Ndryshimet e Kodit/ 3 vjet burg kush bllokon rrugët! 10-15 vjet atyre që cenojnë sigurinë ushqimore

Report TV zbardh ndryshimet e plota që socialistët kërkojnë të bëjnë në 11 fusha të Kodit Penal. Gjithsej propozohen 23 ndryshime, ndër të cilat, propozohet që të dënohen personat që bllokojnë rrugët. Teksa opozita po ë bën këtë çdo të enjte, qeveria e kërkon dënimin nga gjoba, deri në 3 vjet burg.

Goditja për shkak të detyrës dënohet aktualisht me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet, ndërsa socialistët propozojnë që gjoba të hiqet fare, dhe dënimi të jetë vetëm me burg deri në 2 vjet për funksionarët e thjeshtë, 3 vjet kanosja e të zgjedhurve, 4 vjet kanosja e policëve dhe tre vjet kanosja e personelit shëndetësor.

Ashtu siç kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar në goditjen për shkak të detyrës, do të përfshihen edhe të zgjedhurit e funksionarët publik, punonjësit e policisë dhe bluzat e bardha. Kush ngre dorë ndaj tyre për shkak të detyrës që përfaqësojnë, do të dënohe me burg nga 1 deri në 3 vjet heqje lirie. Kur kjo vepër penale kryhet në mjediset e institucionit ku personi ushtron detyrën, dënimi shkon nga 3 deri në 5 vjet burg.

Siguria ushqimore ka parashikimet më të ashpra. Deri më tani, një person që fuste lënë të ndaluar në ushqime, edhe në rast se nga kjo vdesin persona, dënohet nga gjoba deri në 10 vjet burg. PS propozon që në çdo rast kjo vepër të dënohet me burg, ndërsa kur nga këto veprime janë prekur fëmijë ose gra shtatzëna, të dënohet me burgim nga dhjetë vjet deri në pesëmbëdhjetë vjet.

Ndryshimet në Kodin Penal kanë një kapitull të veçantë për dhunën në aktivitete sportive. Goditja ndaj njerëzve të sportit  dënohet me burgim nga një deri në tre vjet, e në rast përsëritjeje deri në pesë vjet. Burg parashikohet edhe për ata që hedhin sende në fushë apo hyjnë brenda saj, deri në 5 vjet.

Prishja e qetësisë publike deri tani dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. Socialistët parashikojnë që gjoba të jetë nga  njëqind mijë deri në një milion lekë, si dhe kjo vepër të dënohet në rrethana rënduese edhe me burgim deri në dy vjet.

Armëmbajtja pa leje me Kodin Penal në fuqi dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet. Socialistët propozojnë rritjen e dënimit nga shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet.

Sa i përket nenin 96 që më herët ka qenë mjekim i pakujdesshëm, në ndryshimet e reja, neni propozohet të quhet "Neglizhenca në trajtimin mjekësor". Neglizhenca në trajtimin mjekësor që shkakton vdekjen e pacientit, dënohet me burgim deri në katër vjet. Ndërkohë që në nenin aktual, është nga gjobë ose me burgim deri në 5 vjet.

Një nen i veçantë krijohet edhe për shkeljen e të drejtave të autorit, ku çdo vepër që  mbrohet nga e drejta e autorit dhe që shpërndahet pa pëlqimin e tij, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet, dhe nëse bëhet në bashkëpunim ose në mënyrë të përsëritur, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.

Neni 197 pëson ndryshim në themel, pasi tashmë lojërat e fatit ndalohen me ligj. Organizimi i lojërave të palejuara, siç janë garat sportive apo lojërat e fatit dënohet me burgim deri në tre vjet. Ndërkohë që me Kodin aktual Penal, kur Shqipëria nuk i kishte të ndaluara me ligj lojërat, Kodi penal parashikonte gjoba, ose me burgim deri në dy vjet në rast të përcaktimit të rezultateve në garat sportive apo shtrembërim të konkurrencës në këto aktivitete.

Ndërsa më herët vepër penale konsiderohej vetëm ndotja e ajrit, në ndryshimet që propozojnë deputetët e mazhorancës, dënim me burg do të ketë edhe për ndotjen e tokës. Neni 201 ndryshon thuajse totalisht, ku dënimi maksimal nëse nga kjo vepër penale shkaktohet vdekja e një ose disa personave dënohet me burgim nga 5 deri në 15 vjet.

Me kodin e vjetër, dënimi është deri në 10 vjet.

