari ka bërë transfertë 3.9 milionë lekë kundrejt ‘orion shpk’. Por këto pagesa nuk janë pasqyruar asnjëherë në deklaratën e pasurisë së gjyqtarit.

Më 18.5.2010 gjyqtari Artan Lazaj ka derdhur 50 mijë euro për ‘orion shpk’. Gjyqtari bankës i ka thënë janë burim nga emigracioni, por nuk është në deklaratën e vitit 2009. Në deklaratën e 2009 gjyqtari ka thënë vetëm 5 mijë euro cash nga shitja e një makine. Faktet e nxjerra nga transfertat në banka bien ndesh me ato çka gjyqtari shkruan në deklarata depozituar në ILDKPI.

Përsa i përket apartamentit 120 m2 tek Rruga e Durrësit, në deklaratën e vettingut gjyqtari thotë e ka blerë në 2004 dhe e ka shitur në 2010. Në 2004 është blerë 4 milionë lekë sipas kontratës  noteriale dhe jo 53 mijë euro sikur është shkruar në deklarimin e vitit 2004. Sipas kontratës së shitjes të këtij apartamenti. Në 2010 është 90 mijë euro dhe 8 milionë sikur është deklaruar.

Gjyqtari ka bërë kontratë noteriale fiktive. Rezulton mosperputhsje nga deklarata e gjyqtarit dhe përgjigjeve që na ka sjell gjyqtari me email. Ka mospërputhje me sasinë, mënyrën dhe kontratat e apartamenteve. Gjyqtari ka bërë kontratë noteriale fiktive, nuk ka deklaruar pjesën takuese te pasurive për bashkëshorten.

Gjyqtari dhe bashkëshortja kanë bërë deklarata të pasakta dhe të rreme. Gjyqtari ka kryer pagesa për ‘albanian college’ për shkollimin e vajzës. Por si ka pasqyruar asnjëherë në deklaratë. 10 mijë e 280 euro shuma totale e paguar për shkollën. Gjyqtari ka bërë deklarata të paplota. Në 2017 gjyqtari ka deklaruar tokë 1 mijë m2 në Porto Palermo Himarë, në kontratë noteriale e ka vetëm ai si blerës. Ndërsa në deklaratën vetting shprehet se ka pjese takuese 1/4 e tokës. Përsa i përket makinës gjyqtari e bleu më lirë tek KQZ dhe e shiti pak kohë më pas me vlerë 5 mije euro. Pasi makina ishte e 1997. Çmimi i blerjes nga KQZ dhe shitjes tek një qytetar ka diferencë.

Deklarata e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit

Por paçka këtyre pretendimeve të komisionit të vettingut Lazaj ishte i ashpër në kërkesat e tij duke nxjerr në pah jo vetëm faktin e deklarimit real por të një sërë gabimesh, sipas tij të bëra që nga anëtarët e vettingut në verifikimin e tij e deri tek gabimet e bankave.

KPK ka kryer shkelje që nuk përjashton nga seanca Brunilda Bekteshin. Nëse do ishte gjyqtare normale duhet të merrnit një masë të rëndë disiplinore nga KLD. ILDKPI ka pasur detyrë të më kontrollonte. Pse nuk më ka kontrolluar kaq vite. ILDKPI ka bërë shpërdorim detyre përfshirë kryeinspektorin. Ju më keni vendosur në një betejë, më ftoni të luftoj e më keni dhënë një shpatë. Ju keni edhe shpatën edhe mburojën. Raportet e ILDKPI kanë kontradikta, njëherë thotë që nuk kam kryer fshehje pasurie dhe njëherë, që kam deklarim te rremë. Deklarim të rremë ka bërë ILDKPKI po jo unë. Kurrë nuk kam bërë fshehje pasurie e deklarim te rreme. Mësuesja e letërsisë më thoshte shpesh ‘ke shkrim të keq por mendime të mira’. Në 2017 kam deklaruar me besnikëri gjithçka.  A kam kursyer unë çdo muaj 40 euro në 10 vite. Po a bëjnë këto 6 milionë lekë për 10 vite? Ka gënjyer banka, sepse në mandat është bosh. Si ka mundësi ta kem bërë unë? Nga harresa e neglizhenca nuk kam deklaruar shkollimin e vajzës. Makinën që thoni e kam shitur me shtrenjtë sesa e bleva, po të doni ua sjell makinën dhe blerësin. Ajo ishte super makinë e me goma të blinduara. Një pasuri kam, vetëm tokën, ajo është shkëmbore.

Artan Laze

Burimi i vetëm i të ardhurave, thotë gjyqtari ka qenë rroga e tij, ndërsa ka shtuar se ka dhënë katër dënime me vdekje dhe shumë përjetë. I irrituar nga konstatimet e KPK, Laze është shprehur se nëse ‘Komisioni ka qëllim të më hedhë si pre në botën e krimit, atëherë nuk kam se çfarë pres’.

