Ky është gardisti që u vetëvra sot në Tiranë me armën e shërbimit (Foto)

Ky është gardisti që u vetëvra sot në Tiranë me armën e shërbimit (Foto)

Arjol Mançe

Pak orë pasi gardisti Arjol Mançe, 30-vjeç me origjinë nga Përmeti i dha fund jetës në ambientet e Gardës së Republikës, Shqiptarja.com dhe Report Tv publikojnë foton e tij.

Mançe është personi që shihni në foto. Kohë më parë ai kishte shërbyer edhe në Afganistan.

Mësohet gjithashtu se aktin e rëndë të vetëvrasjes ai e ka kryer në kushte të rënduara psikologjike. Pak minuta para se të vetëvritej me armën e shërbimit, Mançe ka ka lënë edhe një shënim në librin e shërbimeve të Gardës së Republikës, duke paralajmëruar fatin tragjik.  Ai thoshte: “Do vras veten, do iki  nga kjo botë”


Lajmi kryesor:

SMS-ja për të atin; 'Do iki nga kjo botë'/ Vret veten gardisti, dyshime se pësoi traumë gjatë shërbimit në Irak


Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:09
'Në jetë mos i beso askujt', mesazhet në Facebook të gardistit që u vetëvra me armën e shërbimit(FOTO)

TIRANË- “Ndonjëherë duhet të shtiresh sikur nuk kupton për të parë deri ku arrin mashtrimi i disa njerëzve”.

Ky është mesazhi i fundit që është postuar nga Arjol Mançe, gardisti që i dha fund jetës mbrëmjen e kaluar gjatë kohës kur ishte në shërbim.

Në profilin e tij në Facebook, 30-vjeçari përdorte pseudonimin “Kobra e zezë”, ku edhe herë pas here postonte shprehje të personazheve të njohura.

Më herët ai kishte postuar: “Nuk më pëlqen të gjykoj jetën e të tjerëve…por nuk lejoj as të gjykojnë jetën time…Jam me mendimin që duhet të bëjmë në jetë atë që na bën të lumtur dhe jo atë që duhet bërë…Jeta është shumë e shkurtër për t’u marrë me gjëra pa vlerë…" apo edhe "Në jetë mos i beso askujt.. sepse dhe trëndafili i bardhë, hijen e ka të zezë!"

Gjithashtu në profilin e gardistit ka foto me familjarë dhe foto të tijat por asnjë në krye të detyrës.

30-vjeçari nga u gjet i pajetë brenda Gardës së Republikës. Mësohet se aktin e rëndë të vetëvrasjes ai e ka kryer në kushte të rënduara psikologjike. Pak minuta para se të vetëvritej me armën e shërbimit, Mançe ka ka lënë edhe një shënim në librin e shërbimeve të Gardës së Republikës, duke paralajmëruar fatin tragjik.  Ai thoshte: “Do vras veten, do iki  nga kjo botë.”

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Raporti I KE-së, Zhupa: Liria e Medias një nga pjesët më të zeza! Do propozoj gjoba më të larta për zytarët që nuk japin informacion

Raporti I KE-së, Zhupa: Liria e Medias një nga pjesët më të zeza! Do propozoj gjoba më të larta për zytarët që nuk japin informacion