SMS-ja për të atin; 'Do iki nga kjo botë'/ Vret veten gardisti, dyshime se pësoi traumë gjatë shërbimit në Irak

TIRANE - Një punonjës i Gardës së Republikës i identifikuar si Arjol Mançe, 30-vjeç me origjinë nga Përmeti dhe banues në Tiranë, ka vrarë veten me armën e shërbimit brenda në ambientet e Gardës së Republikës. 

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar rreth orës 23:00. Mësohet se Gardisti ka qenë në kushte të rënduara psikologjike në momentin kur ka kryer aktin e vetëflijimit. Report Tv ka mësuar se gardisti pak sekonda përpara se t'i jepte fund jetës, ka lënë një shënim në librin e shërbimeve të Gardës së Republikës, duke paralajmëruar fatin tragjik.  

Do vras veten. Do iki nga kjo botë.

Shënimi i Arjon Mançe në librin e shënimeve të Gardës

Shqiptarja.com dhe Report Tv mësojnë gjithashtu se pak para se t'i jepte fund jetës, Mançe i ka dërguar edhe një sms babait të tij. I ati ka tentuar ta telefonojë pasi mori SMS-në, por Mançe nuk i është përgjigjur.

 

Ndërkohë, gjithashtu burime pranë Gardës së Republikës bënë të ditur për Report Tv se gardisti 30-vjeçar ka qenë me shërbim me trupat komando në Afganistan dhe Irak, në kuadër të misionit të NATO-s për paqen dhe sigurinë në vendin e trazuar nga talebanët, ndërsa ishte kthyer në Shqipëri disa kohë më parë. Dyshohet që trauma e pësuar gjatë kësaj kohe, siç ndodh me shumë ushtarë të ketë lënë pasoja edhe tek Mançe.

Në 30 qershor të këtij viti ishte gardisti Shkëlzen Qordja, 31-vjeç, me detyrë shofer i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili qëlloi veten me armën e shërbimit në ambientet e Gardës së Republikës dhe për rrjedhojë humbi jetën. 

Njoftimi i policisë:

Njoftim 

Rreth ores 23:00, te mbremjes se kaluar në ambjentet e Gardës se Republikes, teksa po kryente sherbimin prane hyrjes dytesore te institucionit, punonjësi i Gardes A.M., 30 vjeç, nga Permeti, dyshohet se ka vrarë veten me armen e sherbimit.

Per hetimin e rastit u ngrit nje grup i posaçem nen drejtimin e Prokurorise. Grupi hetimor ka administruar dhe sekuestruar prova qe forcojne dyshimin se akti eshte kryer ne kushtet e tronditjes psikike.

Hetimet po vijojne per zbardhjen e gjithe rrethanave te ngjarjes.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:04
Ky është gardisti që u vetëvra sot në Tiranë me armën e shërbimit (Foto)

Pak orë pasi gardisti Arjol Mançe, 30-vjeç me origjinë nga Përmeti i dha fund jetës në ambientet e Gardës së Republikës, Shqiptarja.com dhe Report Tv publikojnë foton e tij.

Mançe është personi që shihni në foto. Kohë më parë ai kishte shërbyer edhe në Afganistan.

Mësohet gjithashtu se aktin e rëndë të vetëvrasjes ai e ka kryer në kushte të rënduara psikologjike. Pak minuta para se të vetëvritej me armën e shërbimit, Mançe ka ka lënë edhe një shënim në librin e shërbimeve të Gardës së Republikës, duke paralajmëruar fatin tragjik.  Ai thoshte: “Do vras veten, do iki  nga kjo botë”

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Saikeq tahiri: 02/10/2018 17:58

    Te qofte dheu i lehte or mik.thuhet qe njerezit qe vrasin veten jane njerezit me me shume dinjitet ne kete bote.

    Përgjigju
  • Erik: 02/10/2018 17:58

    Ngushellime familjes, keqardhje per kete akt kaq te rende qe paska ndermarre gardisti.

    Përgjigju
  • Une: 02/10/2018 16:24

    Normal qe keta qe shkojne ne lufte ngelin pa mend. Njeriu punon e lodhet aq shume per te fituar e ruajtur jeten, dhe per paradoks trondites ata shikojne trupat njerezore qe coptohen nga predhat dhe plumbat e bien te vdekur nga sekonda ne sekonde. C'veper e madeh eshte njeriu! C'veper e shemtuar eshte lufta....

    Përgjigju
  • Ali: 02/10/2018 12:00

    Te gjithe keta qe kthehen nga lufta u iken mendja

    Përgjigju
  • Fredi: 02/10/2018 11:15

    Ah mor Faik mor Faik

    Përgjigju
    • Fredi: 02/10/2018 22:00

      Lere ore Faikun rehat se gjynah.

  • Ana: 02/10/2018 09:43

    “I identifikuar me inicialet Arjan Mançe”. Po emrin si e kishte ky i shkreti, pse nuk e tregoni...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Në Librari’ me 3 tituj në rinj: ‘Lufta e fshehtë në Shqipëri’, ‘Jeta e shkurtër e Lukas Santanës’ e ‘20 mjeshtrit e hershëm shqiptarë’! ‘Tektonika e Shpirtit’ te Melodia e Vargut

‘Në Librari’ me 3 tituj në rinj: ‘Lufta e fshehtë në Shqipëri’, ‘Jeta e shkurtër e Lukas Santanës’ e ‘20 mjeshtrit e hershëm shqiptarë’! ‘Tektonika e Shpirtit’ te Melodia e Vargut