Dënimi  është mjaft i ashpër edhe nëse ndotja e ajrit apo në thellësitë e tokës nga shkarkime, apo futje në përdorim të materialeve me rrezatim jonizues dhe radioaktiv, apo lëndëve toksike bëhet në zona të mbrojtura me ligj: Ndëshkim me burgim deri në 5 vjet!

Neni 202 pëson ndryshim të plotë, dhe i dedikohet specieve të mbrojtura të florës dhe faunës së egër. Kush i vret, shkatërron apo tregton ato në shkelje të autorizimeve nga organet kompetente, dënohet me burgim nga 2 deri në 7 vjet.

Kodi aktual e parashikonte vetëm me gjobë, por tashmë masat janë shtrënguar për të gjithë personat që mbajnë kafshë dhe i shoqërojnë ato në ambiente publike. Në rast se kafsha paraqet rrezik për njerëzit duke mos i vendosur maskën mbrojtëse, pronari do të gjobitet me gjobë nga 30 deri në 100 mijë lekë. Por në rast të plagosjes së rëndë të nje personi, atëherë dënimi shkon në burg, nga 1 deri në 5 vjet.

Këto janë propozimet e para, të cilat mund të ndryshojnë gjatë diskutimeve me grupet e interesit ose gjatë shqyrtimit në Kuvend. Ndryshimet në Kodin Penal kërkojnë 84 vota, ndaj socialistëve ju duhen të paktën 5 vota nga opozita parlamentare.


Kanosja për shkak të detyrës

ISHTE

Gjobë ose me burgim gjer në dy vjet

BËHET

Ndaj zyrtarëve të thjeshtë         burgim deri në dy vjet

Ndaj personave të zgjedhur      burgim nga një deri në tre vjet

Ndaj punonjësit të policisë         burgim nga dy deri në katër vjet

Ndaj profesionistit shëndetësor  burgim nga një deri në tre vjet

PRISHJA E QETËSISË PUBLIKE

ISHTE

Gjobë ose me burgim gjer në dy vjet

BËHET

Gjobë  nga  njëqind mijë deri në një milion lekë, ose me burgim deri në dy vjet.

DHUNA NË SPORT

Goditja e njerëzve të sportit  Burgim nga një deri në tre vjet

Më shumë se një herë  Burgim nga një deri në pesë vjet.

Hedhja e sendeve të forta në fushën e lojës          Burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet.

Hyrja në fushën e lojës                               Burgim nga një deri në tre vjet

Kur kryhet në aktivitetet ndërkombëtare    Burgim nga një deri në pesë vjet.

ARMËMBAJTJA PA LEJE

ISHTE

Burgim nga tre deri në shtatë vjet.

BËHET

Burgim nga pesë deri në shtatë vjet

Kur kryhet më shumë se një herë burgim nga shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet

SIGURIA USHQIMORE

ISHTE

Gjobë ose me burgim gjer në dhjetë vjet.

BËHET

Burgim nga tre deri në dhjetë vjet.

Kur preken fëmijët ose gratë shtatzëna Burgim deri në pesëmbëdhjetë vjet

BLLOKIMI I RRUGËVE

Nga gjobë, deri në 3 vjet burg.

NEGLIZHENCA NË TRAJTIMIN MJEKËSOR

ISHTE

Gjobë ose me burgim deri në 5 vjet.

BËHET

Burgim deri në katër vjet

 

(Kliko KETU) Projekt-ligji i plotë për ndryshimet në Kodin Penal

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bruno: 03/05/2019 19:47

    Ligje pa kuptim "te gjithe te barabarte para ligjit" a e keni degjuar ndonjehere.

    Përgjigju
  • Drejtesi: 03/05/2019 16:23

    Po shume mir te denohen ata qe bllokojne rugen po te denohen edhe qeveritaret deputet qe nuk mbajne premtimet o funderina deputet

    Përgjigju
  • eli: 03/05/2019 16:16

    Sa me pelqekan keto!Por vetem te zbatohen.

    Përgjigju
  • Coli debatik: 03/05/2019 15:37

    Po per djegje gomash ne ambjent publik a ska ligj??? Po kur ky tym vjen e me futet ne shpi e me ben fmijen me qa a skam te drej me i gjujt me llastik??? Me siguri mu me fusin brenda e kta kopila shkojn per qejf te kodra e diellit. Llastikun e kam ba gati e per femijen tim godas kush te me dali par. Le t mfusin brenda, se kur te dal koken kam me ju a thy

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK