Persona të paidentifikuar kanë vjedhur dhe vandalizuar shkollën 9-vjeçare "Gjin Pjetri" në qytetin e Laçit.

Ngjarja është regjistruar dy ditë më parë, por policia nuk e ka konfirmuar zyrtarisht.
 
Xhamat e dritareve janë thyer, ndërsa dyert dhe bankat e klasave janë dëmtuar.
 
Ngjarja bëhet e ditur nga drejtues të shkollës dhe nxënës. Ata thonë se të hënën nuk u zhvillua mësim për shkak se klasat ishin dëmtuar.

‘’Kur kemi ardhur në mëngjes në shkollë, roja e konstatuar i pari që shkolla është thyer pasdite’’ është shprehur drejtoresha e kësaj shkolle.
 
‘’Janë thyer xhamat e dritareve dhe dyert e shkollës’’ është shprehur një nxënës. 
 
Menjëherë punonjësit e shërbimëve publike në bashkinë e Kurbinit kanë ndërhyrë për të zëvendësuar xhamat dhe bankat e dëmtuara.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com