Burimi im i vetëm është rroga. Nuk jam si të tjerët me hua tek vjehrri e vjehrra apo xhaxhai. Kam dhënë 4 dënime me vdekje në Shqipëri. Shumë e shumë me burg përjetë. Jam kërcënuar me vdekje. Nëse ka qellim që gjyqtarin Laze ta hedhim si pre në botën e krimit atëherë nuk kam cfarë pres. Disa nga këta të dënuar ende policia si ka kapur policia. Shtyjeni këtë seancë, merrni të dhëna dhe me vlerësoni. Kam besim se do më rivlersoni dhe njëherë. Do të jepni një vendim pozitiv rikonfirmimin tim në detyrë. Mos ndërprisni ëndrrën e të dhënit drejtësi gjyqtarit Artan Laze.

Artan Lazaj

Në fund ai ka kërkuar shtyrjen e seancës për të marrë të dhëna të tjera dhe rikonfirmimin ne detyre. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur që të japë vendimin në datë 11 korrik, nëse do të rikonfimohet në detyra apo do të shkarkohet gjyqtari Artan Lazaj. Ai prej më shumë se 25 vitesh është pjesë e sistemit të drejtësisë si dhe ka qenë anëtar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për disa vite. Deri në këto momente në sitën e vettingut kanë kaluar afro 30 subjekte ndërsa të mërkurën paradite pritet që të kaloj dhe kryeprokurorja Arta Marku.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • shkurt 2014: 03/07/2018 10:57

    Largoni kta hajdut te ndyre.Kurre mose pranoni te beheni pale me kta hajdute,justifikoni besimin qe pret reforma e Drejtesise e populli.Kta jane flliqsirat e kombit,kurre nuke eshte vone per largimin e ktyre kriminelve.Drejtesia e dhene nga kjo kategori hajdutesh,me emrin e pa merituar gjyqtare,eshte dhene mbi bazen e parave keshe.Per kto pa drejtesi jemi ne kte gjendje te mjerueshme.

    Përgjigju
  • Fredi: 02/07/2018 23:31

    Nuk te gjen gje nga krimi ty sepse ju togat e zeza, ju togezinjte jeni vete krimi, keni vepruar deri me sot si bande e organizuar kriminale. Gjithe keto pasuri mire Lazanje cili prokuror ose gjyqtar i ndershem mund ti kete? Tipike investime mafioze keni bere te gjithe, pasuri te paluajtshme, kullota, makina etj. Nuk e dime ende cdo vij me pas me perjashtimin tuaj, a do te kete sekuestro te pasurise te pajustifikuar? Nese jo, atehere kjo nuk shte serish drejtesi.

    Përgjigju
  • ela: 02/07/2018 20:33

    Doli ne mode ne gjykate,qe kur spaguante dot u mernin pasurite dhe i kalonin ne emren e tyre.shiko shtepi ne bulqize? cne dhe si? jo ua ka mre njerezve.sa endra ke nderprere mor mut

    Përgjigju
  • Paolo Borsellino: 02/07/2018 18:48

    Eshte thjesht nje i korruptuar ne palce dhe profesionalisht gjyqtari me i paafte ne Gjykaten e Tiranes. Eshte turp qe ky te kete ende “enderr per te dhene drejtesi”. Duhet te shkarkohet urgjent.

    Përgjigju
    • Vlora: 03/07/2018 00:43

      Me te korruptuar se Arian Aliaj nuk ka ne Gjykaten e Tiranes. Bashke me Zhukrin, Mullain dhe Lazen, por kampioni i padiskutimt eshte i madhi, ushtaraku ne kohen e komunizmit, z.Arian Aliaj.

  • c'fare: 02/07/2018 18:25

    Te duhen ty kullotat o mashtrues dhe me c'fare parashe e bleve ne rastese e ke blere apo e ke dhurate nga ndonje kriminel.

    Përgjigju
  • fahri spiuni: 02/07/2018 18:22

    SHihni cfar gjygjtari mashtrues eshte! Te verifikohet banka dhe t ja nxjerrin genjeshtren ketij mashtruesi,ndersa per denimet me burgim te perjeteshem ,ke marrur miliona eu per ta denuar perjete.

    Përgjigju
  • Naimi: 02/07/2018 17:48

    Sa prona jua ke marre pronareve te ligjshem per tua dhene atyre tr paligjshem?

    Përgjigju
  • Drejtesi per popullin: 02/07/2018 17:36

    Bravo Kryesueses. Trupes .Beni drejtesi

    Përgjigju
  • Shqiptari: 02/07/2018 16:54

    Paska qen vertet "i mencuri" zyshes, po ke degjuar se gjyqsori e prokuroria jane te paafte? Jane hajdute ouu , hajdute si ty me dhjete shtepi e trashigimni nga kunati vjerrit....

    Përgjigju
  • tiku: 02/07/2018 14:45

    Ky eshte qelibar mo

    Përgjigju
    • Loku: 02/07/2018 18:24

      Shum e vertet,ky eshte qelikar. Vuan për buken e gojes.

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Projektligji, kushtet e reja për abortin dhe lindjet invitro

Projektligji, kushtet e reja për abortin dhe lindjet invitro